E premte, 29.03.2024, 07:03 AM (GMT)

Faleminderit

Bajram Canameti: Për mjeshtrin e fjalës Riza Ruko

E shtune, 31.12.2016, 10:40 AM


RIZA RUKO
RIZA RUKO
PËR MJESHTRIN E FJALËS RIZA RUKO

NGA BAJRAM CANAMETI

Njeriu rron sa rron dhe vjen fundi dhe i dorëzohet përjetësisë.  Kështu, në moshën 94 vjeçare,  ndahet nga kjo jetë,  Riza Ruko, një nga njerëzit që kam njohur nga afër, ish i burgosur politik për shkak të thumbimit të pareshtur që i bëri diktaturës. Ai ishte i njohur në Mat dhe më gjërë për befasinë e fjalës së mençur dhe me nënkuptime, për magjinë e saj, saktësinë dhe origjinalitetin që e përcillte , për gjetjet interesante në situata të caktuara, për rezonancën që merrte fjala e tij duke tronditur mendjet e të tjerëve.

Ai kishte mbaruar më 1923 shkollën fillore në Derjan dhe,  më pas,  internatin në Burrel.

Vinte nga një familje patriotike dhe atdhetare që kishte përkrahur luftën çlirimtare. Ishte nipi i Osman Çuranës nga Derjani, një burrë i zgjuar me kontribute të çmuara. Babai i tij ishte  nip i Lufajve dhe stërnip i Brahilikajve të Laçit, familje të vjetra që kishin kulmuar në rrjedhat historike të kombit.

Pas çirimit kishte mbaruar një kurs për officer reservist, por kjo ishte shkolla atëhere dhe mundësitë aq ishin. Veçse ai me intelegjencien e vet i kishe mahnitur mësuesit e tij të cilët e kishin përshëndetur dhe inkurajuar gjithmonë. Vetë jeta e tij do të bëhet një arkiv i gjallë pikëpyetjesh dhe pikëpjekjesh me raste të ndryshme të mençurisë , po edhe të rreziqeve që vinin nga kjo. Rizai u rrit dhe u motivua gjithnjë nga mençuria e fjalës së mirë dhe inkurajuese. Ai kishte shumë miq dhe nuk përtonte t`i vizitonte ata  duke ecur dhe shtegtuar nga krahina në krahinë. Po kështu,  dinte t`i përcillte gjithnjë miqtë dhe të mbante lidhje të gjatë me ta. Nuk mungonte kurrë në sa raste dhe sebepe, gëzimesh fatkeqëssih dhe çfarë sillte gjithmonë tradita e mirë e asaj kohe. Ishte njeri i gjendshëm dhe i sakrificës duke respektuar dhe mbajtur miqtë. A i ishte njeri i fjalës dhe i përcjelljes së saj, sa edhe kur e takoje në rrugë gjithnjë do ta jepte me vete fjalën e mirë si mesazh përcjellje,  sepse gjithmonë fjala mbartej atëhere dhe shënonte traditë e vlerë që përcilljej gojë pas goje dhe krijonte mitin e qëndresës dhe të burrnisë.

Kohrat vijnë dhe formojnë gjithmonë rrjedhat e tyre. Rizai i priti këto kohëra me ironinë e fjalës së vet që ndërtonte nënkuptime dhe kontekste që godisnin jo drejtpërdrejt. Të folurit metaforik ishte tipar kryesor i fjalës së tij dhe krijonte gjithmonë dyshime. Ardhja e komunizmit në një krahinë antikomuniste të Matit,  pati gjithmonë veçoritë e veta. Rizai nuk mund të fliste drejtpërdrejt po gjithmonë me nënkuptime , veçse këto nënkuptime kapeshin  dhe sillninpasoja. Në një mbledhje fshati ai i drejtohet të deleguartit të partisë së asaj kohe:

-Të falenderojmë shumë që na keni sjellë mësuesin nga Tirana ,  se me kostumin e tij janë martuar djemtë e fsjhatit…

Ndërsa në zbor ushtarak i drejtohet komandantit:

-Për ideal të partisë , na trego diversantin se ne budallenjtë s`po e gjejmë..

Ndërsa kur u hoqën gradat ai u shpreh:

-Jemi ba si ushtria e Haxhi Qamilit e s`pyesim për kapitalistët e revizionistët…

Në një debat për rritjen e vlerës së ditës së punës, ai shprehet:

-Pasuri të madhe ka ky popull,  vetëm me arnat e pantallonave po t`i qepnim i kishim ba një çadër Shqipnisë. .

Kështu,  fjalë pas fjale e thumb pas thumbi…, po fjala mbahet shënin m dh even dita dhe ajo mblidhet e krijhon lakun e saj. Dhe përgatitet arrestimi për këtë burrë që thumbonte regjimin dhe kërkonte të bënte lojë me rrezikun. Kryetari i trupit gjykues kur citonte sloganin e njohur:”Në emër të popullit…” merr përgigjen e Rizait:”Je burrë shteti e mos rrej,  se popullin se pyet kush…”

Dhe kur i bënë presion,  ai përgjigjet:”Do fjalë ajo kohë e çmendur…”

Gjatë vuajtjeve të dënimit ky burrë i mençur,  kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk e hoqi shpotinë nga cepi i buzës. Ai diti ta përballonte këtë vuajtje tetëvjeçare në burgjet e ferrit komunist me ironinë dhe shpotinë e tij . Kur e pyetën për Enver qoftëlargun ai tha:-Burrë më të fortë për nga e prapa nuk ban ma nana…

Iu përgjigjën se do ta çonin prapë në burg e ai u kthehet:

-Atje jam më mirë se rri me burra të qanë, …

Kështu kaloi me kalvarin e vuajtjeve të tij ky burrë, ish i burgosur politik, i cili e priti dikttaturën me ironi sarkazëm dhe shpoti. Si një Ezop ai diti ta rrotullonte fjalën dhe ta vërtiste duke i hedhur shigjetat e saj drejt së keqes. Fjala e tij me nënkuptime dhe nëntekste të qëlluara mbahet mend nga njerëzit që e kanë njohur,  po edhe nga ata që nuk e kanë njohur,  sepse fjala e mençur qarkullon dhe krijon gjithnjë miq. Po ajo bëhet më e bukur  më e bindshme,  kur rrethanat sociale dhe politike vërtetojnë drejtësinë e thënies së saj në kohë. Kështu jetoi dhe e shkoi jetën ky burrë i mençur i Matit  që fjalën kurrë nuk e shpërdoroi,  por diti të zgjonte me të sa e sa ide dhe shpresë për të ardhmen…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora