E premte, 26.04.2024, 10:47 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Një ditë historike

E hene, 28.11.2016, 09:00 PM


Një ditë historike

  kuadrin e 25 vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar pa yllin komunist

Nga Reshat Kripa

28 nëntor 2016. - Vegime të ndryshme shfaqen para syve të mi. 28 nëntor 1443, kthimi i Gjergj Kastriotit në Krujë. 28 nëntor 1912, Shpallja e Pavarësisë Kombëtare nga Ismail Qemali.  Para syve më  shfaqet gjithashtu edhe 28 nëntori 1991, dita kur në Vlorën e flamurit u ngrit për herë të parë,  pas dyzeteshtatë vitesh, flamuri i kuq me zhgabën e zezë dykrenore në mes pa yllin e kuq të komunizmit.

Për 28 nëntorin, në periudhën e sundimit komunist  flitej fare pak, sa për të mos harruar se ekzistonte një datë e tillë. Madje, një datë tjetër, 29 nëntori, dita e vendosjes së diktaturës komuniste, i bënte hije kësaj date historike.

28 nëntor 1991. - Po afronte dita e shenjtë  e  flamurit. Por ajo  nuk ishte si ditët e  tjera.  Ishte festa e parë e flamurit në liri. Në ato ditë në zemrat e qytetarëve sundonte një shqetësim i madh,  cili flamur do të ngrihej, do të vazhdonte ai me yllin e komunizmit që sundoi vendin për gjysmë shekulli, apo flamuri pa yll i Ismail Qemalit? Kuvendi i Shqipërisë  ende nuk e kishte vendosur heqjen e yllit nga flamuri.

Diskutime te mëdha zhvilloheshin nëpër tryezat e bisedimeve. Mendimet përplaseshin  njëri me tjetrin.  Një pjesë fanatikësh, që u kishte mbetur ora në vitin 1945,  mbronin tezën se duhej ngritur flamuri me yll, ndërsa pjesa tjetër, më e madhja, të kundërtën. Miti i komunizmit kishte filluar të shembej, por komunistët ishin ende në fuqi. Ata ishin të gatshëm të përdornin çdo lloj forme për të ruajtur pushtetin e tyre. Këtë e kishin treguar   disa   muaj      parë    qytetin  demokrat  të Shkodrës, ku kishin vrarë katër martirë. A do të pranonte qyteti turpin që në shtizë të ngrihej flamuri i urryer i tradhëtisë së madhe? Këtë shqetësim e ndjente pothuajse i gjithë populli, por më tepër  e ndienin ata që  i  provuan  mbi  shpatullat  e  tyre gjëmbat vdekjeprurës të atij ylli, të përndjekurit politikë.

20 nëntor 1991. - Zhvillohej mbledhja e Kryesisë së Degës së Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Rrethit. Merrnin pjesë të gjithë anëtarët e kryesisë, kryetari Hysni Alimerko, nënkryetari Burim Kokoshi, anëtarët Alajdin Alemi, Klito Lamaj, Fahri Shaska, Sefer Dauti, Neshet Merkaj, Bashkim Ndreu. Merrnin pjesë edhe disa të përndjekur politikë të tjerë, personalitete të kësaj shtrese, Vendigjar Hamzaraj, Shaban Xhyheri, Neço Çapaj, Maliq Agaj, Shpëtim Sharra, Bardhosh Gjonzenelaj, Cane Agaj, vëllezërit Teki dhe Memisha Gjonzenelaj, Astrit Agaj, Xhemal Mustafaraj, Fadil Ndreu dhe të tjerë. Nga Tirana kishte ardhur, si i dërguar nga Shoqata Kombëtare,  Viktor Dosti. Protokollin e mbledhjes e mbaja unë si sekretar i degës së shoqatës.

Viktori hodhi i pari mendimin se ditën e flamurit duhej të ngrihej me çdo kusht ai pa yll. Një gjë të tillë duhej ta realizonin të përndjekurit politikë, ata që ishin  sakrifikuar    shumë  se kushdo për atë flamur. Të gjithë e miratuan. Por, një gjë e tillë, ishte e pamundur pa pjesëmarrjen e forcave të tjera  të djathta. Shoqata iu drejtua partive politike dhe shoqatave opozitare për veprim të përbashkët, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Shoqatës “Çamëria“. Ato e përshëndetën një vendim të tillë.

Më 22 nëntor u bë takimi i përbashkët i  tyre.  Të gjithë ranë dakord që t’i drejtonin një  peticion Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Rrethit, ku partitë opozitare ishin në pakicë. Në atë peticion me një ton ultimativ, kërkohej ngritja e flamurit pa yll. Duke pasur shumicën në   këtë    komitet,  socialistët  refuzuan. Të   njëjtin   qendrim   mbajti   edhe Byroja  e  Rrethit  e   Partisë.

Por të  përndjekurit  politikë  nuk  u  tërhoqën  nga  kjo  pengesë. Më  24  Nëntor  me  një

mesazh drejtuar radiotelevizionit  “Zëri i Amerikës“, të cilin ai e transmetoi një ditë më vonë, ata deklaronin se nuk do të lejonin ngritjen e flamurit me yll dhe i bënin thirrje gjithë qytetarëve të merrnin pjesë në manifestimin e madh të festës së pavarësisë. Midis të tjerave në mesazhin theksohej:

 

Dita e 28 nëntorit, dita e shenjtë e flamurit,  festa jonë kombëtare arriti. Këtë vit kjo festë ka diçka të veçantë. Për herë të parë pas dyzeteshtatë vitesh robërie komuniste, në qytetin tonë do të valëvitet krenar flamuri kombëtar, pa yllin e urryer të sistemit totalitar komunist.

Duçja i vuri flamurit tonë spatën e fashizmit, Enver Hoxha yllin sllav të komunizmit. Por këtë radhë do të valojë flamuri i Ismail Qemalit, ai flamur që u bë simbol i nderit dhe trimërisë, i qëndresës dhe vetëmohimit. Do valvitet flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrenore në mes dhe jo flamuri i komunizmit me yllin e urryer.

Ka kohë    nga  vatrat  tona  ka  ikur  gazi  dhe hareja. Vendin e tyre e kanë zënë brengat dhe lotët. Regjimi e katandisi vendin në një gjendje të tillë që asnjë   mendje   e  shëndoshë  nuk  mund  ta  përfytyrojë. Njerëzit janë pa punë, pa bukë, pa strehë, pa mbrojtje.

Kasta e përmbysur përpiqet me të gjitha mjetet, që ende janë në dorën e saj, të fusë vendin në një rrugë pa krye. Në krye të kësaj kaste qëndron Presidenti i vendit, hija e diktatorit të përmbysur. Dora e tij është ndjerë kudo. Është ndjerë gjatë viteve të sundimit komunist.   Është   ndjerë      dhjetorin   e   kaluar,   kur  urdhëronte goditjen e studentëve. Është ndjerë    shkurt  kur rrëzohej shtatorja e  diktatorit.

Qindra flamuj kuq e zi pa yllin e kuq të komunizmit  do të valëviten në këtë ditë të shënuar  përmbi të gjitha do të ushtojnë vargjet e himnit tonë kombëtar,  të harruara qëllimisht nga regjimi i kaluar:

 

Se Zoti vetë e tha me gojë,

Që kombet shuhen përmbi dhe,

Por Shqipëria do të rrojë,

Për të, për të jetojmë ne!

 

27 Nëntor 1991. –  Prologu   i   ndeshjes      madhe.    shtizën  e  flamurit,  me  urdhër  të kryetarit socialist të Komitetit Ekzekutiv Pluralist, për të provuar vendosmërinë e të përndjekurve  politikë, u  vendos flamuri me yll. Por llogaritë ishin bërë gabim. Qyteti kishte djem të gjallë që nuk mund të pajtoheshin me një veprim të tillë. Xhemal Mustafaraj, një ish i burgosur politik, së bashku me të lindurin në internim, Fadil Ndreu, duke hipur mbi shpinat e shokëve të tyre,  u ngjitën në shtizën e flamurit, grisën yllin, e dogjën  dhe ngritën lart flamurin pa njollën e turpit  Një turmë e madhe i shoqëronte me brohoritje. Në mbrëmje vonë, Komiteti   Ekzekutiv Pluralist  u  detyrua  të pranojë ngritjen e flamurit pa yll

Po atë mbrëmje, në mbledhjen e grupit të shoqatave  dhe partive politike opozitare, diskutohej se kush duhej ta ngrinte flamurin. Mendimet ishin të ndryshme. Një i burgosur politik tha se atë duhej ta ngrinte njëri prej të rinjve që grisën yllin. Një tjetër propozoi që të ngrihej nga një prej përfaqësuesve të vjetër nacionalistë të shoqatës. Së fundi  u ngrit dentisti Avdulla Iljazi, një demokrat i orëve të para, dhe propozoi:

- Unë mendoj se duhet të ngrihet prej një djaloshi të ri, një trashëgimtari të një prej familjeve më të njohura me traditat kombëtare, një pasardhësi të familjeve që e ngritën   Vlorë

më 1912.

Dikush propozoi që ky të ishte  Altini, 17 vjeçar, biri  i  Burim  Kokoshit,  ish  i  burgosur

politikë dhe nipi i  njërit  nga  nënshkruesit  e Aktit   Pavarësise,  Qazim  Kokoshit,  vdekur  

burgun komunist.

Atëherë   u   ngrit më i vjetri i grupit, Hysni Alimerkua  dhe  shprehu  mendimin  e rrezikut që paraqiste një vendim  i tillë. Sigurimi i Shtetit ishte ende në veprim. Ngjarjet e 2 prillit 1991 në Shkodër e kishin treguar këtë. Nuk mund të rrezikohej jeta e një djali, aq më tepër që ai ishte i vetmi i familjes së tij.

Heshtja   mbuloi  fjalët  e  Hysniut.    gjithë  prisnin vendimin e Burimit. Vetëm ai e kishte këtë të drejtë. Burimi u ngrit  dhe me një zë të vendosur tha:

- Në rast se për djalin tim është vendosur të  shkojë te Zoti,  kjo  është dita më e bukur!

Askush nuk pati kurajo ta kundërshtojë. Gjithë pjesëmarrësit u shpërndanë për     kryer  detyrat  e caktuara.

28 Nëntor 1991 -  Në të gjitha fasadat e godinave binin në sy flamurë pa yll që ishin ngritur në  të gjitha pikat dominuese të qytetit. Në sheshin historik filluan të grumbullohen njerëzit. Në duart e tyre shumica mbanin flamurë të vegjël, gjithashtu pa yll.

Ora 10.00.  Kryetari socialist  i  Komitetit  Ekzekutiv Pluralist, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të atij komiteti u drejtua për të kryer ceremoninë e ngritjes së flamurit. Pompoziteti i tij ishte i jashtëzakonshëm. Para portës së lulishtes qendrore, një grup i madh njerëzizh u preu rrugën. Shumica ishin  ish të dënuar politikë. Një pjese prej tyre diktatura u kishte rrëmbyer njerëzit më të dashur. Të tjerët i kishte syrgjynosur në burgjet dhe kampet e tmerrshme. Midis pjesëmarrësve edhe një dërgatë e të përndjekurve të Beratit me në krye kryetarin e tyre, Fatos Zdrava. Bashkë me ta edhe demokratë të tjerë që ishin ngritur kundër kësaj  diktature.  Në krye kryesia e degës së shoqatës.  Aty,      këmbët   e obeliskut mbi të cilin ngrihej shtiza e  flamurit, u zhvillua dialogu i mëposhtëm:

- Zoti Kryetar! Në emër të të përndjekurve politikë dhe popullit të këtij  qyteti,  ju  nuk  do ta  ngrini flamurin.

- Kush do ta ngrejë atëherë?

- Atë do ta ngrenë duart e atyre që nuk janë njollosur me gjakun e këtij populli.

Kryetari shtriu përpara duart dhe foli:

Duart e mia  nuk janë të  përgjakura. Unë nuk kam vrarë njeri.

Kjo përgjigje u ngjalli shumë kujtime të paharruara të pranishmëve. Para syve u dolën ngjarjet e viteve të gjata të diktaturës. U dolën fytyrat e mijëra të rënëve për liri dhe demokraci.

- Edhe në qoftë se nuk keni vrarë, i keni shërbyer asaj partie që vrau një komb të tërë.  Ndaj duart e atyre që kanë ngritur flamurin e komunizmit, nuk do të ngrenë flamurin e Ismail Qemalit! Ky flamur është i yni.

Kryetari u detyrua të tërhiqej.

Ndërkaq,   ndërsa   qëndra   e   zërit   transmetonte Himnin   e  Flamurit   duart  e  njoma   dhe    pastra  të Altinit ngrinin lart flamurin kombëtar.

Sheshi filloi të buçiste nga duartrokitjet dhe brohoritjet. Kudo ndiheshin përqafime, urime. Këngët patriotike pushtuan sheshin. Një vizitë në varrin e Plakut të Pavarësisë dhe një mori kurorash dhe lulesh zbukuruan atë varr historik. Pastaj jashtë çdo zyrtarizmi, në podiumin para përmendores së  Pavarësisë hipën ata që për pesëdhjetë vjet e kishin të ndaluar të flisnin dhe të mendonin ndryshe. Ata nuk i caktoi njeri për të dalë aty. Dolën   me   dëshirën   e   tyre   për     shprehur  atë  që mendonin prej vitesh. Në Sheshin Historik të Flamurit gjëmuan zërat e tyre. Së fundi një vizitë e përbashkët në Muzeun e Pavarësisë, pranë bregut   detit. Kështu  u  mbyll kjo ditë e shkëlqyer historike që për  pjesëmarrësit e saj do të  mbetet  një nga ditët më të paharruara të jetës së tyre.

E tillë do të mbetet kjo ditë edhe për mua, një ditë historike si një kujtim i paharruar i jetës time. Më dukej vetja sikur isha në Vlorën e 28 nëntorit 1912, në krah të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, në krah të Luigj Gurakuqit dhe Mithat Frashërit. Por, çuditërisht,  për fatin e keq të këtij vendi, kjo ditë historike nga media  e shkruar dhe ajo vizive si dhe nga politika shqiptare është lënë në harresë dhe nuk përmendet në asnjë rast.  Përse???

Botuar në gazetën “55” Nr. 6604 datë 28 nëntor 2016



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora