E marte, 23.04.2024, 10:44 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Klithmat e hienave bolshevike

E premte, 28.10.2016, 06:02 PM


Klithmat e hienave bolshevike

Nga Reshat Kripa*

Ditët e fundit, si në një kor te dirixhuar nga hienat e zeza te sistemit të përmbysur, kanë mbushur faqet e mediave të shkruara dhe atyre vizive klithma ogurzeza te leshuara nga pinjollet bastarde të tyre., ca te ashtuquajtur historianë fatkeq që nuk e dinë as ku e kanë kokën e tyre, ca pseudo veteranë që në kohën e luftës së dytë botërore nuk kishin mbushur as 10 vjeç,  madje edhe disa të ashtuquajtur të përndjekur politikë që ndodhen në poste drejtuese të disa partive dhe që kanë qenë dënuar për motive të ulta ordinere, siç janë përdhunimi i familjarëve të tyre apo vjedhja dhe që regjimi për t’i dënuar më tepër u shtoi edhe nga një akuzë politike si “tentativë arratisje ‘ apo “agjitacion dhe propagansë” dhe sot, në këtë mish-mash që ekziston në vendin tonë dalin si përfaqësues të të përndjekurve të vërtetë politikë.

Kjo është, për fat të keq, Shqipëria jonë e soitme. Shqipëria që nuk e dënoi si duhet kolerën komuniste, nuk dënoi kjriminelët që e mbajtën gjallë atë sistem. Ja si është shprehur Zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës:

Nuk   ka   asnjë vend ku   komunizmi ka ardhur  në pushtet dhe të ketë qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njëjta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dihej saktë kush ishte fitimtari dhe kush i munduri. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë.

Ndaj kot lehin zagarët e rrugëve pasi dhëmbët e tyre nuk mund të  kafshojnë  më. Koha  e tyre perëndoi qysh në dhjetorin e 90-s dhe bashkë me të edhe ideologjia e tyre totalitare. Sot është koha e së vërtetës dhe këtë nuk mund ta mbulojnë klithmat e tyre ogurzeza.

Lidhur me sa më sipër ditët e fundit kambana e dështakëve  filloi të çirret dhe këlthasë duke “protestuar‘ për një dekret të Presidentit të Republikës, të nderuarit Bujar Nishani, me anën e të cilit dekoronte me urdhërin “Martir i Demokracicë“ 82 viktima të nderuara të rrethit të Lushnjes, të masakruara më 21 tetor 1943 nga krimineli komunist Mehmet Shehu dhe bandat e tija terroriste. Atë dekorim Presidenti e bëri në bazë të një kërkese të bërë nga Shoqata Antikomunste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë dhe jo me urdhër të Partisë Demokratike siç shkruajnë “shakaxhinjtë e përparimit“ siç i quante Noli pjellat e këtij lloji. Madje do të thoja që Partia Demokratike u tregua e pakujdesëshme që nuk dërgoi një përfaqësues nga qendra për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Ajo nuk u zhvillua në heshtje dhe fshehurazi se këto nuk janë metodat tona por tuajat dhe sistemit tuaj. Ceremonia u zhvillua ditën me diell, ne lapidarin madheshtor ngritur ne qender të Divjakës ku ndodhi ky krim dhe kumtesat u mbajtën në sallën e Shtëpisë së Kulturës të mbushur plot e përplot.

Ndaj heshtni! Martirët tanë janë gjallë pasi gjallë janë edhe parimet për të cilat ata ranë. Sepse sikurse shkruan poeti:

Kush ban dekën për atdhe,

Ai s’ka dekun, por ka le!

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora