E shtune, 27.04.2024, 12:29 PM (GMT+1)

Mendime

Gjergj Kabashi: Hulumtimet e Leonard Kerqukit

E enjte, 03.11.2016, 09:30 PM


«Hulumtimet» e Leonard Kerqukit dhe rasti tragjik i vrasjes së Xhemajl Mustafës

Nga Gjergj Kabashi

«Zona express»,- «Shënjestra LDK», është e pritur që ndjell reagime në opinionin pubik të Kosovës dhe atë shqiptar në përgjithësi. Bëhet fjalë për vrasjet ende «enigmatike»  të para e pas luftës në Kosovë, të organizuara kryesisht nga një shërbim sekret partiak ndaj veprimtarëve e aktivistëve politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës , të cilët , sipas të gjitha gjasëve ,dëshmive a gjysmëdëshmive , si dhe të dhënave dhe deklaratave të personave të ndryshëm , që tashmë pothuaj 19 vite flasin për to ,  tregon qartë e mirë se janë vrarë nga kundërshtarët e tyre politik brenda spektrit të «pluralizmit politik» në vend, pasi që ka ekzistuar një polarizim dhe kundërshti e madhe e ndërsjellë në mes tyre që , qysh moti , pra të atyre që në periudhën e paraluftës njiheshin si , «faktori i luftës» ,dhe tjetri, ai i «realizimit të qëllimit me mjete e metoda paqësore»!

Pra , vrasjet e aktivistëve të ndryshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës kan ndodhur dhe ato nuk i ka ekzekutuar asnjë lloj UDB-e drejtpërdrejtë , sic dëshirojnë sot ta mjegullojnë cështjen «qerthujt» të ndryshëm analistësh, pseudointelektualësh dhe policësh të rrejshëm. Ata , është e qartë se i ka vrarë «UDB»-a , por ajo është «UDB» e «kokës sonë», që përbëhej nga njerëz-hijena e patriotësh të shpifur , që mund ti kenë shërbyar UDB-ës së vërtetë me decenie , duke qenë «hafij» shpirtshitur të UDB-ashëve të Kosovës. Rivaliteti që ka shpënë në të gjitha këto vrasje , burimin e ka në grindjen e mocme të shqipfolësve të ndryshëm , që i kan shërbyar UDB-ës , rivalitet dhe mospajtim që e kan zbrazur ndaj njëri tjetrit , duke krijuar situata provokative , që kan sjellë deri tek këto vrasje.

Duke e përcjellë me vëmendje «hulumtimin» e «Zona-Express»-«Shënjestra LDK» , e them me keqardhje se une nuk arrita të mësoj a kuptoj asgjë tjetër , asnjë risi të vetme, për të cilën nuk kisha dëgjuar gjat gjithë kësaj kohe. Kjo është për keqardhje , për shkak të jehonës së madhe dhe pritjeve të kuptueshme nga opinioni publik shqiptar për emisione të këtilla. Kjo që e bënë gazetari i mirë , por hulumtuesi i cekët Leonard Kerquki , është tepër zhgënjyese , pasi një «camcakiz» i këtillë fjalësh , pohimesh , të vërtetash a të pavërtetash , e dëgjojmë për pothuaj qe njëzet vite. Opinioni publik shqiptar , duhet të jetë i informuar dhe jo i dezinformuar me «ushqime bajate» lajmesh të këtilla që nuk sjellin asgjë të re , të cilat ,tashmë , janë të thata dhe nuk kan as “erë” kohe dhe fuqi bindjesh logjike për opinionin publik të Kosovës dhe opinionin publik shqiptar në përgjithësi .

Duke i përjashtuar rrëfimet tejet bindëse e ilustruese , për të cilat pak a shumë kishim dëgjuar edhe më herët , sidomos nga ana e Imer Imerit për vrasjen mizore të vëllait të tij, rrëfimin prekës e bindshëm shënjestrues të djalit të Smajl Hajdarit , pastaj rrëfimin e Fetah Rudit ; është për keqardhje se sa pak të dhëna kishin arritur të mblidhnin vajzat e Enver Malokut, Doruntina, dhe vajza e kolegut tim nga Gazeta «Rilindja», Besiana. Une që i kam njohur të dytë, Enverin dhe Xhemajlin, sidomos këtë të fundit , pasi punonim në të njejtën gazetë , nuk arrij të kuptoj se si nuk kan arritur të vijnë deri tek të dhënat tjera , në mënyrë tjetër , pasi mënyra se si flasin e argumentojnë ato tash , i shfaqë tepër periferike dhe “gjakftohta”. Fatkeqësisht! Doruntina Maloku , thoshte: «Ishte kohë luftë» dhe «Babai im më së shumëti i ka penguar Serbisë» , që janë fraza të cilat problemin e vrasjes së babait të saj , deshti a nuk deshti ajo , e hedhin në një kënd tjetër , e skajojnë dhe mjegullojnë , mu ashtu sic dëshirojnë ata që e planifikuan vrasjen e tij , si dhe personat që i kan parë tek iknin , sic i përshkruan ajo , sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes! Besiana tregohej edhe më e tërhequr në deklaratat e saj , madje ajo dukej të thuash e «ftohtë» në rrëfimin e saj , duke mos dashur , apo duke mos ditur për ndonjë emër të implikuar në vrasjen e babait të saj. Nëse për gjithë këtë tragjedi që i ka ndodhur Kosovës së para e pas luftës , ku nga «etërit» e  një partie që e «fitoi luftën» , u vranë kuadro të zgjedhura e të shënjestruara të partisë që «e humbi luftën», të cilat në të vërtetë as nuk humben e as nuk fituan asgjë  , pasi ishte NATO-ja që e solli lirine në Kosovë  , pas dëbimit të thuash «biblik» të popullsisë shqiptare të Kosovës nga ana e Slobodan Milosevic.  Dhe , që nga ajo kohe , "udhëheqësit" e sjellë nga NATO në vend, vazhduan të mirreshin «me politikë» dhe ti vazhdonin vrasjet e nisura përpara luftës , të «rrumbullaksuara» pas clirimit të vendit nga UCK-ë e vërtetë, ajo masa e madhe e atdhetarëve , që s’kan bërë asnjë krim ndaj të vetit .

Në të vërtetë , dëshiroj ta ritheksoj , që vrasjet dhe poshtërimet ndërshqiptare në Kosovë , janë rrjedhim i konfliktit ndërudbash të pranishëm në Kosovë që nga koha e Kushtetutës së Kosovës së vitit 1974 , e deri në ditën e sotshme, pra nuk është konflikt shqiptar por konflikt i mbjellë nga urrejtja dhe mosdurimi ndërudbash dhe të atyre që e kërkuan ndihmën e kuadrove të UDB-ës edhe para e pas kësaj lufte. Ata kan ditur shumë gjëra për njëri-tjetrin , pra të gjithë ata që ende janë gjallë e dijnë se kush kë e burgosi gjat pushtimit jugosllav-serb dhe në periudhën e Kushtetutës së Kosovës së vitit 1974 , e deri kur plasi lufta në Kosovë. Strehimi i gjarpërinjve helmues nga rradhët e kuadrove udbash në LDK e PDK të pasluftës , e ka sjellë dhe vazhdon ta mbajë atmosferën ndërshqiptare në Kosovë kaq të helmuar e të padurueshme.

Duke qenë kurreshtar të dëgjoja se cka flitej dhe c’të reja sillte «hulumtimi gazetaror» i Leonard Kerqukit , vëmendjen e kisha sidomos të përqëndruar tek rasti tragjik i kolegut tim nga Gazeta «Rilindja» , Xhemajl Mustafa dhe më interesonte se cka thoshte vajza e tij , gazetarja e Radio Kosovës , Besiana Mustafa. Besiana , së paku si gazetare me përvojë që nga paslufta , është dashur të bënte më shumë për prindin e vet të pafajshëm, të bënte hulumtime të vazhdueshme , e jo që të priste se cka i thonë të tjerët . Ajo , me gjasë , nuk e kupton se në vrasjet ku përzihen «kuadrot» halabak të «shërbimeve sekrete» , që natyrisht kan pasur qendër apo qendra «politike» pas, të dhënat nuk dalin lehtë nga «goja» , ashtu sic dalin rrenët e gënjeshtrat e mëdha për dezorientim dhe shpënjen e «hulumtimeve» në rrugë të gabueshme , aty ku nuk del asnjë informatë , por vetëm humbet koha qëllimisht. Humbja e kohës u intereson më së shumëti kriminelëve të shërbimeve sekrete , të cilët do t’ishte dashtë që deri tash të ishiun të deshifruar plotësisht nga masa e madhe e atdhetarëve të këtyre shërbimeve , të cilët nuk do të duhej të lejonin të vetposhtërohen profesionalisht , duke mbetur pa fajin e tyre në «pyjet» e errëta të krimit , së bashku me ata që nuk duhet të rrijnë as kur janë të detyruar.

Sidoqoftë,  zhurma e madhe dhe buja e kotë e Leonard Kërcukit , mi kishte ngritë «veshët lartë» , por jo , ai me hulumtimin e tij pseudogazetaror nuk solli asnjë të re, asgjë qe se dinim ,por vetëm e ka rivënë në vëmendjen e opinionit publik shqiptar tragjendinë a tragjeditë e dikurshme individuale dhe familjare, gjithë atë vuajtje , atë pësim të kot ;pra  atë tragjedi të krijuar si rrjedhim i vrasjeve që nuk do të duhej të ndodhnin.

Pastaj , për vrasjet e këtilla do të ishte dashur të mirrej Policia e Kosovës deri tash , më sakt dikush nga shërbimi sekret i saj , pasi që vrasjet dhe ekzekutimet janë bërë me logjistikën e psudoshërbimeve sekrete dhe pseudoatdhetarëve të asaj kohe. Vrasjet e tilla, sic mund të paramendohet , nuk mund ti hulumtoj e zbuloj kushdo , pasi ato përmbajnë një dozë të theksuar ndërlikushmërie. Vrasësit e tillë , gjithmonë përpiqen ta bëjnë «llugë»  e  «mjegull» sa më të dendur gjithkund ku e bëjnë një krim , në mënyrë që «ti» të ngarendësh nëpër mjegull , duke kërkuar shtigje e gjurmë që nuk i sheh?!

Njejt , si Leonard Kerquki!

Ai tregoj dicka për të cilën kishte dëgjuar këtyre viteve , duke i mbledhur në emisionin e tij   njerëzit e prekur nga tragjeditë e tilla dikur , në mënyrë që ata të kallxonin edhe njëherë , për të gjitha  ato që i dijnë para opinionit publik shqiptar e të huaj , të pranishëm në Kosovë që nga paslufta.

Kriminelët e shërbimeve të këtilla sekrete , të cilëve në demokracitë europiane-perëndimore , nuk u dëgjohet zëri për shkak të zotësisë së gazetarëve të vërtetë hulumtues-zbulues , që i përcjellin hap pas hapi në rastet kur mund të gabojnë, vecanërisht në Kosovë , e ndoshta edhe në gjithë hapësirën shqiptare, janë një «specie e vecantë» dhëmbëpalarësh dhe ata kan sjellje dhe veprime mizore dhe një gojë aq të fëlliqur e mendje shpirtzinjsh , që vetëm kuadrot mercenarë në shërbim të vetëdijshëm a të pavetëdijshën ndaj të tjerëve , mund ti kenë.

Une e kam provuar në «lëkurën time» se si godasin ata , se sa të poshtër e të ulët janë , se si e mashtrojnë njëri-tjetrin , se si i mashtrojnë viktimat e tyre , duke i detyruar ta poshtërojnë tjetrin dhe në fund edhe ta vrasin , për t’ua plasë zemrën bashkëmendimtarëve e «bashkëluftëtarëve» të tij. Kështu më ka  ndodhur kah fundi i qershorit të vitit 1997 në një mbrëmje në Tiranë , kur së bashku me kolegun tim të ri , zëdhënësin e parë publik të UCK-së , Ali Ukaj , isha tek selia e PD të Shqipërisë dhe ku dikush nga gazetarët urdhëroj të më kidnaponin dhe fusnin në «furgonin» e njësive speciale, që e thirrën për mue, prej ku me përpjekje të jashtëzakonshme më nxori i paharrueshmi Ali Ukaj , i cili , aniqë nuk donin ta kishin me mua në «furgon» , nuk pranonte në asnjë mënyrë të më linte të vetëm aty , me kusht që edhe të vritej kot me mua nga «dikush» , që as vet nuk e ka ditur se cka është duke bërë. Ali Ukën , sic e din opinioni publik shqiptar tashmë, e vranë në rrethana «enigmatike» në banesën e tij, kah fundi i korrikut 1997 , pra një muaj më vonë. Poshtërime të tjera , vënje të vazhdueshme në prita nga ana e «gazetarëve shqiptarë» të Kosovës , më kan ndodhur aq shumë , sa nuk kam durim dhe ndjej dhimbje shpirtërore që ti numëroj tashmë !

Të gjitha kurthet , ndërskamca , gjithë kjo zënkë , urrejtje , mosdurim  e poshtërim i gazetarit nga «gazetari» tjetër,  është bërë për faktin që «gazetari» i tillë me a pavetëdije, ka pranuar të bij në kurthën e parapërgatitur që ta urrej e poshtëroj tjetrin me fjalorin e huaj , me fjalorin e helmët e të huazuar! Intelektuali i vërtetë kurrë nuk pranon mendime të «gatshme» për tjetrin, por ai e formon e formulon mendimin vetiu, pa qenë i ndikuar nga përshtypjet a stereotipet gojështhurura të «masës» , por mendimin për këdo e krijon vet e në mënyrën e duhur , duke e respektuar tjetrin, jetën dhe dinjitetin e tij.

Të dalim edhe një herë tek konkludimi i përgjithshëm i atyre që ishin të pranishëm në emisionin profesionalisht diskutabil Leonard Kerqukit. Në bazë të atyre rrëfimeve që i thanë ata , e që ne të tjerët e kishim ndëgjuar edhe herë të tjera në mënyra e variante të ndryshme, del që të gjithë janë vrarë në prita dhe sigurisht shumica e tyre e kan pasur ditët e fundit nga së paku «një shok të ngushtë» që e lë shpirtin “për ty”, afër vetës!

Për mendimin tim vrasjet e tilla , një polici përafërsisht profesionale , është dashur ti kishte zbuluar deri tash. Këto do të duhej të zbuloheshin ma shumë për hirë të Kosovës , se sa për ata që i vranë pafajësisht, e që nuk kthehen kurrë më.  Duhet ripërsëritur që Kosova është viktimë e lojërave mizore të «shërbimeve sekrete» , sidomos e intrigës së tyre ndërpartiake , LDK-PDK, dy partive në pushtet , të cilat e harruan të kaluarën për «hirë të së ardhmës», sherri i të cilëve pësuam të gjithë ne të tjerët që nuk u pajtuam me ta, edhe une si një «ujk i vetmuar» pa përkatësi partiake në profesion. Une , pasi “qysh e kam lypë , edhe e kam gjetë”, nuk ndihem fare i penduar , pasi që konsideroj që do të ishte përulje e padinjitetshme prej meje që ti shërbeja si «qen besnik» secilës prej këtyre partive zhvatëse dhe dëmtuese të imazhit të vendit dhe perspektivës së tij , aq shumë të mbushura me kriminelë të thekur , të cilëve , deri tash nuk po ka kush se cka tu bëjë. Kjo «kapje e shtetit» dhe interesave afatgjate të popullit shqiptar, e dëmton Kosovën në aspektin e sigurisë , sic e ka dëmtuar tepër shumë deri tash. Në këtë mënyrë neve si popull dhe shtet i ri , për të cilin me shekuj e deri sot ,  vuajtën , vdiqën e luftuan të parët tonë, na errësohet perspektiva kombëtare , pasi që vazhdojmë të mos mblidhemi bashkërisht për ta luftuar e mposhtur krimin e kriminelët e bashkuar .

Dëshiroj ta aktualizoj për ata që nuk e dijnë , një ngjarje të hidhur dhe një provokim mizor udbash , që më pati ndodhur dy herë radhazi përderisa para lufte punoja në Gazetën Rilindja, rrëfim që e kam shtruar edhe në librin tim, «Rilindja. Përkushtim e tishtim». Zakonisht kriminelët e shërbimeve sekrete , kur duan ta heqin «qafe» dikë , sic dëshironin të më hiqnin mua në atë kohe , krijojnë e trillojnë ngjarje aq banale , që njeriu normal nuk mundet me i imagjinue. Së pari kah fundi i qershorit të vitit 1997 , pak para se të shkoja në Shqipëri  për të raportuar për ngjarjet e atjeshme , pasi kishe qenë atje kohëpaskohe që nga shtatori i vitit 1996 , isha në  «Marsin e Zi» të vitit 1997 dhe doja të shkoja edhe edhe një here.  Shkurtimisht: Në Pallatin e atëhershëm të Shtypit , erdhi papritur një «burrë» që se njihja , e që pas pak po më drejtohet: «…ti para 15 vitesh ma ke …gruan time»! Kërkoj falje prej opnionit publik shqiptar, sidomos prej opinionit të rrejshëm publik , se ata mund të jenë «namuzli» e preken lehtë… Për mos me e zgjatur rreth kësaj ngjarjeje më shumë , pasi e kam thënë aty ku duhet në libër, e ngreha zhagas dhe e futa në ashensoin e atëhershëm, kur ai mu drejtua: «Të kallxoj une ty , kur të shti në dorën e Draganit të Sigurimit Shtetëror (punëtor i sigurimit shtetëror të Serbisë , vër. ime) , … , në Stacionin Qendra” në Prishtinë?!

Pasi kësaj radhe «shpëtova» , pak ditë më vonë në Tiranë desh më mbytën tuj më la në gjak , pa i ba kurrkujt asgja në jetën time. Dhe keshtu , me radhë … ,  pasi «sëmundja» ime profesionale nuk më linte të qetë , kur e vranë Enver Malokun në fillim të janarit të vitit   1998 , e shkrova në Gazeta «Bujku», që ishte në të vërtetë Gazeta «Rilindja» e kamufluar, shkrimin «Kriminelët partiak në shërbimet sekrete shqiptare» , ku tregoja se pas cdo krimi të mundshëm , qëndron rreshtimi «luftarak» ndërpartiak i vet shqiptarëve, duke pasur gjithmonë pas kriminelë të këtyre shërbimeve. Po atë ditë , kah ora 17:00 , duke dale nga Gazeta Rilindja së bashku me kolegun tim Zeqir Bekolli , përpak më kidnapuan me një “Llada” tip i veturës serbe, që kishte hyrë në trotuarin e Pallatit të Shtypit me katër persona brenda. Mezi arritëm të iknim me Zeqirin , kur e pamë qëllimin e tyre… Dikund larg , si në rastin tim , mund të përgjoj edhe UDB-a , por pas saj qëndron vigjilent urdhërzbatuesi, UDB-ashi shqiptar , që mund tu ketë shërbyer edhe atyre, e edhe «neve»!

Dy palëve «njësoj» , por për të na shkatërruar na shkatërron kryesisht neve!

Tash , krejt në fund , edhe njëhere disa fjalë për gazetarin ende «axhami» , Leonard Kërquki.

Gjërat për të cilat mundohesh të flasësh tash , duke i mbledhur në studion tënde ata njerëz fatkëqinj , që vazhdojnë të vuajnë padrejtësisht në Kosovën e lirë, nuk mund të quhen gazetari profesionale, aq më pak gazetari hulumtuese-zbuluese. Ti nuk ke shkuar tek «të dhënat» , por ato më shumë kan ardhur tek ti , dhe kjo quhet paaftësi apo dembeli profesionale. Këto janë gjëra tepër serioze për një dembel dhe të paaftë për zhanrin e gazetarisë hulumtuese-zbuluese , sic duket sheshit që je ti. Natyrisht që ty dhe tjetrin që merren me gjëra të këtilla tepër serioze , duhet me të mbrojtur të gjithë , edhe une , por nga gazetaria yte ky popull dhe opinioni  publik i tij nuk sheh ndonjë të mirë, ndonjë ndricim të cështjeve që zvarriten pothuaj njëzet vjet , qëkur UCK-ja e vërtetë dhe NATO  , e cliruan vendin.

Gjerat në përgjithësi , në vecanti ato që janë kaq serioze , ose duhet të thuhen ashtu sic janë , ose nuk duhet të thuhen fare. Ti Leonard Kerquki kurrë nuk do të duhej të thirrje njerëz në studio për të mësuar ma shumë prej tyre , sesa prej hulumtimeve eventuale vetanake , që do të duhej ti kishe bërë me kohe. Gjërat kaq serioze nuk mund të bëhen publike vetëm me «c’fështet» tua të mjera profesionale , por me hulumtim serioz, duke qenë e treguar i aftë si gazetar zbulues , e ti nuk tregon që je i tillë. Ti nuk ke faj , se gazetarin hulumtues-zbulues e bënë «natyra», ai nuk bëhet vet , sic do të dëshiroje të bëheshe ti…

Në fund , për ty e kam një detyrë dhe pak këshilla të vogla , që ndërlidhet me rastin e vrasjes së Xhemajl Mustafës :

1.         Hulumtoje dhe bëni publik emrat e të ashtuquajturve gazetarë të ish Gazetës «Rilindja» , emrat e gazetarëve të tjerë të ndonjë gazete a reviste të pas luftës , emrin e ndonjë «intelektuali të madh» lëdëkëist, pastaj emrin e ndonjë «këshilltari të jashtëzakonshëm» , emrin e ndonjë «shokut tim të ngushtë»; emrat e krimineleve të «sherbimeve sekrete» të dy partive politike të pasluftës e para saj, të involvuar në këtë provokimt të kotë , dhe të gjithë atyre që u kan ndejtur pas gjat kësaj kohe , përderisa më provokonin këtu në Norvegji prej ditëve të para të javës së dytë të nëntorit  ,  deri më 23 nëntor 2000 , në ditën kur e vranë Xhemajlin.  Se si ka rrjedhur provokimi e ke rrëfimin tim të gjatë në shumë shkrime të mijat të publikuara që nga fundi i nëntorit 2014.

2.         Kush janë ata dhe pse duhej të provokohesha?

3.         Pse heshtën ata pas vrasjes së Xhemajl Mustafës , që po ashtu ishte i mashtruar?

4.         Leonard Kerquku , nëse cështja e vrasjes së Xhemajl Mustafës nuk hulumtohet e zbulohet nga «koka» , por duke u kapur për «bishtin» e dikujt, qofshin ata edhe vrasësit me plumb , për të cilët rrëfen vajza e tij Beriana, jo që nuk bëhet asgjë , por në këtë mënyrë tentohet të shpëtohet «fytyra» e krimit të vërtetë elitar të dy partive politike të Kosovës , të cilat në atë kohë ishin «në luftë« me njëra-tjetrën , përderisa sot janë në koalicion për zhvatjen e vendit dhe për  fshehjen krimit. Ata nuk kan për të folë edhe më tutje  , deri në kohën kur gazetaria e njëmendt  hulumtuese dhe policia profesionale , nuk i zbulon dhe detyron që të tregojnë të vërtetën , ashtu sic është ajo , dhe jo vetëm atë që i përshtatet dikujt për ta fshehur krimin e vet të madh. Deri atëhere , ata jo që nuk do të flasin , por do të jenë shumë të lumtur sikur cështja të mbetej tek ata që shkrepën plumba në trupin e Xhemajlit dhe viktimave të tjera.

5.         Edhe mua , Leonard Kerquki , UDB-a shqipfolëse deshti të më vriste  për shkak të «një gruaje që e kishte hupë erzin» dhe «burri i saj» ishte detyruar "prej saj" që të hakmerren në mua , natyrisht i shtyrë nga eprori i sigurimit shtetëror të Serbisë me emrin Dragan , i cili i respektonte dëshirat e UDB-ashit shqipfolës , për llogari të një halabakie të  « sherbimit sekret» të ca shqiptarëve kokëshkretë e të marrë për tu marrë me gjëra serioze.

Ai që kapet për «bishtin» e gjërave serioze , të krijuar si lëmsh nga intrigat UDB-ashe , apo të kriminelëve të dofare «shërbimesh sekrete» , atij mund ti mbes vetëm «bishti» në dorë , asgjë tjetër! Në realitet , une flas vetëm për atë që më ka ndodhë mua , duke qenë i provokuar , pa e provokuar askend.  Një shërbim «sekret» pra , e ka mashtruar shërbimin tjetër partiak «sekret» së bashku me gjithë propagandistët e tyre , duke për përdorur mua si "karrem" për mashtrimin e tyre (Shih cfarë imagjinate UDBashe!) dhe , cka është më e keqja , ua kan qitur gjithë helmin dhe sosur «pshtymën» , duke i detyruar që të më pështyjnë mua këtu ku jam në Norvegji , por duke qenë se isha larg tyre , - jo vetëm gjeografikisht , por edhe me formimin intelektual në profesion , dhe po ashtu mjaft i rryer në gazetari zbuluese , «pështyma» dhe helmi i urrejtjes që e drejtuan ndaj meje , iu mbeti atyre , ashtu si dhe vrasja e Xhemajl Mustafës , të cilën natyrisht halabakët dhe kriminelët e mëdhenj nuk e pranojnë ta kenë bërë , pa i detyruar !

Une vetëm po vazhdoj me kallxue me këmbëngulje dhe vendosmëri , pa u ndalur për asnjë cast , i vetëdijshëm se jam duke e kryer një detyrë , ashtu sic më takon për Atdheun dhe profesionin. Betimi im profesional është i shenjtë dhe i shtrenjtë dhe prej tij as nuk jam shmangur dhe as që jam ligshtuar duke e zbatuar ndonjëher , pra për asnjë cast deri në këto momente. Kam qenë pothuaj gjithë kohën  «i vetmuar» në rrugën time profesionale , duke qenë i tradhëtuar madje edhe nga ai që nuk e prisja , ta zëmë , «shoku im më i ngushtë». Natyrisht që ai dhe të tjerët kan qenë të mashtruar nga kriminelët e shërbimeve sekrete… Ua pafshin hajrin , apo sherrin , mashtrimit të tyre ! Pse nuk më mashtruan mua? Dhe pse nuk u shërbeva une krimineleve të shërbimeve “sekrete”?

Leonard Kerqukit dhe të tjerëve si ai , do tu lutesha që po të ken mundësi të bijnë në hullinë dhe gjurmët e vërteta që shpiejnë deri tek një gazetari e vërtetë hulumtuese-zbuluese , e të mos shndërrohen pavetëdijshëm në mercenarë të profesionit të shenjtë të gazetarisë.

Eshtë keq kur gazetari kryen punë dhe jep porosi të huaja , sic më paten kumtue mua në bazë të stereotipeve e “përbetimit UDB-ash” , duke më thënë që mua nuk më takon asgjë nga puna ime si gazetar i dalluar në Gazetën “Rilindja” ?! Këtë kumt UDB-ash , ma dhanë kryesisht gazetarët dhe kriminelët e tjerë të bashkuar. Vetëm ata që janë intelektual të shpifur , të krijuar me “leje” UDB-e , japin kumte të tilla. Po të kishte shtet , e shtet të mirëfilltë Kosova nuk ka ende , une nga secili prej tyre do të kisha kërkuar që të ma sillnin nga një “vërtetim” se “isha i punësuar tek shpija e tij” , në mënyrë që pastaj , nëse “vërtetohet” se une “banoja” tek ta , menjëhere do ta kisha pushuar betejën time për drejtësi dhe për të vërtetën!

Sidoqoftë , jam i lumtur që “popullit shqiptar” ia “mposhta” Drzavna Bezbednostin, pra kriminelët e bashkuar që ju rrinë krah halabakëve e bashibozukëve të “shërbimeve sekrete”.

Une  , pra , e them për të satën herë , që pa dashtë e kam shënuar një betejë të madhe me kriminelët e bashkuar . Une ka kohë që jam duke pritur se krah do të më bëhen edhe gazetarët e vërtetë shqiptarë , që vazhdojnë ti mungojnë Kosovës , si dhe Policia e Kosovës , pjesa profesionale e saj.

Kerqukët e gazetarisë së sotshme , vetëm mund të bëjnë zhurmë , pa e sjellë asnjë fakt e dëshmi tjetër.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora