Udhëpërshkrim
Dibrani: Të bashkuar për shenjtërimin e Nënë Terezës
E enjte, 27.10.2016, 09:41 AM
Shqiptarët e Baden-Württembergut në Gjermani
të bashkuar për shenjtërimin e
Nënë Terezës
Shkruan Asllan Dibrani
Nga Shqipëria, Kosova, e nga mbarë viset shqiptare,si dhe nga diaspora, janë bëre manifestime të ndryshmen kushtuar shenjtërimit të Nëna Terezës qe u bë në Rome. Të kujtojmë se Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel, por edhe e shumë çmimeve tjera për Paqe. Këtë manifestim madhështor kushtuar kësaj figure nuk e lanë anash as shqiptarët e Baden-Wurtembergut me qendër në Shtutgart ,nga e cila javën e kaluar u mblodhën me qindra atdhetar. Për ta nderuar këtë manifestim të pranishëm ishin tre konsuj të Republikës së Kosovës në Shtutgart z.Blerim Cenaj, Besnik Myftaraj dhe Arjan Kashtanjeva . Albert Krista ishte ai qe udhëhoqi meshën kushtuar Nënë Terezës .Ai me një përkushtim, foli rreth historikut të humanistes se madhe të shqiptarëve ,por të botes .Është fat i madh qe një pjesë e popullit shqiptar i mbeti besnik së kaluarës se vet. Bota shqiptare katolike i rezistoj kohës nuk e ndërruan kulturën e vet as në gjuhë, por as në fe. Lutjen e tyre e realizuan në gjuhen shqipe. Ishte një kënaqësi që një klerik katolik aq bukur e elaboron historinë tonë të lavdishme nga koha ilire.Të tillët janë shqiptarët e besimit katolik qe ceremoninë,lutjet dhe zakonet i zhvillojnë vetëm në gjuhën shqipe . I tillë ishte edhe ky tubim kur përfaqësuesi i Misionit Katolik zoti Albert Krista preku vlerat e kombit shqiptar nga e kaluara e deri me tash. Këtij takimi pas meshës të se dielës QKSHSH,LKSHM dhe FKSH “Shën Nëna Terezë” organizuan "Orë Letrare për nder të shenjtërimit të Nënës Terezës" me ç'rast dhe një numër i konsiderueshëm i poetëve, artistëve, veprimtarëve , kryetar shoqatash dhe pjesëtar të misionit katolik i dhanë një kolorit të shkëlqyeshëm këtij takimi të shenjtë dhe kulturor kushtuar shenjtërimit të Nënë Terezës.
-Ajo i bashkoj me qindra njerëz edhe pas 19 vjet të vdekjes së saj të organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgart,Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani, me rastin e këtij takimi letrar. Këtu u bënë edhe promovimet e i 4 librave, njëra nga ato, Antologjia ” Vargje për Nënën” nga z.Hasan Qyqalla dhe z.Fran Tanushi.
Libri tjetër ishte i znj. Elena Përlaska-Kqira “Udhëtimi në Kohë”, pastaj “Çamëria” e bashkautorëve , Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi si dhe libri “Shkarpa’ i poetit Fran Tanushi.
Shenjtërimi i Nënë Terezës, po shënon një epokë të rëndësishme rreth identifikimit të saj nga e cila vlen ta rikujtojmë se Vatikani i veni edhe një guri themeleve te popullit shqiptar përmes Nënë Terezës. Të shtojmë se në rastin e shenjtërimit të Nënë Tereza u bashkuan figurat më të mëdha të artit dhe kulturës nga Shqipëria , Kosova dhe trojet tjera , si Rita Ora, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Inva Mula, Elbenita Kajtazi, Rame Lahaj, Gezim Myshketa. Jusuf Beshiri, Bujar Llapaj, Lorik Cana, etj.