Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Vatikani dhe ''Shqipnia''
E diele, 20.03.2016, 09:20 PM
Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e V.
VATIKANI DHE “SHQIPNIA”
?Gjergj Kastrioti – Skenderbeu – i la Popullit Shqiptar: Shtetin e Lirë Shqiptar, Flamurin, Unitetin e Gjuhës, Trojeve dhe të Fesë, si dhe Identitetin Europjan Perëndimor.
Per këta sot flasin: Flamuri ynë me Shqipen dykrenare, Perkrenaria e Shpata e Tij.
?Mbështetja kryesore e Gjergj Kastriotit në Europë, ishte Shteti i Vatikanit. Kryesisht të gjithë Papët e Romës e mbështetën Prijsin e Shqiptarëve Gjergj Kastrioti, si Mbrojtës i Krishtenimit Europjan, Lirisë së Atdheut të vet dhe Luftar i vendosun per identitetin e Shqiptarëve me frymen kulturës përparimtare të Europës Përendimore.
?Mirënjohja e Vatikanit per Gjergj Kastriotin asht kenë dhe mbetet e përjetshme!
?Në mënyren ma të paligjëshme, kur në Shqipni sllavokomunistët jugosllavë vendosën në qeverisjen provizore sherbëtorët terroristë Enver Hoxha me shokë, veprimi i parë që ata kanë zbatue nga porositë e Titos, ishte “premja e mardhanjeve diplomatike të shtetit Shqiptar me Vatikanin, me 25 Maji 1945, dhe nxjerrja jashtë e Delegatit Apostolik të Vatikanit nga Shqipnia Imzot Leone G.B. Nigris.” Asgja e papritun. Në fillim të Janarit të 1945, kur Kuvendin e Fretenve e vizituen terroristi Sheuqet Peçi dhe Mehmet Shehu, të
dy kerkuen nga Provinçiali At Mati Prennushi shkëputjen e Kishës Katolike nga Vatikani dhe, të dy morën të njajtën pergjegje: “Françeskanët nuk do të perzihen në politikë dhe, se nuk do të pranojnë me disktue premjen e marrdhanjeve me Vatikanin, mbasi nuk e kemi nder mend me u kthye Ortodoks si Kishat Autoçefale të Lindjes...”
Po këte mendim e mbështetën edhe Imz. Vinçenc Prennushi dhe At Pjeter Mëshkalla në Tiranë, si dhe të gjithë Klerikët Katolik që u perfshine në Gjenocidin e njohun komunist.
?Këte mendim e dinin edhe Aleatët që në shtator 1944 nga Don Ndre Zadeja, se kur u takue me kolonelin anglez Neel i pat kerkue: “Theksova nevojën që Populli Shqiptar, i vorfen e me armiq shekullor që janë sllavi, bullgari, greku, Italia, ka nevojë për nji mbrojtje nga Fuqitë e hueja...” Prokurori Sotir Dodona, shenon: “Këtu nuk ka bërë tjeter veç detyrën e kollonës së pestë dhe ka treguar një urrejtje për frontin N.Çl.” (Dosja 677).
?Në Maji 1945 Delegati Apostolik Imz. Leone G.B. Nigris, kur u largue perfundimisht nga Shqipnia me urdhen të Enver Hoxhës, Ai la në vendin e Tij Imz. Frano P. Gjinin, si Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni, i cili deklaroi: “Unë nuk do t’a ndajë kurr grigjen teme nga Selia e Shejtë...” (1945).
?DOSJA 1302/II – A, Imz. Gjini deklaron: “Nji kopje të letres u vendos t’i jepet Misionit Anglez ose Amerikan, per dijeni nga ana e tyne si dhe me vue në dijeni Vatikanin, mbasi perfundimisht ishin nderpre korespondencat nga Shqipnia. Dergimi i kësaj letre në Vatikan kishte për qellim që të vihej në dijeni Selia e Shejtë se Kleri Katolik Shqiptar, nuk i nderpret lidhjet me Te, dhe se kjo çeshtje, asht vetem kërkesë kamngulëse e qeverisë komuniste të Tiranës e kryesueme nga Enver Hoxha.” (1946).
?Mosnjohja e Regjentit Imz. Frano Gjini nga qeveria e Tiranës, lidhja e saj me qeverinë komuniste jugosllave, vrasja e Malësorëve të Veriut dhe të Mirditës, per mospajtim me okupacionin e Shqipnisë nga Jugosllavia e Titos, vazhdimsia antikombtare e politikës së PKSh që në formimin e saj me 8 nandor 1941, e detyrojnë Imz. Gjinin me ba hapin e Tij të randsishem, per me evitue mundsinë e Enver Hoxhës me akuzue Klerin Katolik, prandej, Ai Urdhnoi: “Mos implikimi i çdo Kleriku, kushdo kjoftë, me asnji çeshtje politike, pra ndalimin e plotë të marrjes me politikë. Urdhni asht i padiskutueshëm dhe i pakundershtueshëm.” (Origjinali ruhet në Arkiv.)
?Imzot Frano Gjini, arrestohet me 15 Nandor 1946, torturohet dhe mbasi nuk pranon asnjë akuze dhe shpifje, pushkatohet me 11 Mars 1948 me Prelatët e Klerit Katolik.
?Perpjekjet e Tiranës “kuqe” per shkëputje nga Vatikani vazhdojnë deri në korrik 1951, kur pjesa e mbetun e Klerit Katolik “aprovoi” “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”.
Klerikët që nuk e nenshkruen atë Statut u pushkatuen ose u zhdukën me të tjera mjete nga sigurimi i shtetit, tue u urdhnue direkt nga Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha, që edhe ajo urdhnonte nga karrigat e Kuvendi Popullor...
***
9 NANDOR 1989, Muri i Berlinit ra!
?Në Rumani vritet Çaushesku me të shoqen nga turmat e popullit rumun...
?14 Janar 1990, në Shkoder mendohet me u rrezue busti i Stalinit... Bahen arrestime.
Me 11 Nandor 1990, Don Simon Jubani thotë Meshen e parë në Rrëmaji mbas 1967...
Në Shkurt 1991, formohen në Shqipni Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna...
Shqiptarët mbas Lirisë së Fesë, kerkojnë formimin e partive politike e zgjedhje të Lira.
Mbas heqjes në Shkoder të bustit E. Hoxhës, në 20 Shkurt 1991 hiqet shtatoria në Tiranë.
Rinia Shqiptare brohoritë: “E duam Shqipninë si gjithë Europa!”
***
?16 TETOR 1978, Karol VOJTILA zgjidhet Papa i Kishës Katolike në Vatikan.
Fillon takimet me udhëheqës shpirtnor e politik nga gjithë Bota...fillon lidhjet me shumë shtete të mbetuna pezull si ShBA, BRSS, Hungari, Çekosllovaki, Rumani etj...(1990).
20 Mars 1991, vjen per vizitë private Zv/Ministri Claudio Celi, pergjegjës per mardhanje të Vatikanit në KSBE, dhe me rasen e vizitës së Tij në Shkoder, jemi takue në Turizmin e Shkodres, ku kemi shkembye mendime per lidhjet e ardhëshme me Vatikanin.
?22 Gusht 1992, Papa Gjon Pali II ban Apelin e sigurimit Paqës në Ballkan...
?2 Dhjetor 1992, Shqipnia bahet antare e “Konferencës Islamike”...
?Prill 1993, Paraqet letrat kredenciale pranë Selisë Shenjte Ambasadori Villy Kamsi.
?25 Prill 1993, PAPA GJON PALI II viziton Atdheun e Gjergj Kastriotit...
?21 Shtator 2014, PAPA FRANÇESKU, viziton Tiranën në pragun e “rilindjes”...
Janë ba dy vjetë që “Rilindja” e Tiranës nuk gjenë asnjë “Katolik” të pa bamë synet, me e dergue Ambasador në Vatikan... Mos ndoshta, “ngerrçi” i para 70 vjetëve, që në 1945 na nxori nga Europa per 50 vjetë, na ka marrakotë...e janë ba 25 vjetë që “Shqiptarët” nuk gjejnë ende çelsat e “Dyerve të Europës”...Po, rrijnë tue shikue “hanën”...?!
?Bahet fjalë per “40 Martirë të Kishës Katolike”, kur numuri i vertetë i Atyne Martirëve që u pushkatuen, u mbyten nder balta e kampe pune, Ua nxorën Shpirtin tue i shkye per gjymtyrësh, e sot nuk kanë as Varre, po shka asht ma keq “edhe fshihen si numur nga
Libri Martirizimi i Kishës Katolike në Shqipni 1944 – 1990”, Liber i cili, Ju dhurue edhe Papës Gjon Pali II, kur vizitoi Shqipninë...E numuri nuk asht 40, po asht 131 Klerikë, që ka perfshi Gjenocidi nga të cilët, janë zhdukë nga faqja e dheut 61 Klerikë Katolik.
?Sikur para Kathedrales së Shkodres të digjeshin librat e shkruem nga 1945 e deri 1993, kunder Papëve e Vatikanit, tue perjashtue “Inkuizicionin e Kishës”, jam i sigurt se flaka e atyne librave do të shihej jo vetem në Romë, po edhe në Athinë, Beograd e Stamboll!
Vazhdon Pjesa e VI...