Kulturë
Vladimir Muça: Poemë vllahe
E shtune, 08.08.2015, 04:06 PM
Vladimir Muça
POEME VLLAHE
“
përmbi mushkë e
Popullore
Pela e bardhë printe të pambaruarin karvan.
Kështu niseshin për udhë:
Pelën në ballë
si helika e avionit që ajërin shpërndan.
1
Mbi kalldrëm këmbët e kafshëve binin rëndë;
Patkojt lëshonin shkëndija
tek binin mbi gurin stërrallë.
Guri dhe patkoi
të dy të fortë;
Guri i kuqërremtë
(gur Dropulli i sertë)
Ka ngrënë ky gur shuaj të butë gome, thumba
aq sa ky fshat ka tretur predha,
plumba.
Zemërat tona rendnin rrugës së pyllit
të trembura si nuselalës,
Rendnin mes erërave të botës
me themelet e fshatit
në zemër
mbi ballët.
2
Gurin e sollën baballarët në krah
siç prunë një javë larg bukën;
Por gryka të panumërta armësh
derdhën nër shekuj c’mir e shi metalik
se deshën ty gur të të thërmonin
ty gurin e Dropullit.
Dhe ti mbi kurrizët tanë
varrur talisman pelës në ballë
mbete ashtu siçtë vumë në murë:
Në kujtesën e fisit legjendë.
Veç ngjyra e kuqerremtë
nga shqotat tu bëbë e kuqe,
sikur trtetje predha e flakë
ndër dhëmbë.
3
Endej karvani muhaxhir
si visitor enigmatik.
Uniforma dhe uniforma të zeza,
fytyra të nxira.
Mbrenda syve një mal hallesh;
Kopera bagëtish në qiell,
në qiellin ku shigjetat e mendimeve
si thika presin kulaçin e qetësis.
Çadra mbi samarin e kafshëve ngritur,
djepe mbi samar që tunden duke ikur;
Të qara fëmijësh që s’reshten kur ndjejnë
se tunden,
kur ndjejnë se ikin , ikin.
Fytyra që përmenden kur ndjejnë dhembjen,
ndjejnë guriçkat tek hyjnë në mishërat e fryra,
ndjejnë se jan në rrugë,
se ikin,
ikin duke pirë me etje të pashuar qiellin.
Dhe shkojm shpateve hanxhar e thikë
kullotë të kërkojmë ne,
me jetën varur në belxhik,
qefinët sa një re.
Lodhur nga rruga,
rrugëve ndalim:
Dhe ngjyejmë kafshoren e bukës
në mushtin e ditëve që do vinë
sypafjetur
brymë mbuluar.
Mbi kokat tona ungurinin zagarët,
hëna e vdekjes
mbi kampin tonë lozte tavllo
e në sy na vjedh zarët.
4
Nënë vllahe
e veshur me fustan kadifeje të zezë
dora ty s’tu ndal të qëndisje njëherë;
Kënga nga sytë
s’të shpërtheu asnjëherë.
Eh ! kënga vllahe,
këngë nomade.
Ti ikje si zogu shtegtar në vise të ngrohta,
siç iknin dallëndyshet vetëm ne stuhi;
Dhe ne si një tufë shtegtarësh
ecim pa pushim,
ecim për tek ty.
Ecin prindërit tanë
me të carat e tokës ne ballë.
Bagëtitë-
-pre të dhimbjes tonë-
zvarriten të shurdhëta.
Kope të bardha vijnë pas nesh
si një ëndërr e bardhë
që mëngjezet muresh.
Na ndjekin si një gëzim i largët
mbetur këmbor,
në çatitë e kasollevetë braktisura,
Mendime lesh-arapi mbi ballë na bien ,
mbi krahët e nderë
të fateve të zalisura.
5
Në gjurmët vllahe,
përmbi mushkë mavrinë,
muzgjet shtrojn’ velenxat me ëndërra
në vezullime yjesh,
nër krea.
Erdh një kohë e re,
shtëllunga flake na burojnë nga sytë.
………………………………………….
Në kampin tonë,
me qiellin shkepandritur çati
erdhën e bujtën partizanët.
Në sytë tanë blegërinin ditët që do vinin,
në mendjet tona
rrokaputeshin ditët e nesërme
e merrnin trajta sa përmasat e zemërave.
Ne fëmijëve partizani plagosur
na ndizte zjarre nër sy
me urtësinë nëpër dhëmbje,
thjeshtësinë gjer në madhështi.
Me jelet kërleshur
mendimi supeve na trokon,
vetiu ndjesinë fëminore
burrëria e zëvëndëson.
Ne duart i lidhëm fort me pushkën
si fëmija në sisë;
E siç thurim me thupra kofinë
thurnim ditët që do vinë.
Me sofrën e pangopur
“luftën finale” nisëm dhe ne,
në këngën e lashtë vllahe
po lindëte një botë e re.
U mbetën më të vegjëlve , nënave
kope të dhimbjes tonë;
Me gjyshërit që s’e mbyllnin synë.
Netëve të vona gjyshërit këndonin:
-“S’ke ku shkon o beu ynë
në dorë do ta marr mëlçinë”.
ne djemtë
hynim të dobët në beteja
dhe dilnim
më të madhërishëm,
fitimtar.
Besimi nër sy na u ndez
kuqëluar , flakadan.
…………………………………………
Qerpik-lodhur, të pagjumë,
mesholluar nga kollanët
rrahëm dhera më shumë
sesa rrihnim me karvanët.
Emëri vllah e muhaxhir
dhe tek gjyshërit zu të flerë
anë e kënd Shqipërisë
gëzojm emëra të tjerë.
Emëra që na rrinë mbi krye
si ëndërrat në fëmini;
Me shikimin përmbi yje
moj magje-lirie Shqipëri.
6
Baballarët
me rrudhat si murrana të braktisura
në sokakë
tjerrin mendime për ditë të reja
e fate të zalisura;
Mbi kokë u rri si kurorë
gjethi i zgjuar
gjumit dimëror.
Në dritare,
nër hemeta,
trëndafilë hapur
qëndisin hapësirën e përflakur.
Çdo vend në Shqipëri nab ëhet vatër.
Eh! Sin a duken shtëpitë me gurë?!
ne që u mblodhëm dhjetë vetë në një çadër
e një dhomëz s’e patëm kurrë!
Ne vllahët që kur rëndohej qielli
ditët e gushtit kujtonim pambarim;
Qerpiklodhur nisnim kopenë
maleve e grykave për verim.
Nëna vllahe
që dora të qëndisë
s’ju ndal njëherë;
Nënë vllahe veshur me fustan kadifeje të zezë
Nëna vllahe
fytyra e të gjithë grave
veshur me pendët e fazanëve.
Fëmijët e mi-
-flutura që ndiqja në fëmini luadheve.
Fëminia ime pa dritë
ushqyer mbrëmjeve
me përsheshin e hirrtë.
Ndaj sot dua të shtrihem në velenxën e luadheve
e të mos ngopem me afshin njomështor;
Tufa bardhore e vaposur
rreth e qark të më bëhet kurorë.
Të më bëhesh kurorë vendi im
kurrë me!... veshur jeremi,
Shqipëri moj magje lirie
Shqipëri.
Gruaja fisnike kristiane sypatrembur suliote, duke u hedhur në gremin së bashku me foshnjen e porsalindur, për të mos rënë në kthetrat e barbarëve trathtarë shqiptare (suliot), te konvertuar ne islam