E merkure, 12.02.2025, 03:35 AM (GMT)

Mendime

Nëngurra: Në prag të festës muslimane të Ramazanit

E merkure, 17.06.2015, 07:30 PM


Në prag te festës muslimane të Ramazanit

Nga Bardh Nengurra

Tash qe jemi në prag te festes muslimane te ramazanit unë po baj nji koment paksa te ndryshem nga ato qe deri tash jan mesue muslimanet shqipfolsa me i ndegjue qoftë nga emisaret fetar, qoftë nga politikajt qoftë nga miq e farefis. Juve qe do axhinoni dhe qe do bani lutjet e ceremonitë fetare gjatë keti mujit jua baft Zoti qe ju i thoni arabisht allah kabull ( jua pranoftë ) lutjet dhe mundimin. Dhe nese ju duket pak 30 ditë agjirim po deshtet vazhdone edhe me 300 tjera, por do kishit ba mirë te bani kujdes dhe te respektoni te gjithë ata njerez tjerë qe nuk besojnë si ju, qe nuk luten si ju, qe nuk flijohen me durim etjeje dhe urije si ju. Si do i respektoni ata ? ! Masi juve ose keni harrue se si respektohen njerzit qe mendojnë ndryshe nga ju e qe besojnë ndryshe nga ju ose qellimisht po keqperdorni ligjet e shtetit tonë per te drejta dhe liri te besimit dhe menyrave te besimit, unë po jua perkujtojë se keni obligim me ju thanë imamve dhe prijsve te tjer tuej fetar qe asesi mos ti perdorin mjetet dhe tekniken moderne te shpikun nga te krishtenet europrendimor dhe jahuditë si dhe budistet aziatik ( japonez, kinez, korean etj. ) qe te na krijojnë ekstra zhurem akustike nga te cilat po terrorizohen ata qe nuk besojnë si ju dhe nuk praktikojnë as ramazan e as namaze. Dhe ta dini se ma shumë janë te tillë se sa jeni juve qe besoni. Mos ti terrorizojnë me piskama te ezaneve nga autoparlantet e minareve te smuetit, femijet bebe qe i trembni në pik te gjumit dhe ata nga ato piskama te imamve në nji gjuhë qe se kuptojnë populli i ketyne trojeve tremben dhe nga nji orë pasi perfundojnë piskamat e ezaneve bebet e shkreta vazhdojnë me qamje e denesje te trembun nga minaret e xhamijave tueja. Ta dini se ato bebe qe tremben nga ato piskama patjeter se marrin trauma te perjetshme te shendetit mental dhe une besojë se nese juve jeni besimtar te devotshem asesi nuk e dëshroni nji gja te tillë. Besojë se nuk e deshroni vetem ne rast se ai besimi i juv, menyra se si juve besoni ju ka mesue te mos qani koken as per femijet e pafajshem qe nuk din se kush asht as Jezusi e as Muhamet apo Buda. Frigohuni nga Zoti i atyne qe nuk besojn si ju sepse ai Zot asht edhe i jueji sepse ju vet e thoni se ka vetem nji ZOT -KRIJUES dhe edhe unë besojë se ka vetem nji ZOT , ama unë di se Ai ( ZOTI ) na ka dhanë si dhuratë mendjen te jemi qenje e avansueme nga gjallesat e tjera te TOKËS dhe te bajm kujdes per jeten tonë dhe qe asesi mos te bajm diçka qe tjetrit i ban keq, qe e pengon qe e tmerron e barbarizon. Kuptone ju adhuruesit e Muhamedit kureshinj arab se juve po tmerroni te tjeret qe nuk besojnë si ju. Andaj per te na bind neve shumicen ndryshe nga ju qe te ju respektojmë dhe te ju pranojmë ashtu çfar jeni na respektoni edhe ju neve dhe mos leshoni autoparlantet e minareve qe tash per 30 dite jo vetem në 5 heret e namzeve , por edhe në mes te nates dhe para agimit në mengjes do na cmendin , do na prishin qetsinë dhe gjumin. Puntori do shkoj në punë i pergjumun nga zhurmet e juve , nxanesi do shkoj në shkollë i lodhun e pergjumun nga zhurmet e juve dhe te smutit do jetojnë me dhimbjet ekstra nga pagjumsia qe juve po shkaktoni. Ju dhash keto keshilla sepse jam i sigurt se ai allahu i juej qe une i therras Shqip ZOT , Perendi apo Krijues ma shumë do ju shperblen nese respektoni shumicen tjeter, nese ai nuk ju shperblen per kujdes ndaj tjerve atëhere se di se a ja vlen ta besoni dhe adhuroni at allah. Nejse kjo asht puna e juve personale, por lutne hoxhen le te nxhitet vet në majet e minareve dhe le ta thirrë ezanin nga aty e mos ti perdor autoparlantet me na tmerrue. Edhe njihere allahu jua baft kabull nijetin dhe idikatin qe unë kam shpres se nuk do e bani haram me metodat qe po i perdorni qe nga paslufta në Kosove tue na tmerrue me ulurima arabe nga autoparlantet.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora