Mendime
Zejdush Kastrati: Mentalitet i odave
E hene, 15.06.2015, 07:50 PM
Letër profit…
Mentalitet i odave.
Nga Zejdush Kastrati
Prezentohet alamet profesor universiteti,me titullin, që shumica ia kanë lakmi.Vërtet edhe kolegët e ish studentët e tij japin vlerësime, se,profi, ishte dhe është ekspert shumë i mirë i lendës që ligjëronte në fakultet.
Punoi, vetëm 4-5 vite pas përfundimit të lufs ,dhe u largua(apo e larguan) nga Universiteti ,me arsyetimin, që sipas tij, del ,se nuk pranoi te ishte vegël e politikajve t shumtë, q i bënin presion për të kaluar studetë,por, sa është kjo e verteta,nuk mund të them asgjë.Meqë ,kishte një ordinancë afër shtepisë sime ,isha takuar disa herë, dhe gjithnjë, ishte, shumë i zëshëm e kritik, ndaj shumë fenomeneve e ndodhive, me të cilat, po ballafaqohet Kosova, dhe, ama asnjë herë, nuk ia kishte zenë goja, të thoshte, dicka pozitive, për ketë vend ,dhe ketë Kosovë.Në veqanti ,vitin e fundit, ishte mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale me shkrime te shkurtëra,me tema shumë aktuale, të cilat, në thumb, kishin Institucione dhe individë nga kasta politike ,e që shumë here, ishin edhe shumë të qëlluara dhe të kapshme për opinionin,por nganjeherë, edhe me, vleresime “alla partizanqe”.
Kohëve të fundit,nuk isha takuar, ndoshta, afer dy muaj, dhe para disa ditësh, kur po shkoja në punë, u ktheva ne ordinancën e tij,dhe akoma pa e pershendetur mire, ma priti shkurt:”Ku je bre ti, apo tutesh me u taku me mua apo cka ke humb….”!
“Pse te
tutem” ia ktheva”.Nuk mu pergjegj fare në pytjen time,por shtoi:”Paj a po me
lexon cka po shkruaj unë dhe si po i
trajtoj temat me interes për Kosovën dhe
vendin”.”Pse Ju gazetarët po heshtni, dhe po frikoheni”,”Fol me drejtorin tënd ne televizion dhe ma jepni një
emision, sepse vetëm unë dij se si bëhen emisionet e mirëfillta ”,e shumë
cka foli e foli në superlative, dhe
gjithnjë në vehten e parë ,profi ,
të cilin në fillim, vetëm e degjoja,sepse
nuk lejonte kurrsesi të kyqesha në bisede.”Eja e pijmë nga një kafe në
kafiterinë tonë të preferuar dhe
bisedojmë” , me tha, duke më orinetuar të ulem në tavolinën në këndin e
lokalit,dhe akoma pa u ulur mire vazhdoi:
”
Ndërkohë filluan ta thirrnin në telefon, klientët të cilët interesoheshin për rezultatet, dhe, kur përgjigjej profi, sjellja dhe komunikimi me ta, ishte shumë miqësor, por ndërkohë, kuptohet , caktoheshin edhe termine për takime e konsultime.
Më në fund u kyqa edhe unë , dhe i thashë, se vërtet ke shumë të drejt për shumë qështje e shqetësime,por nuk është cdo gjë zi .Sa i përket kthimit të Sërbisë, fare nuk besoj ,por fatkeqeisht ka shumë të tillë, qe kanë mbetur, me kokë e mendje nga Sërbia, dhe ndoshta kanë edhe nostalgji për atë pushtet e atë kohë,por unë dyshoj,se Sërbia është ketu mbrenda, dhe nuk ka shkuar akoma,por është mire, që pos kritikës që gjithnjë po e bejmë , kuptohet, duhet edhe të investojmë e ta duam këtë vend, e jo vetem ta vjelim e vjedhim, dhe sejcili, me punë e angazhime konkrete,në profesionin e vet, duhet te koontriuboj, për të mirën e ketij vendi që është i vetmi per ne.
“Jane SHBA-të, ato që kanë investuar edhe me herët, por në vaqanti, këto 15 vitet e fundit në Kosovë,andaj, mos u brengos profi “i thash,” sepse, kjo superfuqi botërore, nuk lejon, që ti deshtojnë,këto projekte, edhe pse ne nuk po veprojmë si duhet”,por,” ne duhet të këndellemi dhe sejcili ta bëjmë punën që na takon, aty, ku punojmë dhe veprojmë,kuptohet, edhe duke kritikuar,por me të vetmin qëllim,që të vetëdijsohemi, dhe vetëm atehere kur kemi fakte dhe deshmi”.”Cfare ShBA-je” more ma preu shkurt, dhe cfare lirie, na pruri kjo superfuqi, kur a spo e sheh, se në cfarë gjendje jemi, dhe se, kemi dështuar plotësisht”ma ktheu profi…
Nuk e zgjati më shumë, por u zgjua nga vendi, dhe dolëm jasht drejt ordinacës së tij, sepse, e ftoi dikush, dhe mbeta, që për shumë qeshtje tia shfaqi mendimin tim, edhe pse, do ta kasha shumë vështirë, sepse, ka kohë, që ishte bërë shumë “mediatik” dhe i kishte hyrë vehtja” në qejf”, sepse, ate cka e thoshte,profi,sipas tij, ishte gjithnjë një gjë shumë e vërtet dhe punë e kryeme , dhe qe nuk ka vend, për ta kontestuar,andaj ,u ndamë,jo fort miqësisht,por pa idhnim.
Meqë është pasionant i rrjeteve sociale, dhe është edhe lexues i rregullt i shtypit,vendosa ti pergjigjem për disa qeshtje, që me siguri deri me tash, nuk i janë thëneë,por që mendoj, se është mire, ti thuhen:
-Profi ,që po sheh cdo gjë zi, gjatë këtij 15 vjeqari,është i vendosur dhe banon në shtepinë e tij përsonale, me te mirën, ne Lagjen e Universitetit ,te cilën e ka blerë, ne perudhën e pasluftes,e cila për momentin, mund te llogaritet, edhe afër 1 milion euro vlerë,
-Profi, edhe sa ishte në marrdhënje pune në Universitet,por ne veqanti psa largimit nga procesi mësimor kishte ordinancë private, në të cilën, sipas nje kolegu te tij, deri para disa vitesh, fitonte, prej 15-2o mije euro ne muaj,dhe disponon edhe dy ordinance tjera, ne dy qytete , të Kosovës,
-profi, për momentin, vozit veturen xhip ,modeli i fundit i prodhimit japonez, me vlerë, mbi 5o mije euro,
-Profi, ka disa vite,që ka derguar ne studime, femiun e tij ne SHBA, dhe kuptohet, edhe ky shkollim ,kushton, bukur shtrenjtë,
-profi,bënë jetën më luxoze, se cdo koleg i tij, dhe ate, është, frekuentuesi më i rregullt, i hoteleve dhe plazheve e restoraneve shume atraktive anemban bregdetit shqiptar e me gjerë, te cilat i poston, edhe përmes fotove,në rrjetetet sociale,
-Profi,që aq shumë po kritikon dhe po sheh vetëm” zi e më zi”, të gjitha, këto që i ceka më lartë, i ka ba gjatë këtij 15 vjeqari,dhe nuk dua ta luaj rolin e prokurorit apo hetuesit, e ta akuzoj se ka keqëpërdor fonde shtetërore apo burime të dyshimta,por, se a ka paguar tatime dhe sa ka kontribuar me obligimet qe duhet ndarë nga keto fitime, për shtetin qe po e vajton aq shumë, është mire, që të kalkuloj njëherë mirë e mire, edhe këtë qështje, e pastaj, te kërkoj edhe më zëshem, llogari, nga ku gjysëm shtet, qe po udhëhiqet, nga ata, që më së paku, po e duan, e më se shumti ,po e vjedhin e plaqkisin.
-Dhe per fund , miku im dhe i nderuari Prof,unë e di, se edhe ti e din shumë më mirë se unë, se shteti nuk bëhët me pollavra, dhe me fjalë të bukura e mesazhe, qe krijojnë edhe turbulencë emocionale, me ngjyrime folklorizmi patriotik,por, vetëm , me veprime konkrete ,duke dhënë koontributin personal,mund te reflektojmë, më së miri, se sa, e duam, dhe si e duam, këtë shtet, e këtë vend,për të cilin, japim jeten,vetem, kur na zen rakia,daulli e qiftelia, dhe ate,dikund , largë frontit te luftes…
Kesaj radhe kaq profi…