Mendime
Driton Tali: Donacionet edhe një derivsh si Sulltani
E merkure, 17.06.2015, 06:54 PM
Donacionet edhe një derivsh si
Sulltan Muratin I, e bajnë hero të hanefive dhe besa edhe selafive!
Nga Driton Tali
“Parja e kthen ujin përpjet” thotë një thënie e jona e vjetër e cila mbase më së miri e shpjegon ate se çka po ndodhë te ne. Gjithë këtë çoroditje në shoqërinë tonë kosovare.
Kemi parë e dëgjuar gjithçka. Kemi parë se si hajnat dhe kriminelët u shndëruan në patriotë e nacionalistë; kemi parë se si injorantët dhe analfabetët u shndëruan në akademik; kemi parë se si tentuan të na ndrrojnë (dhe besa edhe na ndërruan) historinë jo veç tonën, por që të jetë cirkuzi më i madh, edhe ate ndërkombëtaren.
Pamë dhe po shohim se si tentuan edhe religjionin të na ndryshojnë. Besa disave nga ne edhe ua ndryshuan, nga mysliman tradicionalishtë tolerantë i shndërruan në mysliman fundamental. Dhe krejt kjo për shkak të donacioneve. Kjo shihet sidomos te xhamitë: e vëren nga arkitektura se kush është financuesi!
Ama që donacionet (lexo: paret) edhe disa hanefi dhe disa selefi të “devotshëm” i sjellin në atë derexhe ku edhe një dervish ta shpallin hero të islamit, kjo është paksa e tepërt, edhe për maskarallëkun kosovar. Njëmend “parja ujin përpjet po e kthejka”!
Për ndryshe si mund të shpjegohet pasuria (pallatet luksoze tre katër katëshe, të siguruara me kamera rreth e rrotull, që vozisin makina lukzose, bile disa të rrethuar edhe me truproje etj) e këtyre imamëve që herë na bëjnë hero Abdyl Vehapin, themeluesin e vehabizmit e herë na bëjnë hero Sulltan Muratin, një dervish të devotshëm. Sigurishtë ato salltanate nuk i kanë prej një page që marrin nga BIK-u.
Dervishi Sulltan Murati I
Ishte nipi i Osmanit I, themeluesit të Perandorisë Osmane. Osmani I ishte sufi (dervish) i cili shumë rrallë (për mos të thënë fare) falej në xhami, sepse edhe riti sufi ja lejonte por edhe se ishte tërë kohën i zënë me luftëra të ndryshme ose në pregaditje për ato lufta.
Është e njohur ëndrra e tij kur “ pa që një pemë i doli nga kërthiza dhe u rritë, duke ju rritur degët gjithëandej dhe dhënë hije tërë botës”. Sulltan Osmani I, i bezdisur nga kjo ëndër e pyeti “babën sheh” se çka donte të thonte ajo, dhe ai ja interpretoi se “ ai do të jetë themelues i një perandorie shumë të madhe e cila do t’i fusë nën sundimin e tij shumë toka dhe shumë popuj, dhe se ajo do t’i sjellë namë atij dhe familjes së tij”.
Murati pra ishte nipi i Osmanit të Parë apo djali i Orhanit të Parë dhe gruajës tij greke Holofira (Nilufer). Murati për ndryshe është i njohur edhe si poet. Poezia e tij e njohur është “ O sa kamë pirë mbramë”. Nga e cila vlen t’i ndajmë rreshtat: O gotëmbajtës miku im i pijës së mbrëmshme; më lejo ta jetojë jetën të plotë; o gotëmbajtës ma sjell harpën dhe rebekun (lloj lahute), fol me mua, foli zemrës time ...