Mendime
Hasan & Lajde Blakaj: Shqiptarët, të pa përgjegjshëm
E marte, 16.06.2015, 08:43 PM
Pse shqiptarët janë kaq kozmopolit
dhe të pa përgjegjshëm
Nga Hasan dhe Lajde Blakaj
Pjekuria e një kombi përcaktohet nga një numër tepër i madh faktorësh si historik, politik, ekonomik, socio kulturor gjerë të ai antropogjenetik. Shumë nga këta faktor historikisht na kanë munguar dhe ende na mungojnë. Arsyet janë të ndryshme dhe donë një shtjellim të mirëfilltë kombëtar.
Unë dua të ndalem vetëm të një faktor shumë interesant. E ai është faktori i habisë i çudisë apo thënë thjeshtë faktori i verbërisë sonë qoftë i verbërisë individuale qoftë ai i verbërisë kolektive kombëtare. Pse e them këtë?!
Ja pse: ”Sepse nuk mendoj që në botë të ketë edhe një rast të dytë të vetëm ku një udhëheqësi apo institucion i lartë shtetëror të përkulet para një varri të një pushtuesi një satrapi siç ishte Sulltan Murati i parë. Paramendoni, sikur hebrenjtë të shkonin dhe të përkuleshin para varrit të Hitlerit po të kishte Hitleri varr ndokund.
Nuk mund ti shpëtosh hidhërimit kur lexon në Gazeta Express një shkrim ku madhërohet pushtuesi më i egër i trojeve tona që tjetërsojë demografinë e tërësishme të popullatës sonë arbërore. Ku ende edhe sot e kësaj dite po i vuajmë pasojat e atij pushtimi pas shpërnguljes aq të madhe të arbërorëve dhe asimilimit të tyre në kombin sllav.
Ku me qindra mija familje shqiptare ortodokse të shkizuara u shpërngulen në thellësitë më të prapambetura të Shumadisë, Serbisë së sotme. Ku me qindra mija familje të ritit katolik dhe ortodoks u islamizuan kuptohet me dhunë dhe asfare që kishim dëshirë. Të harrohet argumenti i dëshirës për islamizim sepse nuk ka ekzistuar. As që mund të mendohet një gjë e tillë si dëshire sepse nuk shkuam ne ti pushtojmë tokat e Perandorisë Osmane por ata erdhën dhe na pushtuan ne.
Katrahurat e etnikumit arbëror (shqiptar) fillojnë pikërisht nga ajo betejë pushtuese pa marr parasysh se ua vra Car Lazari dhe kush e vrau se a ishte sllav apo tribal. Pyetja vjen tani : ”kush jemi ne që po i biem në gjunjë dhe po e përkujtojmë pushtuesin tonë”. A jemi komb Ilir me rrënjë e traditë evropiane të dëshmuara në gjenetikë, antropologji dhe histori apo jemi mbeturina të shurrës tartare pas pushtimeve të tmerrshme osmane. Si dukët dikush edhe mund të jetë mbeturin tartare por jo shqiptarët më rrënjë pellazge ilire.
Dhe shkrimi në Express vazhdon me broçkulla të tjera se si osmanët na paskan shpëtuar nga serbët në forma të ndryshme qofshin ato ekonomike, kulturore etj etj ku pikërisht Sulltan Murati paska qenë ai që na ka shpëtuar nga Car Llazari.
Nuk jam historian por ta marrësh vitin 1389 kur është zhvilluar beteja e Kosovës si vit ndarje të kombeve është sa gabim po aq i qëllimshëm nga ana e një Prof.dr Yusuf Oguzogllu, ekspertë i historisë Osmane dhe profesor i historisë në Universitetin Uludag të Bursës. Kur dihet mirëfilli formimi kombeve shumë shekuj më vonë.
Thjeshtë atëherë kishte vetëm etni dhe as që kishte vetëdije për kombin. Halli im nuk është shumë këtu sepse fjalën e jep historia, por është te pjesëmarrja e institucioneve tona përfaqësuese në atë manifestim përkujtimor.
Shqiptarët puthadorësh u shprehen kështu: ” Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi shprehu kënaqësinë dhe nderin që është në mesin e atyre që sot, për komunën e Obiliqit, janë prezent për të nderuar heronjtë, siç e quajti Sulltan Muratin I-rë.
Kurse përfaqësuesi i Bikut, Tërnava vazhdoj më të njëjtin budallallëk:” duke shtuar se është obligim për ta kujtuar Sulltan Muratin i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptarë nga okupatori sllav që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur. “Me ardhjen e Sulltan Muratit, zullumqari i quajtur car Lazar u fshijë nga faqja e dheut” u shpreh myftiu Tërnava duke shtuar se për 500 vjet të tjera , shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkë qeverisën këto troje”.
O sa shumë na ndihmuan këta të ”uruar”. Vetëm një shembull nga mija të tjerë sa na kanë ”ndihmuar” osmanët. Më 1887 shumë shekuj më vonë nga beteja e Kosovës me 1389 kur u zhvillua ajo betejë në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave njëmijë e dyqind shkolla publike turke po aq shkolla private greke. Treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe shkolla shqipe vetëm një me drejtor Pandeli Sotirin. Kështu na kanë ndihmuar osmanët o hoxhë rrota…..Tmerr apo jo, kur ti e mohon historinë e kombit tënd.
Sa ishin serbët barbar dhe pushtues ç’farosesh të kombit tonë po aq ishin osmanët në mos më shumë. Vet fakti që lufta u zhvillua në fushën e Kosovës doemos aty kishte popullatë vendase ilir dardane. Dhe kush e pësojë më se shumti tashmë dihet,
popullsia arbërore vendase e cila u masakrua së bashku më princërit e tyre që dihen historikisht kush ishin ata që u flijuan në atë betejë.
Historikisht dihet që dhe Sulltan Murati u vra nga Milosh Kopiliqi. Këti trimi arbëror i këndohen këngë më orë të tera të quajtura këngë krahu apo krahina. Sa paradoksale. I pari yt e vrau sulltanin Muratin kurse ti përulësh para vrasësit tënd që të shkrumboj më zjarr e hangjar të parët tu. Tani lind pyetja a ishte Milosh Kopiliqi arbëror apo sllav, kur ne e mohojmë historinë tonë. Mos të lodhemi më argumente historike të dokumentuara që ai ishte arbëror. ”Lëshojani” le ta marrin serbët ashtu si e morën Alexandrin e madh Justinjanin, Konstandinin e madh e shumë figura të tjera arbërore që ne justifikohemi më to si komb. Ju jeni të marr he ju marrtë djalli.
Tani, arsyeja e argumentit perfid: pse po e mohojmë historinë e kombit tonë për disa lira të pshurrta turke, për interesa të ngushta personale apo për interesa të pakuptimta fetare. Ku është shteti i lodhët dhe i cofët që nuk reagon. Ku janë intelektualet që nuk bëzajnë. Ku është elita studentore që nuk ngrihet kundër këtyre marrëzive kolektive. Kozmopolizmi vetëm të shqiptarët vlen sot për sot dhe më dukët se ne tani jemi kombi më i avancuar kozmopolit. Si gjallesat pa vetëdije aty ku jetojmë përshtatemi dhe të tjerët mendojnë për ne për historinë, artin e kulturën tonë. Kuptohet në favor të tyre. Kur, ne nuk qajmë kokën për asgjë vetëm për gjepin tonë personal e familjar dhe bythët e Kallashit. O tempora o morës! thoshin latinët.