Kulturë
Hysen Grajçevci: Monologu i nënës
E merkure, 03.06.2015, 07:22 PM
Hysen Grajçevci
MONOLOGU I NËNËS
Vetëvetën kam ngrënë
Duke u perballur me urinë,
skamën, etjen.
Vertikal qëndrova bijë,
Ju mbajta dhe ju mbaj
në zemër, në vite
sa vetë shekulli të gjata.
Asnjë luhatje.
Qava kur qanit ju.
Buzëqeshje nuk pata.
Dhimbë pse më ngacmon
Kur nuk dua të nxjerr lotin,
As të kem emocion.
Ofshamën, dua ta marr me vete
Në amshim!
Më thuaj Zanë?
Më thuaj pash njat Zot, Zanë
nonjë fjalë, për atë lahutarin plak
e për lahutën e tij të varur në tra!
Mos ngurro, më thuaj për bab’lokun
ulur n’postaj ogiçi, ball oxhakut
Që tani,
gishtat
Më thuaj, mos harro Zanë
për ata burrat e motit,
që rrinin sipas moshës ulur me radhë.
Trego, thuaj; kur fliste një,
Tridhjet në qofshin e dëgjonin
Asnjëri pa bërë zë a fjalë.
Zanë; Ti
je në ç’do shteg
në ç’do pllajë fushe, në ç’do portë kulle.
Më thuaj; për ata trima
që ti ua pe rritën, burrërinë,namin.
për gjakun, eshtrat e Boletinit!
Për qëndresën e Ademit, trimat e Kumanovës,
Për guximin e varrin e Ukshinit.
Eh! Zanë sa shumë ke për të thënë!
NJË VARR PËR TY
Ç ‘është kjo gjëmë,
Kjo dhimbë,
Kjo vikamë,
Eu ! Sa poshtë kemi rënë!
Paj, qe njëqind vjet o vëlla
Këmba e tij s’ ka shkel n’Vatan,
Për të cilin dha jetën, dhe u vra.
Tani, duan ta degdisin në Vlorë!
Në vendlindje vend nuk i bënë!
Vërtetë Isa e deshi Vlorën,
E deshi të tanë Shqipërinë,
derisa nuk i gjendet një vend për varr në Boletin.