METAFORA PERËNDESHË MEDITATIVE E BUKURISË
NGA NEBI DRAGOTI
Në
stilistikë janë vendosur themelet e figurave letrare mbi të cilat është lëvruar
dhe lëvrohet mendimi poetik. Arsyetimi i problemit në fjalë është konkluzioni i
kërkimeve për ta bërë mendimin e shprehur edhe më të bukur. Njeriu priret të
rroki bukurinë dhe , si i tillë, ngulmon që edhe arti poetik apo edhe çdo art
tjetër ta përsosi nga ana e bukurisë e cila ka konceptin e infinitit për ta
arritur atë. Ky shtjellim ka edhge kornizën e vet të rregullave, pa dalur nga
kjo, pa e thyer atë. Ndryshe, po të ndodhi fenomeni i prishjes apo thyerjes së
kornizës, arti në përgjithsi, del jashtë funksionalitetit të vet.
Arti, kur nuk është në funksionin e shërbëtorit ndaj njeriut, atëherë ka kaluar
në degjenerim, në çoroditje dhe nuk ia vlen të merresh me atë, se nuk ka vlera
për jetën njerëzore. Një dukuri e tillë është negative dhe ky art me karakter
absurd ul numrin e lexuesit. Në këtë gjykim them se metafora ekuivoke dhe
univoke, kur nuk e teprojnë masën, sidomos e para, (ekuivokja me dy e më shumë
nënkuptime)rezultatet janë të kënaqshme dhe të pranueshme llogjikisht. . ”Një
përkresë me gjethe ulliri tek koka” e Fatos Arapit ka qartësi dhe bukuri si
metaforë univoke. Për ç’shembuj ilustrimi të mendimit tim desha të japë
ekskluzivitetin e vlerësimit real gjykuar rreth figurës së metaforës si element
përdorimi, pothuajse, nga gjithë krijuesit që merren me fushën e letrave. Këtë
mënyrë trajtimi në krijimtari gjithkush autor e ka bërë pjesë të natyrës së vet
të krijimtarisë duke i hapur dritaren e nevojshme metaforës për të parë më tej.
Metafora, si figurë letrare, ka fituar të drejtën e të qënurit perëndeshë e
bukurisë në poezi. Metaforë univoke në semantikë vargjesh e gjenë dendur,
kryekëput, tek poezia e Fatos Arapit.
Ndërsa , metafora ekuivoke është si puna e pamjes së horizontit që sa më lartë
të ngjitesh, aq më shumë pamje zbulon, por, ama, kur kjo është e matur më së miri në drejtimin
kuptimor dhe nuk është labirint. Edhe ky është parametri i këtij autori. . Ai
është kompleks, i vrullshëm, i begatë në kuptimin metaforik, në qëndrimin që
mban ndaj poezisë për t’i dhënë performancën e duhur asaj. Kjo zhdërvjelltësi
duhet dhe s’ka përse krijuesi të jetë strikt, rob i të njëjtës figure për të
kriujuar personalitetin e vet prej artisti…. Për ilustrim të mendimit
metaforik, që unë shpreha këtu, citoj nga ky poet:”Më lodhi avalanshi i
figurave poetike…/Qënka më vështirë t’i thuash botës/diçka të kthjellët (të
vogël ?)”. “Nëpër “unet”poetik hyjmë e dalim…”, “Kërkojmë vendet me dritë, gjuajmë
dritëhijet/zgjedhim kryevendet, /I vendosim truporet tona pranë një Safo/bri
një Migjeni(47 kilësh, kur vdiq)…”. Dhe, më tej, një metaforë e dyfishtë e Ndre
Mjedës, për qartësinë dhe bukurinë që ka, të mbetet në kujtesë për tërë
jetën:”Molla të kputuna nji deget, /Dy qershija lidhë n’nji rrfanë/ku fillojnë
kufijt e geget, /Rrojnë dy çika me një nanë”. Domethënia metaforike kuptohet
qartë dhe lehtë. Sigurisht, lëvrimi i metaforës në krijimtari nuk duhet të
bëhet mani dhe një shfaqje të tillë nuk e konstaton tek asnjë krijues edhe për
të vetmin fakt, se është e vështirë ta krijosh atë. Një mbyllje metaforike i
bën Agolli poemës “Devoll, Devoll” për të vënë në pah edhe “unin “ e vet
poetik, që përcakton prejardhjen si këngëtar i lidhur fort me tokën:”Thellë
kësaj balte/pëmbi lumë, /Që aq breza rrënjësh e lëvrinë/Unë/devolliu i
pagjumë/Gjeta vargjet, /gjeta poezinë”. Metaforat univoke Dritëroi i ka të
shumta nëpër volume që i ka dhënë lexuesit. Kjo lloj metafore është brilante
dhe josh lexuesin dhe, si e tillë, ngre vlerën. Në këtë kategori cilësimi vlen
të përmendet dhe poeti Ismail Kadare, ku metaforës për ta bërë sa më të gjallë,
i vesh peizazhe bukurie natyrore:”Do të shkoj të ulem përmi pellgje, /të pi në
gjunjë duke rënë. /Në grykë e di që do më ngelet/I ftohti medaljon i hënës”.
Metafora të ngjizet në shpirt dhe të ngelet në kujtesë ëmbëlsisht si ajo kokrra
e pemës, plotësisht e pjekur, që në momentin e duhur këputet dhe të serviret e
freskët përpara për ta shijuasr. I tillë është arti poetik i Kadaresë.
Megjithatë të punosh me figurën e metaforës është një punë e lodhshme dhe për
ta ritheksuar këtë, mjafton të përsëritësh mendimin e Arapit:”Më lodhi
avalanshi(shq. =ortek)i figurave poetike…”, kjo sepse “Qënka vështirë t’i
thuash botës/diçka të kthjellët(të vogël?)”…Duhet kthjelltësia , bukuria për ta
bërë mendimin e shprehur artistikisht sa më madhështor dhe filozofik.