Kerko: a
Mehmetali Rexhepi: Gjithsesi Zoti flet shqip
E premte, 17.04.2015, 08:26 PM
Gjithsesi Zoti flet shqip
Nga Mehmetali Rexhepi
Gani Mehmetaj në publikimin “A flet Zoti shqip?”, ka bërë një qasje të cilën duhet ta bëjë çdo intelektual shqiptarë, për tu shkëputur nga kthetrat shpirtërore të kësaj lloj droge fetare, që injoron vlerat kombëtare,kulturore, perëndimore të shqip-jetës... Për këtë kundërvënie: ku është shkolla shqipe, ku janë Akademitë Shqiptare?!! A po bien kambanat e alarmit për identitetin tonë të kanosur e të përbuzur nga gjithçka që cenon historinë, besimin në vlerat shpirtërore universale, në Rilindjen e ndritshme Kombëtare, në krenarinë e Gjergj Kastriotit, në trashëgiminë e shqipes antike??!! Lutjet medoemos të bëhen në shqip, nën simbolin kombëtar, me mbishkrime shqipe, ngase pacifizmi islamik i imponuar nga sponsorizues të Turqisë, Arabisë, të Iranit, të Egjiptit e të tjerë, janë një vijimësi skllavërie e nënshtrimi dhe asimilimi për autoktoninë pellazge- ilire- shqiptare...Nuk na frikësojnë dot kërcënimet e klaneve fetare në shërbim të asimilimit e të tjetërsimeve për dukje e veshje të shpifura,kinse në funksion të pastërtisë morale! Nuk është blasfemi të lutesh shqip, të përbuzësh çdo gjë që është imponuar nga pushtuesit turq, serbë,rusë, arabë...Asnjëra nga këto kultura imperialiste nuk e ruajti kombin tonë, përkundrazi... Deri kur do të lejojmë dogmat të jenë udhërrëfyese të shpirtrave tanë, qoftë edhe interpretimi dogmatik i Kur Anit ose të Biblës? Kapaciteti i dijës sonë arrin aq sa t`i dallojë, t`i përfillë, t`i çmojë , t`i vlerësojë,t`i përdorojë ngërthimit e vlerave të librave të çmuara si të"shenjta", vetëm kur ato kanë karakter universal për njerëzimin... Vetëm atëherë kur ruhet e çmohet etnia jonë... Atëbotë, kur ato vlera ngufatin frymëmarrjen e kombit shqiptar, nuk janë vlera, por dogma që e errësojnë identitetin, duke e rikthyer "mesjetën e errët" në shekullin njëzetë e një tek ne e për ne! Përdorimi i fesë për përçarje brenda kombëtare, është një "mision" kundër kombit, kundër Zotit dhe zhvlerëson misionin e fesë, si sublimë njerëzore... S`do mend se prapa predikimit të fesë po kalëron politika e huaj dhe, kjo tashmë për shqiptarët është bërë kanosëse, hutese,topitëse idealesh,frenuese për përcaktimet strategjike të shqiptarëve, për unitetin dhe rrumbullakimin e shtet-formimit të tyre. Investimet në mjekra, janë investime të atyre qarqeve që mësyjnë deformimin e rinisë së bukur shqiptare, janë ogurzeza dhe irritojnë Perëndimin, ata që ndërhynë, madje dhe ushtarakisht, për të na shpëtuar nga gjenocidi i serbëve dhe tumirja e atij gjenocidi nga rusët. Në këto pikëpamje e mbështes plotësisht sy çeltësinë e personalitetit Gani Mehmetaj.