E diele, 28.04.2024, 05:58 PM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Qeveritë komunale dhe batutat prizrenase për to

E enjte, 17.07.2008, 06:17 PM


Adnan Abrashi
QEVERITË KOMUNALE DHE BATUTAT PRIZRENASE PËR TO

Nga Adnan Abrashi

Dikur në Prizren, në kohën e pushtetit të LDK-së , nga visari i pasur i batutave të ndryshme për qeverinë komunale, ishte edhe ajo se, Eqrem Kryeziu, kryetari i atëhershëm komunal dhe Xhorxh Bushi, kryetari i SHBA-ve, kishin diçka të ngjashme: ishte godina e administratës së tyre luksoze me emër të njëjtë - SHTËPIA E BARDHË. Edhe pse, me këtë batutë, pak sa ia kishin përshtatur ngjashmërinë alegorike, unë, prapë se prapë, tek ky krahasim, vëreja një ndryshim të madh përmbajtjesor. Vërtet, sikur shtëpia administrative e Bushit, ashtu edhe ajo e Eqremit tonë, kishin një emër të njëjtë - SHTËPIA E BARDHË; sepse, ngjyra dhe disa pjesë të luksit arkitektural, ndoshta edhe nuk dallonin aq në mes veti, por, edhe pse shaka, unë në këtë batutë, prapë se prapë shihja një ndryshim funksional: Bushi, në Shtëpinë e Bardhë të Uashingtonit, e kishte të vendosur tërë administratën udhëheqëse shtetërore të SHBA-ve, ndërsa, Eqremi i ynë i Prizrenit, në këtë saraj luksoz, rinte vetë me disa këshilltarët e tij më besnik. Po, po! Gati harrova! Aty kishte edhe “BYFFE” dhe “byffetarë”. Meqë, kjo “byffe” e Shtëpisë së Bardhë punonte vetëm 11 muaj në vit, sepse, sikur flitej, me urdhër të kryetarit, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ajo mbyllej, edhe për këtë rast, populli gjithmonë spirituoz prizrenas, e kishte batutën e vetë: “Vallë, si do të vepronte Eqa, sikur mu në muajin e Ramazanit, në sarajin e tij, ta vizitonte Tina Kajdanova dhe të kërkonte nga ai një kafe?!” 
Kohërat ecin me rrjedhën e vetë dhe batutat për Shtëpinë e Bardhë të Prizrenit, sa vinin e shtoheshin.  Gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të fundit, nga tabori i degës së PDK-së në Prizren, u përhap lajmi se, posa kjo parti t’i fitoj zgjedhjet dhe ta merr pushtetin në dorë, gjënë e parë që do ta bëjë, do të jetë ndryshimi i ngjyrës së fasadës së Shtëpisë së Bardhë të Eqës?!.
Në fakt, edhe pse me banorë të ri, Shtëpia e Bardhë e Eqës, edhe sot e kësaj dite është e njëjtë, sikur, thuaja e Xhorxh  Bushit në Amerikë. Ajo me bardhësinë e vetë karakteristike dhe bukurinë magjepse arkitekturale, i ka joshur edhe këta banorë të ri të posa ardhur nën strehën e tij.  Sidoqoftë, me strehimin e këtyre të porsaardhurve, nuk mund të thuhet se Shtëpia e Bardhë s’ka ndryshuar fare: dikur si azil i vetmuara thuaja i “Eqës” dhe disa këshilltarëve të tij, sot, ajo, përveç kryetarit aktual dhe stafit teknik të tij, strehon edhe drejtor tjerë të administratës komunale -“EKSPERTË të nivelit të lartë të qeverisjes me qytetin ”, sikur i premtoi se do të jenë këta bashkëpunëtorë, vetë Ramadan Muja, gjatë fushatës parazgjedhore.
Pranoj se, edhe unë u bëra viktimë e këtyre premtimeve të tij për një qeveri të ardhshme me ekspertë të mirëfilltë, sepse, isha më se i bindur se nga të gjitha lëmenjtë e duhur profesional,  qyteti i Prizrenit ka mjaftë njerëz të tillë të aftë në dispozicion
Sikur pash më vonë, të gjitha premtimet dhe pritjet e mija në këtë drejtim ishin të kota. Bazuar në strukturën e njerëzve që janë sot në qeverinë aktuale lokale, si duket, ose unë që i kam besuar vebësisht, ose kryetari Muja që i ka bërë ato zotime, nuk i kemi pasur të njëjta nënkuptimet e domethënies së nocionit “EKSPERT”. Unë për një njëri EKSPERT gjithnjë kam menduar se është: personi që ka titull akademik në lëmin e caktuar profesionale; që ka një eksperiencë të duhur në këtë drejtim; që gjatë karrierës së vetë të pasur profesionale ka dhënë rezultate të dukshme në atë fushë, dhe, patjetër, që është person autoritativ dhe i vlerësuar lartë, në rend të parë, nga vetë kolegët e profesionit konkret.
Si duket, nga këto kriteret e mija paragjykuese, këta “ekspertë të Ramadan Mujës”,  plotësonin vetëm kushtin e parë: të gjithë kishin tituj akademik profesional dhe asgjë tjetër. Ta zëmë, nuk e di  se me çfarë kriteri të “ekspertit”  është përzgjedhur drejtori  drejtoratit komunal të inspekcionit, i cili, një kohë të gjatë ri në kompjuterin e tij zyrtar dhe duke i vizituar forumet e shumta shqiptare, jep përgjigje banale, ofenduese dhe kërcënuese për artikullshkruesit. Mbase, asgjë nuk do të ishte befasuese këtu, sikur, “eksperti ynë i Mujës”, në këto reagime nëpër forume, të mos prezantohet në emër të vetë drejtoratit përkatës komunal, në krye të së cilës është zgjedhur.
Për dikën ndoshta mund të jetë e çuditshme kjo, por nuk duhet të ketë asnjë dyshim në këtë konstatim, sepse, për një shkrim timin kritik të botuar në mes tjerash edhe në një forum shqiptare të internetit, viktimë e këtyre sulmeve të tija paranoide, kam qenë edhe unë personalisht, autori i këtij artikulli.
Vërtet populli është i pandalshëm me mahitë e veta dhe ato i trillon edhe në situatat kur s’ka se çka të përqesh, e lera më kur ka me bollëk. Përveç këtij  “INTERNET FORUM EKSPERTI KOMUNAL”, ka mjaftë batuta edhe për “ekspertë” të tjerë të “Qeverisë së Mujës”. Qytetarët e Prizrenit, duke u motivuar me shumë veprime të gabuara dhe spirituoze të politikanëve të vet në pushtet, këso lloj-lloj batuta, apo “shtosa”, sikur quhen në zhargonin tonë lokal, dita ditës i shumon, zbukuron, qëndis dhe përshtat duke i treguar ato kudo dhe në çdo situatë disponimi. Është interesant se, në këso raste vepron një rregull e pashkruar: gjithmonë për to dinë më së miri të tjerët, e më së paku ata që janë vetë subjekt i fabulave të tyre?!. Sidoqoftë, të gjithë atyre ju këshilloj të mos shqetësohet dhe trazohet aq shumë, sepse, asgjë nuk janë batutat e popullit për politikanët lokal, sa janë ato më thumbuese për politikanët qendror... Fundja, edhe këto forma përmes: batutash, shakash dhe barsoletash, në mënyrë indirekte krijojnë njëfarë marketingu dhe popullariteti, a po jo?!
Dhe për fund, ju lutem këtë artikull kuptojeni si transparencë popullore...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora