Kulturë
Sejdi Berisha: Trenat e ''shpresës''
E hene, 16.02.2015, 07:45 PM
 Sejdi Berisha
Sejdi Berisha
TRENAT E “SHPRESËS”
(Ose Festa e Pavarësisë)
Ani ani, Kosovë
Jemi bërë njerëz pa adresë
Ku do ta kremtojmë
Pavarësinë tënde
Fëmijët tash
Nuk dinë për liri
Liria e tyre emigrim
Në stallat me lagështi
Në trenat e shpresës
Nëpër malet me terr nate
Duke ecur moçaleve
E kokën kthyer kah Kosova
Eh, Kosovë Kosovë...
Prapë e gjithmonë
Të duam Kosovë
Por jemi pak me hidhërim
Se lotët më rrëshqasin
Mbi flokët e vogëlushit
Me shpirt plot ëndrra
Me terr e me diell
Eh, Kosovë...
Pse fjala LIRI
Me NUK KTHEHËM MË...
Rrugë dhe rrugë
Malli e dhembja
Udhëtojnë me emrin Kosovë
E ikin nga ajo
Pse kështu Atdhe
Pse kështu Kosovë...
Prapë do kthehemi
Pa Ty
Dot nuk marrim frymë...
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Selimi: Një vepër studimore e intelektualit guximtar
						Gëzim Llojdia: Dilema e perëndisë
						Ilir Muharremi: Jeta pas vdekjes përmes artit
						Sylejman Salihu: Si po prishet gjuha shqipe?
						Qazim Shehu: Thirrma shpirti
						Resmi Osmani: Përtej dritares
						Albert Vataj: Shën Valentini, dashuria triumfoi mbi paganizmin
						Gjergj Fishta: Nji lule vjeshte
						Drita Lushi: Gruaja,  Burri dhe Shën –Dashuria
						Gjon Keka: Identiteti ynë europian dhe armiqtë
						Gjon Neçaj: Shenjëzime të një intelektuali krijues
						Kadare: Largimet nga Kosova, një ligshtim moral
						Dëfrim Cani: Model i natyrshëm gjithëkohësie
						Flasin Redon Makashi dhe Kozma Dushi
						Poezi nga Hamit Taka
						Nebi Dragoti: Bisha burokracie
						Elvi Sidheri: Çmim madhështor, për një njeri të madh!
						Albert Vataj: Azem Shkreli, pena dhe parmenda
						Poezi nga Begzat Rrahmani
						Bekri Murselaj: Triologjia poetike e Kujtim Shalës
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










