Kulturë
Poezi nga Begzat Rrahmani
E merkure, 11.02.2015, 08:15 PM
Begzat
Rrahmani
JEMI VEÇ NJË MARIONETË
Ju dolët në arenë
Atje për të vdek
Ne s’ jemi fajtor
Që gjallë keni mbet...
Edhe ju jeni si ne
S’ jeni më të mirë
Si të uleni në kolltuk
Do të shikoni si ne sehir...
Më mirë rrini në shtëpi
E bëni si ne pallë
Si na shikoni ju qofshim
Por dijeni se jemi në hall...
Pare e qejf kemi boll
Por gjumë e qetësi jo
Për atë që mendon populli
Do të dali në shesh po, po...
Në punë e gjumë
Në zemër kemi lepur
Për dëshirat e popullit
Ne se jemi të etur...
Bombat që priten të shpërthejnë
Te ne kanë shpërthyer që moti
Te ju popull i mjerë
Le të rrjedh gjaku e loti...
Fjalët që i themi
Përherë i mban era
Si te këto dhe ju
E dimë se na ka rënë vlera...
Jetojmë si ato për mish
Këtë se kemi menduar kurrë
Por tash më jemi bindur
Se jemi mbështetur për mur...
Kjo që rrjedh s’ ndalet
Ne jemi veç një marionetë
Ndoshta ky ajër pistë
Shpejt na bënë shkret...???!!!
DO TA GOZHDOJNË OREOLËN
Errësira e kësaj nate
Mbajti pak si tepër
Jo vetëm me fjalë
Por edhe me vepër...
Kukuvajka vajton
Huti përgatit lot
Errësira na mbështjell
Krejt na ka zënë rob...
Errësira mendon për OREOLËN
Të paktët shikojnë dritë
Krejt adoleshentët
Mendojnë për të ikë...
Nëna e baballarë
Nëmin errësirën
Që u erdhi pa thirr
Ua mori të mirën...
Sa e keqe e pa shpirt
Kjo e mallkuar errësirë
Fëmijën, familjen e gjakun
E shet shumë lirë...
Dije ti errësirë
Zoti ka dhënë edhe DRITË
Donë apo s’ donë errësirë
Do të hasësh në pritë...
Do të shqyejnë përshqyejnë
Si kurva kopilin
Si agu që copëton terrin
Drejtësia ty e REZILIN...
Do ta gozhdojnë OREOLËN
Ty errësirë në kokë
Që errësira të tjera
Mos të na bien mbi kokë...???!!!
NË FRON DO TË HIP
Do ta marrim koliben
Do të flasim shqip
Unë si kryetar
Në fron do të hip...
Do t’ua japim pallatin
Me oborr e me ara
Dalëngadalë nga këtu
Do të na shuhet fara...
Këto janë të mençur
Me tru e kokë gomari
Që në ENCIKLOPEDI
Thonë biçim shqiptari...
Këtë e vërtetojnë
Me strofën e parë
Që pas atyre
Të mos ngeli farë...
Si ato të komunizmit
Që hynë në histori
E cofën si gomari lypësit
Të mbuluar me tradhti...
Jeta është e gjatë
More kolibxhi të kuq
Vdiqët plotë të rinj
Gjaku u shkoi huq...
Trimëria juaj qenka
Si shpirti renegatit
Edhe hijen që e mbani
U bëhet si e lugatit...
Vetëdijesoheni ju
Që jeni të kalemit
Mbillni dije e kënaqësi
Leni këto të veremit...
Veremi rritet e shtohet
Edhe në dekadën e dytë
Por te ajo e treta-
Do t’ua nxjerrin sytë...???!!!
S’ KENI
(KEMI) TRU
Ne kemi koka
Por s’kemi(keni) tru
Prandaj na vrasin
Me top, pushkë e dru...
Serbi e greku
Por dhe maqedoni
Ju o budallenj
A nuk shikoni...
A nuk e ndjeni
Duket ashtu doni
Edhe ofendimet
Mirë i përjetoni...
Përveç parasë
Tjetër gjë s’keni
Kënaqeni me ato
E pas grillave ç’ keni...
Të mençurit japin para
Bëjnë për vete LIGJE
Të thonë për popullin
Dhe fëmijën për ne DIGJE...
Dikush nga ju tha;
-pas meje diell të mos lind
Atë se thotë i marri
A jo lideri e prind...
Ai që u falë paratë
Por edhe
Si ta merr fronin
Kokën ta pret me shpatë...
Prapë kthen pasurinë
Se e donë shumë shtetin
Ty të sakaton
E kurrë të vetin...
Prandaj përdorni trurin
Ju të mjerë politikan
Mendoni mirë për ligjin
Se ai kokën ua hanë...???!!!
PËR NË KUVEND DUHEN BURRA
Juve u ka befasuar
Por ne ndjejmë kënaqësi
Të revoltuar duke luajtur
Thoshin ca fëmijë...
Dha urdhër eprori
Të pastrohet bora
Nga shumë shqiptar
U shtri shpejt dora...
Me shumë kënaqësi
I kapën kacitë
Eprori i hutuar
Dhëmbët ua kërcit...
Për kacitë dhe sharrat
U paska falur Zoti
Këtë ma ka thënë
Gjyshi dikur moti...
Për lapsa e libra
Duhet dijeni
E ju për ato
S’keni aftësi...
U kënaqën të mjerët
Me veprën e bukur
I lëviznin duart
Si sorkadhë e flutur...
Pastaj njërit eprori
I tha diçka në vesh
Ai pas ca minutash
Si bubë u kërlesh...
U mbështet te lopata
Dhe filloi të kruhet
Mua më bekoi tha
Kështu posti ruhet...
Të nesërmen dha urdhra
Për gjoba e dënime
Në arsim e tregti
Në të vetat vendbanime...
Dikur xha Biti thoshte;
-Për në kuvend duhen burra
E jo si këto renegatë
Të fëlliqur e kokëtula...???!!!
E SAKATUAT KOMBIN
Dyzet vjet merrem
Unë me krijimtari
Tash duan të më ndalin
Këto horrat në qeveri...
A s’është marre
More mend dalë
Doni edhe letërsia
Si politika të jetë e çalë...
Ç’ keni me mua
Merreni me vetveten
E sakatuat kombin
Me sherretë e sherreten...
Si kënaqej me karikaturat
Në perëndim i madhi kryetar
Si e shpërbleu piktorin
E jo si ju të mjerë shqiptarë...
Nesër do të pendoheni
Do të ndjeni turp të madh
Por do të jetë shumë vonë
Për kokën e sodit livadh...
As unë e as ju
S’ themi fjalën e fundit
Amshimi këtu dhe atje fitohet
Prej vepra dhe mundit...
Këto që jemi
Dhe ato që do të vinë
Dinë të gjykojnë
Për robërinë dhe lirinë...
Do të na vizitojnë te varret
Me marre apo me krenari
Do ti thonë dy tri fjalë
Për të mirë apo për marri...
Ato që i shtynin
Tu këndojmë e shkruajmë
Atëherë krenoheshin
E tash i mallkojnë...
I dinim si tash
Se ishin të përlyer
Dhe çdo ditë si ju
Edhe ato mbillnin mynxyrë...???!!!
GOMARI DYLBER, QË PËLLISTE SI LIDER
Ma morën gomarin
Ma çuan në polici
Pse mbaja dru
Në dimër të mos ngri...
Pas tri ditësh
Kishte ngordh gomari
Më erdhi shumë keq
S’di ku i është varri...
Malit e gjente rrugën
Ai për mrekulli
Edhe pse s’ishte
Anëtar në parti...
Përherë kur pëlliste
Thoshte s’jam lider
Por jam shumë mençur
Bile edhe dylber...
S’kam si liderët
Unë fakultet
As nuk pispillosem
Të dukem si mbret...
Barrën që ma ngarkojnë
Unë e çoj në shtëpi
Është amanet
Gostitem me tagji...
Jo si ato të pa cipë
Shumë gjëra premtojnë
Si ulen në kolltuk
Ato i harrojnë...
Tash te kolltuku
Vëndojnë kunj të fortë
Shpejt lumturia
Do tu kthehet në mort...
Lider mësoni rrugën
Siç e mësojnë gomarët
Mos të cofni si ai i mjeri
Ju nga vetë shqiptarët...???!!!