Kulturë
Vahit Nasufi: Urime ditëlindja jubilare
E hene, 09.02.2015, 08:18 PM
Vahit Nasufi
URIME DITËLINDJA JUBILARE
- Në shenjë respekti dhe nderimi për ditëlindjen jubilare të 65 -të -
Fshati Tugjec shtrihet n`Gollak -
Pozitën gjeografike e ka për merak!
Tugjeci ka rritë shumë djem e çika,
T`shëndoshë si molla që nuk i pret thika!
Më dhjetë Shkurt, t`vitit Pesëdhjetë -
N`Tugjec lindi shpresa e vërtetë,
Demir Krasniqi, këngëtar dhe poet -
Që e ktheu shpresën, n`realitet!
Emrin e fshatit shumë lart e ngriti -
Fshati është krenar për yllin që e rriti,
Ky yllë, s`bën dritë kur është terr,
Por, mikrofonin n`dorë kur e merr!
Lëshoi rrezet mbi trojet shqiptare -
Që depërtuan nëpër shumë dritare!
Rrezet e arta të Demirit -
Shkëlqejnë si guri xhevahirit!
Gjashtëdhjetë e pesë pranvera -
Ikën shpejt, sikur ia mori era,
Për këngët që këndoi ai tërë kohës -
Populli i tij, është shumë mirënjohës!
Për katërdhjetë e pesë vite -
Një thesarë me këngë dhe hite!
Veprën e tij, që bëri ditë e natë -
Popullit t`vet, ia la dhuratë!
Kurrë me këngë nuk bëri biznes -
Këndoi për popull, jo për interes!
Sa herë ftohej, n`koncerte humanitarë -
Kurrë s`thoshte jo, shkonte vullnetarë!
Prezentoi Kosovën n`shumë festivale -
Në ato ballkanike edhe ndërkombëtare!...
Është sinonim i jetës muzikore -
Është dhe muze, i këngëve burimore!...
Është "Kroi i Këngës" që s`i thonë kot -
Prej tij rrjedhin këngë, shumë edhe sot!
Koha e lirë kot nuk i ka shkuar -
Edhe libra shumë, Demiri ka botuar!...
Heronjëve kombëtarë, ai kur u këndoi -
Kantautor i vërtetë, kurr nuk i dalloi!
Që prej Skënderbeut - Heroit kombëtar -
Deri te Ademi - Komandanti legjendar!
N`tela t`çiftelisë, i shkojnë lotët si gurra -
Nuk e le t`qetë, malli për do burra...
Ato burra ishin, më t`mirit këngëtarë,
Që i pat ndonjëherë kombi shqiptar!
Demiri ishte pedagogu i parë -
Që ua msoi nxënsve, Himnin kombëtarë!
I këndoi këngë edhe Manastirit -
Djep i Alfabetit - qytetit më të mirit!...
Edhe në Ulqin - në qytetin bregdetar -
I pari këndoi shqip, ky këngëtar shqiptar!
Plaku me kurreshtje - t`riut i rrëfen:
"Enciklpoedi - këngëtar doajen"!
Vepra e tij e madhe, puna artistike -
I solli mirënjohje, shpërblime publike!...
Për këngën shqipe gjithmonë ka punuar,
Grupe muzikore, shumë ka themeluar!...
Dyzetë e pesë vite, n`estradë shkëlqen -
Për këngën shqipe, është një ëmblemë!...
Emrin populli kur ia përmendë -
I thotë - ikonë, yllë dhe legjendë!...
Askush n`këtë botë, i ri nuk ka mbetë -
Edhe Demiri n`derë t`pleqërisë troket!
Pritëm moj pleqëri, po vi edhe pak -
Për t`ia thënë këngës ende nuk jam plak!
Meqenëse unë shumë e adhuroj -
Nëpërmjet kësaj kënge, që ia kushtoj,
Ditëlindjen jubilare, nga zemra ia uroj,
Jetë t`gjatë sa malet unë i dëshiroj!...
Gëzuar - Gëzuar - Gëzuar