Kulturë
Vatikani dhe Shqiptarët- në një libër i ri
E marte, 03.02.2015, 07:09 PM
Vizita
historike Papa Françeskut nga njohës të ndryshëm të rrethanave ndërshqiptare:
politikanë, historianë, shkrimtarë, klerikë, e njerëz të medias, njëzëri u vlerësua të jetë historike.
Në kuadër të aktiviteteve të shumta që u organizuan për vizitën e Atit të Shenjtë, si konferenca, tribuna, debate, etj. vlen të veçohet Konferenca “Vatikani dhe Shqiptarët”, që u organizua nga Senati Demokristian në Shqipëri.
Punimet e kësaj konference, janë publikuar në një libër “Vatikani dhe Shqiptarët”, të cilën e ka përgatitur presidenti Lazër Stani dhe e ka botuar Senati Demokristian.
Libri hapet me një fjalë hyrëse nga shkrimtari Lazër Stani, ndërkaq aty janë përfshirë edhe fjalimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanit, pastaj ai Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, si dhe një studim i gjatë i Naritan Cekës për shqiptarët dhe krishterimin e hershëm.
Pjesa tjetër e librit, ka përfshirë gjitha punime që janë lexuar në konferencë, të autorëve: e Ndue Ukajt, Gjon Berishës, Dorian Koçit, Kastriot Markut, Nikollë Lokës, Azem Qazimit, Visar Zhitit, Agron Gjekmarkajt dhe Thanas Gjikajt.