Mendime
Hilmi Saraçi: Zgjidhja e ngërçit (?)
E diele, 23.11.2014, 08:59 PM
Zgjidhja e ngërçit (?)
Nga Hilmi Saraçi
Para disa muajve , menjëherë pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 pata shkruar një opinion se një kualicion i mundshëm në mes të PDK-së dhe LDK-së do të ishte një zgidhje e mirë për Koasovën , pasi që këto dy parti kanë një potencial politik , profesional dhe institucional më të lartë për të udhëhequr Kosovën. Mirëpo kjo nuk ndodhi qysh në fillim dhe siq e pamë kjo mori përmasa të gjera dhe të padëshiruara- u formuar një ngërç politik gjashtëmujor që ishte një dëm për Kosovën, shprazëti politike , ekonomike dhe përgjithsisht institucionale në vend.Përpjekjet për një harmonizim ndërpolitik dhe ndërpartiak nuk arriten të gjejnë zgjidhje dhe një efekt të duhur institucional. Gjatë kësaj periudhe kohore u formua kualicioni paszgjedhor VLAN me një qellim që partia fituese në sgjedhje , me Hashim Thaçintë vetëm që Qeveria e Thaçit mos të ket mbështetjen për formimin e qeverisë, pasi kjo qeveri e Thaçit gjatë dy- tri mandatëve nuk ka tregua sukses në qeversjen e vendit.Sidomos kritikohet për shumë lëshime dhe gabime të pafalshme siq janë bisedimet me Serbinë, privatizimi, korrupcioni , krimi i organizuar...
Veriu i vendit ndër problemet jetike të vendit
Bisedimet me Serbinënë këtë mënyrë nuk ishin dhe nuk janë në favor të Kosovës edhe ato bisedime dhe vendime të mara nuk janë implementuar.Veri i vendit që 15 vite është i ndarë nga institucionet e Kosovës dhe gjithnjë është duke shkuar në dëm të shtetit të pavarur të Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe BE edhe pas shumë përpjekjeve (bisedimeve) nuk ka arritur të përmirësojë gjendjen në veri të vendit. Ky është një ndër problemet e pazgjidhura të Kosovës, sidomos krimi i organizuar ,kontrabanda… sikur nuk ka mundësi të ndalen në këtë pjesë të vendit, por edhe përgjithësisht në vend. Për këtë broblem nuk mund të fajsohet vetëm Qeveria e Kosovës, por edhe ne si qytetarë të Kosovës që kemi qenë mjaft të përmbajtur ndaj këtyre lëshimeve dhe gabimeve dhe Bashkësia Ndërkombëtare që nga fillimi i pas luftës dhe në dialogun me Serbinë ishte më tepër në krahun e Serbisë, Privatizimi i ndërmarjeve shoqërore është bërë pa kritere të duhura ligjore, me keqpërdorime të llojit të veçantë. Në këtë fushë dikush ka përfituar shumë , ndërsa punëtorët kanë mbetur pa vendet e tyre të punës , të përjashtuar dhe në varfëri të skajshme.Ndërsa mos të flasim për krimin e organizuar, korrupsionin dhe dukuritë të tjera negative për të cilat vazhdimisht është folur dhe kërkuar që të luftohet kundër tyre dhe të zbulohen bërësit e tyre. Prandaj në shumë takime dhe tubime partiake dhe në parlament u kritikua qeveria për të gjitha këto lëshime dhe gabime. Kjo ishte arsye e madhe që kjo qeveri të ndrrohet dhe të zëvendesohet me të tjerë nga kualicioni paszgjedhor që kishte edhe numrat në parlament për të udhëhequrinstitucionet e vendit- parlamentin dhe pastaj edhe qeverinë. Pas disa përpjekjeve me shumicë të votave arritën që të zgjedhin kryetarin e parlamentit, Isa Mustafën, pa pjesëmarrjen e partisë më të madhë – PDK-në. Këto përpjekje dhe zgjidhje Gjykata Kushtetuese, me në krye Enver Hasanin e çfytizoi, sepse sipas kushtetutës kryeparlamentari i takon partisë më të madhe që ka fituar në zgjedhjet e 8 qershorit 2014 , PDK-së. Thaçi duke u bazuar në këtë, Gjykatën Kushtetuese gjithnjë kërkonte një marrveshje mes partive të bllokut për krijimin e institucionëve dhe për të thirur seancën parlamentare, por kjo nuk pati sukses të realizohet deri me tani, në fund. Në këtë fushë rol negativ ka luajtur kryesuesja ,Flora Brovina me paaftësinë e saj (deputete më e moshuar) e cila nuk dinte ta udhëheq séance, e hutuar dhe e dirigjuar nga PDK-ja, në krye me Hashim Thaçin. Kështu ajo pengoi krijimin e institucionëve në kohën e duhur.
Marveshja e partive te kualicionit nuk ishte e ndërtuar mirë
Marr
logjikisht dhe juridikisht në këto raste fjalën kryesore duhet ta kenë ata që kanë numrin më të madhë në parlament dhe
se vendi për të diskutuar dhe për të bërë marrveshje është parlamenti.Marveshtja e
partive të kualicionit paszgjedhor nuk
ishte sa duhet i ndërtuar dhe i konsiliduar, kishte mjaft plasaritje dhe
paqartësi.Në këtë marrveshtje u nominuan Isa Mustafa për kryeparlamentar ,
ndërsa Ramush Haradinaj për kryetar të Qeverisë . Kjo nuk ishte e logjikshme
dhe me vend pasi që me nëndë teputetë sa ka AAK-ja të bëhet kryeshef i
eksekutivit lideri i tyre , Ramush Haradinaj. Kjo siq u pa edhe më vonë nuk
ishte një nominim me vend (i përshtatshëm) ,sepse kryegzekutivin është dashur
ta marrë partia më e madhe siq ishte LDK-ja, në krye me Isa Mustafën. Të qarat
menjëherë filluan pas vendimit të prerë të Gjykatës Kushtetuese se
kryeparlamentari i takon vetëm partisë fituese në zgjedhjet e 8 qershorit 2014.
Mendoj se pas kësaj ka qenë normale të bisedohet për kandidatët e nominuar pa
një kriter të duhur në marveshjen paraprake , pasiqë Isa nuk kishte të drejt
për kryetar të parlamendit siq e kishte
Këmbëngulja e Ramush Haradinajt për kryemandator të qeverisë
Kjo do ta ruantë kualicionin nëse Haradinaj do të hiqte dorë nga nominimi për kryemandator të qeverisë që tani me vonesë kërkonte LDK-ja. Mirëpo Ramush Haradinaj këmbëngulë se vetem ai duhet të jetë i numinuar për kryetar të qeverisë dhe se çdo prishje të marveshjes do të konsiderohet si tradhti ndaj marveshjes.Tani Hashim Thaç sikur arriti që të përçajë bllokun dhe në këtë mënyrë të zgjidhet ngërçi politik.Thuhet se edhe Haradinaj është përpjekur të bëjë kualicion me PDK, por me kusht që të bëhet kryeshef i qeverisë. Kjo nuk ishte e mundur, sepse Thaçi nuk do të ishte pajtuar. Ai kaherë ka kërkuar një kualicion me LDK-në, ku edhe ndërkombëtarët kishin një mendim të tillë. Duke u nisur nga të gjitha këto lëvizje të pakëndshme për politikën kosovare mendoj se kjo zgjidhje fundit (kualicioni LDK-PDK) është më e mira ndër të këqijat…
Kurgjë të përsosur nuk ka në shoqëri
Reagimet
fundit nga kualicioni VLAN, sidomos i AAK-së, me Ramush Haradinaj dhe VV në
krye me Albin Kurtin janë të papëlqyera dhe të ngutshme dhe si të tilla nuk
mdihmojnë në zgjidhjen e problemeve mjaft të mëdha në Kosovë, përkundrazi do të
ndikojnë nëgativisht për të ardhmen e Kosovës. Këto dy parti por edhe Nisma
duhet edhe më tutje të jenë një opozitë e fortë që do të ndihmonin në
përmirësimin e gjendjes në Kosovë. Në krye të institucioneve duhet të zënë vend
njerës të ngritur politikisht, profesinalisht, moralisht dhe me refleks të
duhur patriotik të cilët nuk mendojnë vetëm për interesat e veta personale ,por
për popullin që e ka kapluar skamja ,kriminaliteti dhe shumë