Kerko: xhafer leci
Baki Ymeri: Revista Shqiptari kushtuar poetit Neki Lulaj
E marte, 30.04.2013, 08:29 PM
Revista Shqiptari
kushtuar poetit Neki Lulaj
Nga Baki Ymeri
E botuar përmes kontributeve vullnetare të idealistëve tanë (Miradije Ramiqi, Jeton Kelmendi, Xhever Ymeri, Kadri Voka, Sadulla Zendeli Daja, Luan A. Dibrani, Xhafer Leci, Besnik Lajqi, Dedë Preqi, Ramiz Dërmaku etj.), kjo revistë që del kohëve të fundit me 50 faqe në kolor, i kushtohet familjes së ngushtë të Neki Lulajt, bashkëshortes Fetanete, si dhe familiarëve Adriatikut, Armendit, Laureatit, Leartit, Agonit, Albianës, Fluturës, Ilirianës, rrezes së parë të pranverës, Arianit, si dhe gjithë miqve të shpirtit dhe të konakut të tij cilët i ka digë të jetës para vështirësive. Në ballinë, Nekiu me prindërit e tij të dashur: Halil dhe Ajne (Hasanramaj) Lulaj. Ata ishin dhe ngelën Engjëjt e pazëvendësueshëm të jetës së tij. Në revistë defilojnë fotografi personalitetesh të njohura shqiptare e gjermane, shkrimtarë, shkencëtarë dhe artistë si, Mark Krasniqi, Pajazit Nushi, Nexhat Rexha, Rita Saliu, Skënder Zogaj, Klara Kodra, Isak Shema, Stefan Schwarz, Sebastian Nuiqi, Sylejman Lokaj, Gjelosh Gjokaj, Bajrush Morina, Arben Kondi, Ali Geci, Zenun Gjoci, Bruno dhe Paskalina Shllaku, Maria Lajcaj, Hafiz Gagica, etj.
Pason një cikël poetik, mendimet e poetit për jetën dhe veprën e Ali Podrimjes, reçensioni “Jusuf Gërvalla ishte shkëndi e bjeshkëve me dritën magjike të Dardanisë”, mendime kritike të Zenun Gjocajt (Vepër poetike e pezmit, mallit dhe krenarisë), dhe Hasan Qyqallës (Persiatje emocionale poetike). Ballina librash, mirënjohje dhe fotografi me voglushin Leart Berisha duke zgjedhur lulet e shpirtit për gjyshërit e dashur në Gurrakoc të Kosovës. Leart Berisha, nipi i dashur i gjyshit që thot: „Këta flamuj, o gjysh, sa herë janë larë me gjakun e gjyshërve tanë gjatë historisë?”. Në fotografi tjera, momente gjatë përurimit të librit Trinomi i Lirisë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, çaste përkujtimi për Tahir Deskun organizuar nga gazetari reporteri i luftë, pelegrini zt. Maxhun Smajli, fotografi në Kodrën e Trimave në Prishtinë me rastin e 29 vjetorit të vrasjes së Heroit të Kombit, Bajram Bahtiri, kujtime nga Duboviku, te varri i Hasan Prishtinës me dashamirët e tij.
Nekiu u lind më 13 janar të vitit 1955 në fshatin Bërliq të Komunës së Pejës. Është fëmija i pestë nga shtatë fëmijë që kishin prindërit e tij. Varfëria e asokohshme e përdhunonte shqiptarin ngase rrugët për fshatarin ishin të ngushta, pa kurrfarë shprese e perspektive. Kjo ndikoi që të vetmin burim të jetës prindërit ta sigurojnë përmes shkollimit të fëmijëve. Vëllau i tij i madh, Demushi, kreu Normalen në Pejë, duke qenë ndër mësuesit e parë në vendlindje dhe ndër arsimtarët e parë në fshatrat e Komunës së Pejës. Nekiu shkollën elementare katërvjeçare e kreu në fshatin Prapaqan, ku mësues e kishte Ramiz Popovcin, i cili kishte mësuar një vit më herët me patriotin e pavdekshëm shqiptar, Jusuf Gërvalla. Katër klasët tjera i mbaroi në Shkollën fillore „Fan Noli”, në Kryshec, duke e vazhduar gjimnazin „Vëllezërit Frashëri”, në Deçan. Si pasojë e udhëtimit të largët në këmbë nga nga Bërliqi në Deçan, si dhe nga kushtet e tjera të vështira dhe fanatizmi kanunor, u detyrua që vitin e fundit të shkollimit të mesëm ta vazhdojë në gjimnazin „Ramiz Sadiku”, në Rahovec, ku edhe u diplomua me sukses të shkëlqyeshëm.
Pas kësaj u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës (Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe), ndërsa në vitin e tretë, pa u shkëputur nga ndjekja e ligjëratave, regjistrohet edhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike „Bajram Curri”, në Gjakovë (Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe), të cilën e pat përfunduar me sukses falë përkrahjes profesionale të poetit dhe profesorit të ndjerë, Din Mehmeti. Me shkrime ka filluar të merret qysh në moshë të njomë, duke botuar në shtypin e shtypur, por edhe në massmedian elektronike, një numër të konsideruar poezishë dhe subjektesh publicistike me karakter patriotik. Aktualisht jeton dhe vepron në gjirin e Lokomotivës së Europës, respektivisht në Gjermani, ku punon si edukator në një shkollë shqipe me fëmijë shqiptarë, si dhe në një shkollë gjermane.Jeton dhe krijon në Speyer të Rheinland-Pfalzit,ku ka një autoritet të madh në qytetin e lartë-permendur. Pesë vëllimet e para të tij me poezi vlerash të veçanta e kanë parë dritën e botimit në Bukureshtin e rilindësve tanë. Janë pesë albume perlash poetike ku zotëron bota sentimentale e një mërgimtari me shpirt të florinjtë, i cili shkruan me çiltri për Dardaninë e zemrave tona.
Jeta dhe vepra e Ali Podrimjes
Ali Podrimja u lind në Jakovë, me 28 gusht 1942 ku e kreu shkollën fillore e të mesme,studimet universitare për gjuhë dhe letërsi i përfundoj në Universitetin e Prishtinës.Një kohë të gjatë ka punuar në të përditshmen Rilindja ishte dhe redaktor i Rilindjës. Anëtar i Akademisë së shkencave dhe Arteve të Kosovës, në rininë e tij pesëmbëdhjetë vjeqare në vitin 1957 botoi poezinë e parë në revistën letrare JETA E RE. Kohë kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njerin nga terroret me të egra dhe më barbare të pushtuesit serbkohë e aksionit famëkeq për mbledhjën e armeve e shpërnguljeve më dramatike të përmasave tragjike të shqiptarëve në Turqi. Ka botuar shumë vellime me poezi ndër të cilat shquhen: Thirrje, Shamiat e përshendetjeve, Dhimbë e bukur, Sampo, Hija e tokës, Torzo, Folja, Credo, Poema e Drejtëpeshimit, Lum lumi, Zari, Ishulli Albania, Pikë e zezë blu, Libri mbi të qenit etj. Podrimja ka botuar edhe disa vellime me ese për probleme kombëtare,shoqërore e letrare, si dhe disa Antologji poetike.Është ndëruar me shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare është pjesëmarrës nëpër Kongreset tradicionale të kritikëve jasht Kosovës pjesëmarrës nëpër shumë festivale europiane të poezisë e deri në festivalin e fundit Zëri i Mediterranit në qytetin e LODEVE të Francës.
Si i ri
ai botoi poezinë :Kosova është gjaku im që nuk falet,kjo poezi si edhe vet
titulli ishin provokative sepse kjo ishte poezi e angazhuar kombëtarisht, për
çka xhandarrët e regjimit të asaj kohe e burgosën e përjashtuan
nga shkolla e mesme. E poeti mes tjera thoshte:
Zgjohu
Kosovë nëna ime e dashur
Balli dhe
emri im i shkelur
Zgjohu oj
A po e
ndien vajin tim
A po e
sheh si ti kam ngulur sytë
Mu në
zemër
Si ti kam
lidhur duart rreth belit
Për të
përqafuar unë ashtu yt.
Kështu
u lindëm u rritëm u rinuam e po mplakemi
të mishëruar me vargjet e të madhit Ali
Podrimja. Ai nuk u shkëputë kurrë prej
poezisë ishte e do të mbetët vetëm
poezi. Podrimja arriti qe politikën ku
kishte shumë bashkëmendimtar e miq ta veshtronte nga prizma e lartësive të
gjuhës shqipe. Duke na dhënë modelin e madh e të pa shoq të rezistencës sublime
të gjuhës së shenjët qe e kishte lindur, edukuar, rinuar, rritur, burreruar e
mplakur. Më bëhët këtu sot se e shof me sytë e mi Podrimjën pranë Dr. I
Rugovës, Azem Shkrelit, Dinë Mehmetit.Poeti Podrimja i pa lodhur vraponte me hapin e erës,e me krihët e lumit
në Kalabri,në pikëpjekje me De Raden,Naimin,
Agollin, Arian Lekën,Lasgushin palltë gjatë, Fishtën e At Zef Pllumbin,
bisedonte me njeriun e bronzit H. Hanjen,të cilit hitlerianet i dogjën librat
me një përmallim ku të gjallët e të vdekurit levronin metaforat e gjuhës.
Ate që e
bëri Isa Boletini, Ismail Qemali, Hasan Prishina, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova,
UÇK, ja e bëri Ali Podrimja, me muzën e
vet poetike andaj jo rastesisht kritika librin Lum lumi e quan një kthesë të madhe
drejtë universalës dhe dhembjës ekzistenciale duke trasformuar fatin e Kosovës
por edhe të Iliridës, Ilirisë, Çamërisë e
shëndrruar në një luftëtarë të kësaj force identifikuese. Ali Podrimja
mbetet udhëtar i përjetëshem i pavdekëshem, pati fatin e Podrimja do ta ketë vetëm një datë të lindjës
e atë 28 gusht 1942 kurse datë tjetër për të nuk do të ketë derisa të jetojnë
shqipëtarët mbi trojet e veta
shekullore. Ai është Homeri ynë shënjëtak dhe hyjnor.
Aliu do
të mbetet figura më e madhe e poezisë bashkohore shqipe. Në korrikun e 2012-tës
u varfërua bota e letrave shqipe, u shkërmoq një pjesë nga trupi, u shua ylli i
poezisë i cili deri në frymën e fundit u këndoi vuajtjeve qëndresës, heroizmit e
lirisë së Dardanisë. Ai kaloi nëpër shumë ngushtica duke hapur shtigje me miq
nëpër të gjitha ato vende kah shkoi e ku qendroi. Krijimtaria e tij ka një vlerë të lartë artistike,
poetike, kulturore e kombëtare. Princi i poezisë letrare shqipe, mendimtari i
kombit, atdhetari i dekadave, ligjëruesi i dhembjeve, intelektuali i pamposhtur
i lirisë. Aliu na la testament pavdekshmërinë e vet, kryeveprat, elegjitë e
dhembjës së madhe njerëzore, lirikat e gurta, apotezën dhe hymnet e qëndresës
së pashembullt, që do të ngelen gjithmonë fanarë të pa shuar të letrave tona
dhe të identitetit tonë kombëtar. Ai shkoi pikërisht pas 30 vjetësh për ta
takuar Lumin dhe për tu çmallur me engjullin me të cilin ishte ndarë në Paris.
TITËRRIMË
VARGJESH
(Poetit
Ali Podrimja)
Si trill
poetik na erdhe
Në
amshimin e dhembjës
Sërkalat
rrokullisën
Vetëtimë
e mbushur plotë elipse
Titërron
plotë rrokje në befasi
Lajmi
këputë bë dysh frymëmarrjën
Jetën
filloi si uragan
Arratinë
mori si meteor
Si ti
lidhë sonte litarët
E
ngërrqët plot nej
Pisha u thërmoq u thye
Në
Çabratin shekullor
Zemra ju
plagos
Mbi
Ulpanë e Dardani eshkë e ndezur
Lumi në
shtratin e Lumit
Flenë në
qetësi
Euriditë
perlë e poezisë
Aliu ynë
modern
Zanorët i
mbyti i heshtja
E ti në
Rilindje gjen qetësi
Atje ku qielli në Torzo fluturonte
Ashti
Dardan mishruar në Credo
Zemrat
nuk gjetën qetësi
Në mes të
fletave të përlotura
Të
ndrydhura në Sirtarin e ri
Lumi tri
dekada rrjedhi ne vetmi
Pikëpjekjën
e pritur
Me Aliun
e vargut modern
Bashkë ta
shuajnë etjën
Të
takohën me mallin e djegur
Në mes
yjeve në përjetësi
Neki
Lulaj
ZËRI I
ZEMRËS DHE SHPIRTI I FJALËS
Neki
Lulaj i jep prioritet substancës poetike, afshit të dashurisë dhe sentimentit
që përfaqëson zërin e zemrës dhe shpirtin e fjalës. Ai e ndjen veten të
degdisur në mesnatë, duke parë se si biejnë yje dhe pëshpëritje nga qielli,
fjalë të ëmbla dhe loti i heshtjes që të shoqëron. Shpirti i tij noton nëpër
yje, duke tentuar ta prekë diellin e hënën dhe qiellin. Dhe, kur dielli lind,
shpirti i tij shndërrohet në det dashurie me reze shkëlqimtare dhe afshin e
zjarrtë të përmallimit ndaj atdheut dhe bijve të shqipes që derdhën gjak për ta
bërë Shqipërinë Shqipëri.
Neki
Lulaj është poeti i lirisë, skulptor fjalësh dhe mjeshtër i artit poetik, i
ngarkuar me meditime filozofike, ëndërrime, fluturime, përjetime të ëmbla e të
dhimbshme, dhe, siç thekson kritika letrare, vargu i tij ka një përmbajtje të lartë artistike dhe një ndjeshmëri të thellë ku reflektohet realiteti
i shqiptarizmit në Kosovë dhe Diasporë. Në këtë vëllim defilojnë emocioni,
dhembja dhe ballafaqimi me realitetin. Poeti shëmbëllen me ushtarin, me
famullitarin apo me flamurtarin e batalionit.
Lirika e Neki Lulajt është një forcë e gjallë e vitalitetit shqiptar me tingujt e gjallë të shqiptarizmit në diasporë. Ai dëshmon se e ka përvetësuar historinë dhe e ka ndjerë gjuhën shqipe si një xeherore të florinjtë për të krijuar vlera të reja. Poeti është mbret që e kupton letërsinë si një ansambël meditimesh sociale, patriotike dhe filozofike, që ta përkujton Kantin e dikurshëm, i cili e kundronte kulturën si një gjeometri ku zotëronte teoria e tij si një metaforë e kohës, hapsirës dhe mjeteve tjera për rrumbullakësimin e jetës, një kushtrim i bekuar që të fton ta dinamizosh duke rendur në hap me të dhe me evoluimin e saj. (Baki Ymeri)
![]() |
Ballina e Shqiptarit me poetin Neki Lulaj (2013) |
Një nga faqet e Shqiptarit me poetin Neki Lulaj |
Takime dhe kujtime atdhetare në trojet e cultures |
Një nga faqet e Shqiptarit me poetin e diasporës sonë |