Kulturë
Beqir Cikaqi: Fadil Vata - luftëtar i pa epur…
E diele, 28.04.2013, 04:05 PM
 Fadil Vata - luftëtar i
pa epur… ( 03.01.1962 – 25.04.1990 )
Fadil Vata - luftëtar i
pa epur… ( 03.01.1962 – 25.04.1990 )
Në Therandë,  zbulohet Shtatoria e Heroit të Kosovës Fadil
Vata
Nga: Beqir Cikaqi
1.         Mëngjesi,  qytetin e 
Therandës me 25 prill gjeti të zbukuruar e stolisur me flamuj kombëtar.
Edhe qytetarët dukeshin më ndryshe! Mbase kishin arsye, sepse në mesin e tyre,
përkatësisht në qendër të Therandës, 
vije biri i tyre Heroi kombëtar 
Fadil Vata. Edhe pse fizikisht ka munguar heroi për  më tepër se dy dekada, vepra, frymzimi ideali
i tij nuk ka munguar  për asnjë moment.
2.         Komuna e Therandës,  në 23 vjetorin e vdekjes, me një Akademi
përkujtimore, ka përkujtuar veprimtarin, atdhetarin e devotshëm dhe Heroin e
Kosovës Fadil Vatën. Kjo Akademi u mbajtë ne Shtëpin e Kulturës “Ukë Bytyqi” që
ishte e vogël për ti zënë të gjithë të interesuarit. Akademia  u hap 
me intonimin e himnit kombëtar të interpretuar nga grupi “Theranda”.  Në këtë Akademi morrën pjesë dhe folën
Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, kryetari i komunës
z.Blerim Kuçi, Veprimtari Adem Demaçi, kryetari i BDI-së Ali
Ahmeti(bashkëveprimtar I heroit), bashkëveprimtarë e shokë të Fadil Vatës, dhe
shumë qytetar jo vetem nga Theranda. Për veprimtarinë politike dhe aktivitetnin
në ilegale të Fadil Vatës ka fol z.Gafurr Elshani,i cili ndër të tjera
potencoi:”…Po të mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do të mund
të mbijetonte fryma e rezistencës sonë kombëtare, pa luftëtarët e paepur si
Fadil Vata, sigurisht nuk do të mund të formohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës,
pa trimat si Fadil Vata, Kosova njuk do të mund ta sfidonte  pushtuesin serb, pa bij të mençur, të
vendosur e të sinqertë si Fadil Vata, Kosova nuk do të arrijë të ketë liri të
plotë dhe as pavarësi normale e të pambikëqyrur, pa idealistë si Fadil Vata,
Kosova nuk do ta ketë të sigurt të ardhmen e saj,... Lavdi jetës dhe veprës së
tij ! ”.
3.         Kryetari i komunës z. Blerim Kuçi e ka
falemenderuar të gjith ata që kan kontribuar për ngritjen e Shtatores, në
veqanti Kryeministrin,ansambleistet e Komunes së Therandës, etj, ndërsa e ka
quajtur Fadil Vatën, simbol të lirisë, simbol të sacrifices, ….
4.         Presidentja e Republikës, Atifete
Jahjaga, e cila në një ceremoni të veçantë e ka dekoruar me titullin “Heroi I
Kosovës”, veprimtarinë Fadil Vata, në Akademi ka thënë se rruga deri te liria I
përket heroit të Kosovës Fadil Vata, bashkëmendimtarëve dhe bashkëveprimtarëve
të idealit që u shkrinë në veprimtarinë e tyre, duke dhënë kontribut domethënës
që çeshtja jonë kombëtare të zgjidhet drejtë, që ne sot të gëaojmë shtetin tone
dhe të punojmë për të ardhmën e atdheut…
5.         Fjalë rasti në këtë Akademi mbajten
edhe Ali Ahmeti I ardhur enkas nga Maqedonia, si dhe simboli I rezistencës
kombëtare z. Adem Demaqi.
6.         Në emër të familjarëve të pranishmëve
iu drejtua   vëllau I heroit Fadil Vata,
deputeti I parlamentit të Republikës së Kosovës z. Ramë Vata.
7.         Në fund të paraqitjeve  të personaliteteve  dhe bashkeveprimtarëve të heroit,  grupi i këngëtarëvë “Theranda”para qiti pika
artistike me këngë atdhetare.
8. Pas Akademisë në qendër të qytetit u bë zbulimi I shtatorës së Fadil Vatës, i cili vdiq më 25 prill të vitit 1990, në Bazel të Zvicrrës.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










