Kulturë
Skënder Hoxha: Copëza kujtimesh…
E hene, 15.04.2013, 07:07 PM
SKËNDER
R. HOXHA
LIRIKË
PËR KËNGË HARRIMI
(Copëza
kujtimesh…)
Në ditë
festash
Ngjallen
përfytyrimet
Kujtimet
shpalosen vetë
Nëpër
Dushkajën time
Nëpër
vendlindjen time
Nga
lodrat fëmijërore
Të asaj
kohe të varfër
Fëmijë
këmbëzbathur shkoja
Një lopë
për ta kullotur e
Krande të
mbledhja në mal
Se nëna
më priste
Të piqte
misërniken n’çerep
…
Tash
kujtimi shpalos ditët
Se si
kalonin
Bashkë me
rininë
Time plot
ëndrra
Nëpër
peizazhe të vrugëta
Kohë e
pamëshirshme ishte –
Largohu
kujtim i hidhur!...
Më
shtrëngon këngë harrimi
Dushkaja
ime plakë këndellu!
Se
buzëqeshjen kafshoj përmallshëm.
II
Se
buzëqeshjen kafshoj përmallshëm
Shpesh
kah –
E kaluara
ime lëpihet
Dhembshëm
e krenarisht
Kur atje
në Dushkajë
Shiu
rigon prajshëm
Në kodra
e male
E
luginave të buta e gurore
Lëshojnë
shtat prroskat
Dhe
derdhen në përroje
Lumbardhë
Nga
Marmulli në jug
e deri në
Butajë.
Gjithandej
shtegtoja
Rrugëve
të harruara
të
baltosura
Rrugëve
malore
Qafësukave
monopateve
Të
Dushkajës sime…
Më shumë
këmbë
E dikur
vonë
Me një
biçikletë të ndryshkur
Kisha
mësyrë dhe unë
Ndër të
pakët atëherë
Të
vazhdoj shkollën
Në
Gjimnaz të Gjakovës,
Unë
gëzimi i parë
I
prindërve të mi malësorë.
III.
Nëna më
jepte me vete
Bukë
misri të haja
Gjatë një
jave në qytet,
Nga e
diela në të diel
Ishte
skamë e madhe atëherë
E kuptoja
gjendjen edhe vetë…
Kur
udhëtoja me biçikletë
Asaj
rruge të gjatë
Nga
Shqiponja deri në Gjakovë
Më dukej
se fluturoja
Më dukej
se prekja ylberin!
Pranverave
të hershme
Nëpër
rrugët malore
Merrja
lule e gjethe të reja
E me to –
Stolisja
biçikletën…
Si i ri i
papjekur që isha
Nuk
kuptoja hallet e jetës
Por,
lulet e gjelbërimin
I doja pa
masë…
…
Eh, dikur
më vonë
Në të
tretën e në të katërtën
klasë të
Gjimnazit -
shpesh
udhëtoja me biçikletë
Nëna më
përcillte të dielave
me do
bukë e tesha mbështjellë
kaptoja
rrugëve e rrugicave
malore të
Dushkajës
Ndonjë të
diel në mbrëmje
ktheja te
tezja në Radoniq
dhe fleja
një natë aty
se e
kisha më afër Gjakovën
Edhe ajo
më jepte nga ndonjë
monedhë
që ta kem në xhep –
Të duhen,
tezjo, më thoshte…
Po,
ndonjë të diel
kur ishte
kohë pune
nuk
përtoja të bëj punë krahu
për të
fituar ndonjë para
t’më
gjenden për bukë goje
e për
ndonjë libër a fletore…
Por, ka
ndodhur ndonjëherë
që me
ndonjë para
që mund
t’i ndaja nga nevojat
në qytet
të bleja
nga një
thes bukë furre
e t’ua
çoja prindërve
e
familjarëve të tjerë
se në
familjen tonë
vërtet
kishim skamë!
(2012)