Speciale » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Lufta turko-veneciane (1645-1669) dhe terrorizmat turke në trojet shqiptare
E marte, 02.04.2013, 04:41 PM
LUFTA TURKO - VENEZIANE (1645-1669) DHE TERRORIZMAT TURKE NË TROJET SHQIPTARE
NGA ILIA S. KARANXHA
Mezi i shekullit të XVII për Perandorinë Otomane
përkon me angazhimin e saj në luftën për marjen e ishullit të Kretës e njohur
ndryshe edhe me emrin Lufta e Kandias (1645-1669). Veprimet luftarake kryesore u zhvilluan
në detin Egje e në ishulli i
Kretës mirëpo një front i dytë, jo më
pak i rëndësishëm, u zhvillua edhe në Dalmaci.
Pra ishte një luftë që kishte si
qëllim kryesor zgjerimin apo ruajtjen e
zonave të influencës e cila mori edhe karakterin e një lufte fetare mes shteteve ndërluftuese.
Gjëndja dhe zhvillimi i veprimeve luftarake përsëdrejti ose tërthorazi do të
preknin edhe trojet e banuara nga
shqiptarët. Fillimi i kësaj Lufte u
parapri nga ngjarje të tjera që ritën së tepërmi tensionin mes dy shteteve
ndërluftuese. Kështu më 1638 flota veneciane sulmoi e shkatëroi flotën e piratëve barbareski që ishte e strehuar në
gjirin e Vlorës duke bombarduar edhe qytetin.
Ndërsa turqit nga ana e tyre një
vit më vonë me qëllim që të vendosnin
rregullin e kontrollin në zonën e Kelmendit dërguan një ushtëri prej 15
mijë ushtarësh e cila edhe pse dogji e shkatëroi shumë shtëpi nuk ja aritën dot
qëllimit mbasi kelmendasit sipas
dëshmitarve të kohës: “u tërhoqën në malet e ashpra, me fëmijët
e tyre, e meqënëse zbrisnin natën , e luftonin, kështu që turqit u raskapitën që të arinin t'i
mposhtinin e u larguan me humbje të rënda e me turp.”
Vetë karakteri grabiqar i Luftës rëndonte
pa më të voglin dyshim mbi gjithë popullsinë shqiptare ndërsa përsa i përket ngjyrave fetare në
konflikt ky ishte një element më shumë
që shtynte autoritetet lokle turke të konsideronin automatikisht popullsinë e besimit katolik e në mënyrë të veçantë klerin shqiptar si
armike të Perandorisë. Nuk kishte shumë
rëndësi fakti në se ishin apo nuk ishin fajtorë, ata mbeteshin vazhdimisht objekt i domosdoshëm për tu luftuar.
Mbas ngjarjeve që kishin ndodhur në Vlorë(1638) e
në Kelmend(1639) që folëm më lart aty nga korriku i vitit 1645 mësohet se në Shkodër
kishte mbritut një lajms: “me
urdhërin nga Porta (e Lartë) që çdo shtëpi si
Turke(myslimane) ashtu edhe e Krishterë duhet të japë pesë realë për kokë, për mbajtjen e
luftës. Veç kësaj çdo shtëpi duhet të japë një skudo për mbrojtjen e ushtarëve
marinarë dhe tokësorë, (e) që çdo shtëpi e Krishterë ku janë tre vetë në
familje, njëri duhet të shkojë si remtar..”
Më 18 shkurt të vitit 1646
famulltari i Budës don Giovanni Vestio referonte se: “Që të gjithë kemi mbetur të befasuar nga tmeri i padëgjuar
dhe terrori për lëvizjet e tanishme ku
për të gjithë Turqinë janë grumbuar ushtëri shumë të armarosura...”
E domosdoshme është të bëhet pytja me këtë rast: A
pati ndonjë përfitim apo rikthim të mirash materiale Shqipëria nga administrata taksambledhëse otomane ? A pati
ndonjë përfitim Shqipëria me rastin e
kësaj lufte? Sigurisht që jo. Takast e
mbledhura shkonin gjithmonë në Stamboll
duke varfëruar e shkretuar gjithmonë e më shumë vendin. Periudha 1645-1669 u
shoqërua me shpërnguleje masive popullsish (shqiptarë, morlakë, malzezë) drejt
veriut dalmatin (Grykat e Kotorit,
Jemi akoma në gjëndjen e luftës e një dokumet
që mban datën 30.III.1661 i
shkrojtur nga Himara prej arqipeshkvit të Durrësit Lascari bën të
ditur se në Vlorë ishin dërguar tre çaushë me qëllim që të bllokonin e të
sekuestronin të gjitha drithërat e në të njëjtën kohë ishte hapur lajmi se turqit po pregatiteshin për të sulmuar me
ushtëri atë Provincë. Kuptohet interesat
imperiale nuk pyesnin shumë në se një krahinë malore si Himara kishte apo nuk
kishte drithë për tu ushqyer. Por me që
himariotët e ndjenin vehten jo aq
të varur nga Porta e Lartë po atë vit u
sulmuan nga Bejlerbeu Osman në kry të një ushtërie turke prej 15 mijë
vetësh. Ushtëritë turke në verën e vitit
1661 vërshuan në fshatrat e Himarës duke grabitur ç'mund të gjenin por në fund
u detyruan të tërhiqen të mundur.
Gjëndja aty u keqësua së tepermi në maj -qershor të vitit 1664 kur një
tjetër ushtëri e madhe turke e udhëhequr
nga Mehmet pashë Vërlaci u dynd
duke bërë dëme të mëdha zuri rob
patriatkun e Ohrit Atanasio dhe sipas
dëshmisë të ipeshkvit të Myzeqesë
Arkadio deshte ta ripte të gjallë por mundën ta shpëtonin duke paguar
1500 reali .
Pra principi i grabitjes, shkatërimit e vrasjeve e
bënte të nderuar pashanë shqiptar edhe
para Portës së Lartë dhe nuk ishte aspak në kontradiktë me formën e
amdinistrimit otoman. Mos duhet t'i interpretojmë e të mendojmë ndryshe për
këto fakte?
Klerikë dhe parësia e Himarës të kantandisur në një gjëndje të mjerushme që
nuk dinin se ku të përplasnin kokën me që shteti Imperial i luftonte vazhdimisht dhe nuk i ndihmonte aspak dërguan letra ankese dhe i kërkuan ndihma
Selisë së Shënjtë. Një farë
ndihme ju dërgua por sot nuk diskutohet më për histori e fakte historike por për
historiografi e për interpretime all-turka.
Pësa i përket
angazhimit zyrtar të Shkodrës në luftën turko-venete qysh nga fillimi i saj del nga një relacion që fra Gregorio Romano i dëgon
Propogandës Fide më 22 korik 1646
ku e njofton për veprimet luftarake të
Jusuf Beut të Shkodrës që kishte mbritur
në kufijtë e Kotorit tre ditë më
parë me një mijë këmbësorë e prej andej
kishte shkuar në Pastroviq ku kishin ndodhur disa përpjekje. Të
tilla inkursione nga ana e sanxhakbeut do të përsëriteshin gati vit për vit bile më 1648 indirekt mësohet se ai kishte
shkuar të luftonte edhe në Kretë.Kuptohet me ushtarë të mbledhur në Shqipëri.
Situata akoma më e rëndë dukej në Shqipërinë e
mesme ku kishte mbritur Murat Pasha që ishte si “një zjar i ndezur,
gjakatar dhe i pa mëshirshëm” (un
vivo fuoco, huomo spietato e senza misericordia) me 10 mijë ushtarë e kishte
burgosur gjashtë të moshuar nga
Kurbini me kërcënimin se do t'i vdiste
në tortura në se nuk do ta ndihmonin të kapte
ipeshkvin e Durrësit. Ipeshkvi Marko Skurra i nxitur edhe nga vala e luftës që kishte
shpërthyer kundra Turqisë në bashkëpunim
me Mirditasit kishte organizuar një kryengritjen në zonën e Krujës dhe të Lezhës.
Se çfarë ndodhi me pleqtë e Kurbinit dokumentat
që patëm mundësi të konsultonim
nuk e thonë por ndërkohë mësohet se gati të gjithë klerikët aty ishin
larguar në Dalmaci nga frika e persekucioneve. Kishte mbetur
ipeshkvi i Lezhës që ishte torturuar gjatë dy muajve që e mbajtën në burg.
Keqësimi i situas në frontin turk dhe jehona e fitoreve të ushtërive veneciane në
Dalmaci në vitin 1448 ngjallën shpresat
për një çlirim të mundshëm në trojet shqiptare. Epiqendra e kryengritjes u bë Shqipëria e Mesme gjë që tregonte se
vala e persekucionve e dhunës së egër nuk i kishte fashitur dëshirën për
liri. Në ballë të kryengritjes
popullore vazhdonin të ishin klerikët më të shquar të vendit të udhëhequr nga ipeshkvi i Durrësit Marko
Skurra me të cilin u bashkuan Benedetto Orsini ipeshkvi i Lezhës, Gjergj Bardhi ish-arqipeshk i Tivarit e më
pas ipeshkv Zadrimës e Shurdhahut, ipeshkvi i Shkodrës Gjergj Fashina
e një sërë krerësh të krahinave.
Për të siguruar mbështetje të jashtëme u
dërgua në Venetik prifti Dhimitër Skurra i cili i paraqiti kërkesën që
gjithë Shqipëria të mund të vihej nën mbrojtjen e Venetikut duke ofruar rreth
30.000 luftëtarë me të cilët do të çlironin të gjitha lokalitetet në vëndin e
tyre të okupuara nga turqit.
Senati venezian i dorëzoi Dhimitër Skurrës një
dipllomë që t'ja u tregonte të gjithë
ipeshkve e krerëve krahinorë se propozimi i tyre kishte qënë pëlqyer
publikisht. Më tej ngarkoi
gjeneralin e përgjithshëm Leonardo Foscolo që të ndiqte nga afër ngjarjet e
Shqipërisë ku po për këtë qëllim u dërgua gjithashtu Aleksandro Mikeli ndryshe Sulltan Jakia me
titullin kont i
Fjalët premtuese të Venedikut nuk u shoqëruan me
veprime konkrete edhe pse shqiptarët morën pjesë aktivisht në anën e Venedikut
gjatë luftimeve në Dalmaci ku u shquan për
trimëri të rallë.
Mbas fitores mbi Risano, në kohët antike qëndër e
lulëzuar e mbretërve ilirë, Foscolo në
vënd që të vazhdonte luftën në drejtim të Shqipërisë në prill të vitit 1649 u
kthye në Zarë që sipas raporteve të misionarëve françeskanë: “me
një neveri shumë të madhe nga Malzestë e të tjerët prej atyre popujve drejt Shqipërisë, të cilët me
përkushtim kohët e fundit i ishin dhënë Republikës, meqënëse kishin shpresuar
të gëzonin mbështetjen e saj
ushtarake, të paktën aq, sa të
fillonin me marjen e ndonjë Qyteti për
të qënë, e u gjendën tashmë papritur pa
asnjë (qytet të çliruar-IK)”
Mungesa e kësaj mbështetje por edhe plogështia e
moskordinimi i forcave kryengritëse
shqiptatre apo ideja e luftës krahinore e jo mbarë kombëtare i dha mundësi
turqve të fillonin ndjekjet dhe terrorin kundra popullsisë civile, klerikëve të huaj apo shqiptarve.
Në Shkodër turma turqsh arestuan dy misionarët françeskanë At Ferdinando d'Albizola nga
Genova dhe At Giacomo (Xhiakomo) nga
Roma të cilët me akuza falco si autorët e lëvizjes kristiane i shpunë para kadiut të qytetit i cili vendosi aty për aty me 28 shkurt 1648 dënimin me vdekje duke i kryqëzëzuar në
publik. Ndërhyrjet e disa autoriteve shkodrane si dëshmitarë për pafajsinë e
këtyre klerikëve apo ofertat në para
për mos dënimin e tyre nuk patën asnjë efekt mbi kadiun. Në të njëjtën
mënyrë po ato ditë u vranë me tortura
topçiu Lançia dhe prifti katolik shqiptar Gjergj Jubani i cili i kryqëzuar
rojti gjashtë orë dhe vdiq “i
ndihmuar nga dy të të shtëna pushke” (aiutato
da due moschettate)
Një tjetër prift
po nga Shkodra Padre
Cherubino së bashku me persona të tjerë
po për këtë qëllim u burgos por u lirua
me ndërhyrjen e të shoqes të Sanxhakbeut
i cili në atë moment ishte i
angazhuar në luftën e Kretës. Ipeshkvi i Lezhës Bendetto Orsini u
Lëvizja e
armatës veneciane e përbërë nga 70 anije që u nis nga
Zara drejt Tivarit më 13 dhjetor 1648
alarmoi turqit të cilët filluan
menjëherë raplezaljet dhe vrasjet
kundra popullsisë civile brenda qytetit të Tivarit. Shifrat e vrasjeve nga një dokumet tek tjetri luhaten por më i saktë duket informacioni i misionarit françeskan Donat
Jelich i cili thotë se turqit “në
Tivar kanë therur 73 të krishterë të zgjedhur ndër kullat, dhe të krishterët e
Tivarit të gjithë kanë mohuar fenë”
Tridhjet familje të tjera që mundën të largoheshin në zonën venetikase
duke mos i bërë dot ballë urisë u detyruan të ktheheshin në Tivar. Akoma një herë tjetër turqit ju prenë kokat
49 të krishterve po në Tivar ndërsa në
vënde të tjera shumë u varën mbi hunj, ju prenë kokat e u therën.
Pasojat e këtij persekucioni ishin të tilla që më
1659 misionari Domenicho Bubich
dëshmonte se në qytetin e Tivarit nuk gjendet asnjë i krishterë me që
i kanë myslimanizuar të gjithë.
Le të kujtojmë këtu që Tivari si qëndër
arqipeshkvie qysh nga viti 1089 me
kishat sufragane të Ulqinit, Shasit, Shkodrës, Drishtit, Barlecit, Pultit,
Kotorit, Sëbisë dhe Bosnjës ruante në katedralen e saj një pasuri të
pallogaritëshme dokumentash të grumbulluara prej gati pesë shekujsh të cilat u dogjën dhe u
shkatruan nga turqit kur ai ra në dorë të tyre(1571).
Për shkak të
situatës së rëndë që ishte krijuar në të
gjitha frontet e luftës jeniçerët në
Stamboll më 18 gusht 1648 vrasin sulltan
Ibrahimin me akuzën se kishte nisur luftën me republikën Venedike e kishte futur
vendin në një mjerim e shkatërim të madh.
Intrigat e pallatit nuk sollën asnjë ndryshim. Lufta vazhdoi me të njëjtën ashpërsi si në
frontin e Kretës po ashtu edhe atë Dalmacisë duke mbjellë gjithmonë varfëri dhe
mjerim në trojet shqiptare.
Gjëndjen e rëndë që ishte krijuar në Shkodër e
gjejmë edhe në relacionin e P. Bogdanit të
23 shkurtit 1663 e cila reflekton pasojat e luftës që u zhvilluan për
marjen e Kotorit. Në të ai shkruan:
...Me qënëse këtë vit (Shkodra – I.K.) u bë
shesh i ushtërive, për sulmin e Kotorit
, të gjitha shtëpitë katolike u caktuan për bujtjen e ushtarve. Kështu që të
krishterët e varfër për të pasur më shumë liri në praktikimin e fesë ose
mblidhen gjashtë, shtatë familje një një shtëpi ose në kulmin e dimrit për ti
lënë rehar ushtëritë, shkojnë nëpër
malet ku mbahen me një qull misri të thjeshtë, ose grurë të zjerë me që
mullinjtë janë të gjitha të bllokuara me nozullimet e ushtërisë .
Ushtria për të cilën na flet Bogdani ishte po ajo e
Mehmet Pashës Vërlacit i cili sipas premtimeve të sulltanit në se do kishte mundur të merte
Kotorin do t'i njihej qeverisja e
sanxhakut të Shkodrës gjë e cila vinte në konflikt me vetë sanxhakbeun e
atyshëm. Ushtëria e Mehmet pashës u
pasua nga ajo e Bejlerbeut të Sofjes e
mëkëmbës i gjithë Greqisë me 1000 ushtarë
të cilët nuk i kursyen
persekucionte kundra popullsisë civile dhe klerit.
Kështu administrimi turk në Shqipëri jo vetëm që i dërgonte shqiptarët të lëftonin aty ku deshte ajo, por i vinte të luftonin edhe me njëritjetrin. Jugun kundra veriut, zonat fushore kunda atyre malore. Shkalla e egërsisë me të cilën pashallarët shqiptarë apo turq silleshin kundrejt popullit tonë ishte edhe garancia e ngjitjes së tyre në rangjet më të larta të jerarkisë perandorake otomane.