E shtune, 31.05.2025, 11:08 PM (GMT+1)

Kerko: Nijazi Ramadani

Nijazi Ramadani: Botohet libri "Çështja Shqiptare ...

E premte, 16.11.2012, 06:12 PM


Botohet libri   "Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877 – 1880" i Daut Dautit

Në Shkup, shtëpia botuese Logos-A, nxori nga shtypi librin Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877 – 1880 të autorit Daut Dauti

Nga Nijazi Ramadani

Në Shkup, shtëpia botuese Logos-A, nxori nga shtypi librin Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877 – 1880 të autorit Daut Dauti.

Libri paraqet qëndrimin e diplomacisë britanike ndaj zhvillimeve të rëndësishme politike dhe ushtarake të shqiptarëve gjatë këtyre viteve.  Nga këndvështrimi britanik në libër ofrohet edhe gërshetimi i diplomacive të Fuqive të Mëdha dhe asaj otomane në lidhje me çështjen shqiptare gjatë kësaj periudhe të rëndësishme gjatë së cilës zuri fill nacionalizmi shqiptar. Libri është tërësisht i bazuar në dokumentet e Foreign Office-it, Parlamentit Britanik dhe Bibliotekës Britanike.

Recenzenti Dr. Blerim Reka, ish ambasador i Maqedonisë në Bruksel, në parathënien e këtij libri e ka vlerësuar lartë punën hulumtuese-shkencore të autorit dhe rëndësinë që do ta ketë kjo vepër jo vetëm për historinë dhe diplomacinë e shqiptarëve por edhe më gjerë. Libri është duke u prezantuar nga botuesi në Panairin e Librit në Tiranë ku është duke u vërejtur një interesim i madh për te.

Libri ka 630 faqe dhe ilustrohet me disa dhjetëra harta dhe dokumente, të cilat, sikur edhe pjesa dërmuese e materialit në libër, janë të pabotuara më parë.

Dauti Dauti është lindur më 1960 në Kokaj të Gjilanit.Shkollën fillore e kreu në Prishtinë kurse të mesmen, gjimnazin, në Gjilan. Ka kryer fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet post diplomike i kreu në Thames Valley University të Londrës - në degën e Unionit Evropian.Shkrimet e para i ka botuar në Bota e Re, pastaj ka vazhduar të shkruaj në revistën javore Zëri, për të cilën, nga viti 1994 e deri më 1999 ka qenë korrespondent nga Londra. Gjatë vitit 1999-2001 ka punuar redaktor në IWPR (Institute for War and Peace Reporting) në Londër, dhe ka themeluar zyrën e këtij instituti në Prishtinë. Nga viti 2000 deri në fillim të vitit 2002 ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i SHGK (Shoqata e Gazetarëve të Kosovës), organizatës së parë të pavarur të gazetarëve në Kosovë. Gjatë kësaj kohe (2000 - 2002) ka qenë edhe anëtarë i pavarur në KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve). Gjatë vitit 2002 ka qëndruar në Dayton, në Kettering Foundation, ku ka bërë hulumtime shkencor në lidhje me medien dhe demokracinë. Që nga kjo kohë, duke qenë anëtar shkencor (International Fellow) i këtij instituti të rëndësishëm amerikan, ka hulumtuar dhe botuar një varg studimesh në fushën e gazetarisë, politikës dhe atë të shkencave juridike. Gjatë vitit 2005 ka punuar si këshilltar për media i kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumit dhe zëdhënës i kësaj qeverie.Kohëve të fundit ka punuar në zyrën për informim të IOM (International Organisation for Migration) në Londër. Po ashtu, gjatë këtyre viteve, në Londër ka vazhduar të paraqitet me shkrime dhe ka debatuar për çështjen e Kosovës në forume dhe media të ndryshme britanike dhe në media tjera botërore. Po ashtu, është angazhuar edhe si këshilltar për informim dhe çështje të Ballkanit për organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.Kohëve të fundit, në medie të Kosovës, është paraqitur edhe si analist - kritik i procesit politik në Kosovë. Daut Dauti ka botuar një numër të konsiderueshëm të artikujve dhe punimeve shkencore në gazeta dhe revista në vende të ndryshme.

Daut Dauti është autor i këtyre librave:

1. Reflektime Shqiptaro-Britanike;

2. Lufta për Trepçën;

3 Unioni Evropian - Nga Ideja në Realitet;

4. Building an Independent Media in Kosova - Ngritja e mediave të pavarura në Kosovë

5. Assamblies and Ancient Deliberation According to Code of Lek Dukagjini;

6. Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877 – 1880



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nijazi Ramadani: Linditë Ramushi - Me sytë e ëndjes Nijazi Ramadani: Fati i “Trepçës” fati i Kosovës Nijazi Ramadani: Libër monografik për Adem Stançiqin në profilin socio psikologjik Nijazi Ramadani: Vepër e dijes dhe e vlerësimit kritik Kristaq F. Shabani: Nijazi Ramadani, poet, prozator, studiues Nijazi Ramadani: Libri ”Qiriu në erë” i autorit Osman Behluli - Ilinca të botuar nga SHB "Rrjedha" Biser Mehmeti: Shkrimtari i mazheve dhe i krenarisë kombëtare Nijazi Ramadani: Vepra me vlerë universale të etnologjisë shqiptare Nijazi Ramadani: Botohet kompleti i veprave të Kadri Halimit - Vlerë universale e etnologjisë shqitpare Nijazi Ramadani: Vështrim për veprën “Realitete dhe ballafaqime”, të autorit Izmi Zeka, historian Nijazi Ramadani: Rrjedha shënon 10 vjetorin me promovimin e vlerave moderne dhe universale Nijazi Ramadani: Teatri i Gjilanit dha premierën e shfaqjes së David Farr-it “UN Inspektori” Nijazi Ramadani: Bisedë me Xheladin Ibrahimi pas 40 viteve pune në arsim Nijazi Ramadani: Në vigjilje të Flakës së Janarit 2011 Muhamet Halili: Bisedë në 10-vjetorin e Klubit “Rrjedha” me koordinatorin Nijazi Ramadanin Naile Demiri: Poeti e ndjen artin me tërë qenien e tij Nijazi Ramadani: Dramë për masën e izolimit të 238 intelektualëve shqiptarë në burgjet serbe Nijazi Ramadani: Studimi mbi dorëshkrimin e parë të gjuhës shqipe - “Meshari” Nijazi Ramadani: Vepra “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit” Mr. Misin Misinit Nijazi Ramadani: Leximi i thjesht i fabulës së mrekullueshme të autorit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx