Kerko: xhafer leci
Ramiz Dërmaku: Prezantojmë SHKSH-re ''Kadri Zeka''
E marte, 02.10.2012, 06:19 PM
PREZENTOJME
SHKSH-re ”KADRI ZEKA” NË NÜRTINGEN-GJERMANI
Intervistoi: Ramiz DËRMAKU
Të gjitha këto shifra që përmendëm dhe shumë të tjera që nuk i thamë flasin për punën dhe sukseset e SHKSH-re” KADRI ZEKA”në Nürtingen.
Dëshiroj
që ti falënderojë të gjithë kryetarët, kryesitë e shoqatës dhe antarësinë e
gjerë për kontributin e dhënë. Falenderojmë popullin, qeverinë dhe shtetin
Gjermanë.
Bota Sot:
z.Xhafer Leci, na tregoni kur u themelua SHKSH-re ”Kadri Zeka” ?
Xhafer
Leci: SH K SH-re “ Kadri Zeka” është themeluar më 12.09.1992, në Nürtingen të Gjermanisë.
Serbia pushtuese në Kosovë kishte pushtetin ekzekutiv, ndersa shqiptarët
pushtetin paralel-moral. Beogradi në forma të ndryshme bënte presion dhe
ushtronte dhunë, largoi nga puna shqiptarët.
Bota Sot;Çka
bënin mërgimtarët gjatë atyre viteve në diasporë ?
Xhafer
Leci ;Mërgata punonte pa hezitim për ndërkombëtarizimin dhe çlirimin e vendit
tonë si dhe ndimonte popullin moralisht e materialisht që të mos gjunjëzohej
para okupatorit.
Bota sot:
Kush ishte inisiatorë për themelimin e shoqatës Shqiptare”Kadri Zeka” ?
Xh. LECI:
Me iniciativën time, por i përkrahur edhe nga të tjerët nën drejtimin e Xhafer
Leci-t, (kryetar i atëhershëm i aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck), u mbajtë një
mbledhje në lokalet e ish klubit jugosllav "Bratsvo i Jedinstvo",(Bashkim
e Vëllazërim), në Nürtingen-Plochingen Str.14, lokale këto të cilat me fillimin
e luftës serbo-kroate 1991, me ndihmën e kroatëve dhe boshnajkëve, me dhunë u
larguan serbët. Këto lokale ne, shqiptarët, i shfytëzuam për nevoja tona kombëtare
nga viti 1991deri në vitin 1997-të.
Bota sot:
Ju nuk kishit lokal t’uajin , mbledhjet, tubimet e SHKSH-re”Kadri Zeka” në fillim
i mbanim në lokalin që cekëm më lartë .., pse ?
Xhafer
Leci; Po është e vërtetë se aty i kemi mbajtur mbledhjet.., mirëpo më vonë morrëm
vendim që tubimet, mbledhjet etj, ti mbanim në lokalet gjermane.
Bota sot:
z. XH.Leci : A ju kujtohet mbledhja eparë për formimin e klubit, dhe sa pjesëmarrës
ishin në mbledhje. A friksohjeshin mërgimtarët tanë të inkuadroheshin në klubet
e shoqatat shqipëtare ?
Xh.Leci:Të
pranishëm në mbledhej ishim 61 . veta, prej tyre, 4 musafirë, pra 57 me të drejtë
vote.
Bota sot:
Çka ju shtyri ta formoni SHKSH-re”Kadri Zeka” kur ju pak më parë deklaruat se
ekzistonte aktivi i LDK-ës dhe ju ishit kryetar i aktivit ?
Xh.Leci: Para
se të hynim në zgjedhje, kërkova nga antarët e kryesisë të aktivit të LDK-së, që
të mos pranojnë propozimet eventuale. Kishte edhe propozime tjera, por me vota
fitoi propozimi i parë ( i z.Hajrullah Matoshi), i cili kërkoi që klubi të emërohet
me emrin e martirit të kombit zotit Kadri Zeka. Pati edhe propozime tjera. Me
shumicë votash fitoi propozimi i Parë.
Bota sot:
z. XH.Leci, na tregoni kush u zgjodh kryetar i parë i SHKSH-re”Kadri ZEKA”
Xh.Leci: Kryetar
i parë i SHKSH-re”Kadri Zeka” u zgjodhë Faredin Emërllahu , e më vonë Unë-Xhafer
Leci, Ekrem Përçuku, Arban Hoxha, Skënder Agushi, dhe së fundi Taxhidin Bakiu..Dëshiroj
që ti falënderojë të gjithë kryetarët, kryesitë e shoqatës dhe antarësinë e
gjerë për kontributin e dhënë.
Bota sot :Në
kuadër të shoqatës susj janë zhvilluar shumë aktivitete kombëtare, përmendi
disa nga to ?
XH.Leci: Aktivitete
e SHKSH-re”Kadri ZEKA”, janë të shumëta; Ne do i cekim disa nga to. Në lëmin e
sportit, kulturës, ndihmat materiale, janë manifestuar e përkujtuar shumë data
kombëtare, Pavarësia e Shqipërisë, Demonstratat e vitit 1981, Kushtetuta e Kaçanikut
dhe tash së fundi Pavarësia e Kosovës, e shumë e shumë tjera
Bota sot:
Këtë vit më 22.04.2012, u mbajt Kuvendi zgjedhor ?
Xh.Leci: U
zgjodh kryesia e re prej 5 antarësh dhe një delegat për Kuvendin e Bashkësisë të
Klubeve e Shoqatave për Baden Württemberg. Kryetar u zgjodh Taxhidin Bakiu, nënkryetar
Selami Morina, sekretar Ramadan Zuka, arkëtar Fatmir Krasniqi, antarë kryesie
Sabit Ejupi dhe delegat Bujar Osaj.
Po përmendim
vetëm disa nga aktivitetet e shumta që janë zhvilluar në kuadër të Shoqatës: si
në shah, bilard, futboll, etj.
Më 14 nëntor
1992, në praninë e 112 antarëve, qe votuar dhe me shumicë votash qe miratur
neni shtesë i16-të në gjuhën gjermane të statutit të shoqatës, që të punohët për
intersa të shoqatës, e jo për individin.
Më 15 maj
1993, në lokalet e klubit, qe organizuar një turnier në shah.
Më 18
shtator 1993, në lokalet e Klubit qe organizuar manifestimi i përvjetorit të 3-të
të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i shpallur në Kaçanikun Legjendar.
Më 31
janar 1994, në lokalet e klubit Plochingen Str.14, në praninë e 130 musafirëve
këndoi grupi artistik i Këngëve Popullore Shkodrane, e me të edhe këngëtarët e
mirënjohur Shyqyri Alushi dhe Bik Ndoja, tash i ndjerë.
Më 12
mars 1994, në lokalet e klubit, në praninë e 150 bashkatdhetarëve, manifestuam
dy nga ngjarjet e rëndësishme të historisë tonë: Kuvendin e Lezhës dhe
demonstratat e vitit1981.
Më 24.09.1994,
për nder të 7 Shtatorit, Shpalljes të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në Nürtingen-Stadthalle,
qe organizuar një Manifestim ku muarën pjesë mbi 500 bashkatdhetarë.
Bota sot:
Ne kemi informacione se ju keni marëdhënje shumë të mira me palën gjermane ?
Në vitin 1994
muaji shtator qindra mërgimtar muarën pjesë në festën e qytetit të Nürtingen-it,
duke prezantuar kulturën me veshje kombëtare, muzikë dhe specialitetet
ushqimore të kuzhinës tonë popullore.
Me këtë rast
na pati vizituar dhe përgëzuar kryetari i komunës së Nürtingen-it,
Dr. Andreas
Brodbeck, tashmë i ndjerë.
Sekretari
i shoqatës, gazetari nga Shqipëria, Bedri Islami, pati bërë një shkrim me
titull:
NË VEND TË
REPORTAZHIT PËR MIQTË E MIRË KOSOVARË SHQIPTARËT NË FESTËN E NJË QYTETI TË LASHTË
GJERMAN ”Rilindja”,1 tetor 1994
Më 5 dhe 6
maj 1995 në Sporthalle Neckarrealschule në Nürtingen, morën pjesë 36 ekipe
futbolli, me rreth 500 lojtarë e shikues, kryesisht të rinj.
Me këtë rast
ekipi “Atdheu” nga Schwäbisch Gmünd-i zuri vendin e parë, ndërsa vendin e dytë ekipi
ynë “Drita” nga SHKSH “Kadri Zeka” Nürtingen.
Më 13 maj
1995 SHKSH "Kadri Zeka” në sallën Eduard-Möriker-Halle,
në Kirchheim-Teck,
organizoi pritjen e ambasadorit shqiptar në Paris zotri Besnik Mustafaj, kjo
ishte kënaqësi për neve mërgimtarët, sepse për herë të parë për situaten e rëndë
politike, patem mundësi të shtronim pyetje publike një diplomati shqiptar.
Bota sot:
Z.leci, SHKSH-re”Kadri Zeka” rëndësi të madhe i ka kushtuar edhe mbrojtjes së fëimijëve
të mërgimtarëve tanë nga asimilimi ?
Xh. Leci :
Po, Më 24.09.1994 u hapën 3 paralele të shkollave me mësim plotësues në gjuhën
shqipe, me 67 nxënës. Mësimi filloi: Faredin Emërllahu në Kirchheim/Teck, Arban
Hoxha në Nürtingen dhe Elida Shytermeja në Walheim. Çdo herë
festat
kombëtare i kemi krentuar s’bashku; si pavarësinë e Shqipërisë të Kosovës, etj.
Bota Sot;
Ju ndihma humanitare keni dërguar edhe në Shqipëri ?
Xh. Leci :
Po në vitin 1994 në Shqipëri janë dërguar 6 tonë veshmbathje.
Më 13.04.1996
nën drejtimin e kryetarit të atëhershëm Xhafer Leci u mbajt një mledhje me
kryesinë e zgjeruar, nga 83 anëtarë sa kishte Shoqata, 63 muarën pjesë.
Rendi i
ditës pika 2. Ndryshimi i nenit 1. të Statutit. Të gjithë të pranishmit u
pajtuan që mos të quhët më Klubi i Punëtorëve Shqiptarë, por Shoqata Kulturore
Shqiptare, sepse Klubi nuk është vetëm i punëtorëve, por i të gjithë shqiptarëve.
Nga kjo
datë SHKSH „Kadri Zeka“ u regjistrua në Gjykatën, Notariatin dhe Regjistrin e
shoqatave të Komunës të Nürtingenit, u bë edhe ndryshimi vulës të re.
Bota sot:
Z. Leci, ku i tubonit ndihmat humanitare, kur dihet se ju nuk posedonit lokal
in tuaj ?
XH. Leci:
Pyetje me vend. Më 18.01.1999 me ndihmen e Komunës dhe Azil Kreis-it të Kirchheim-Teck-ut,
të cilët na dhanë lokalet dhe na ndihmuan për grumbullimin e ndihmave, ndërsa
ne kemi bërë paketimin e 630 paketave, rreth 7 tonë gjësende të përbashkëta
veshmbathje, etj. Transportimin e tyre, pa ndonjë problem, e bëri: Diakonia
gjermane nga Stuttgart-i dhe Karitasi austriak i Vjenës.
Ndihmat i
kanë pranuar Marta Palokaj dhe Jak Mitaj nga Shoqata “Nënë Tereza" në Prishtinë.
Vlen të përmredim
se edhe shumë shoqata e klube kanë punuar e ndihmuar vendin dhe popullin tonë si:
Klubi “Nënë Tereza" në Göppingen, “Bardhosh Gërvalla” në Ludwigsburg, “Nënë
Tereza" në Stuttgart, etj.
Në ate
kohë nga Herrenberg-u dhe Stuttgart-i për Prishtinë janë nisur edhe kamiona
tjerë me nga 20 tonë ushqime: makarona, vaj, sheqer, etj., të cilat janë finacuar
nga dhuruesit e Diakonisë gjermane.
Bota SOT:
Sa është shuma e ndihmave materiale dedikuar KosOVëS ?
Xh.Leci :
Për periudhën 1990-2001 në rrethinën e Nürtingen-it dhe Kirchheim Teck-ut nga mërgimtarët
për nevoja të ndryshme janë grumbulluar ndihma materiale në të holla për
popullin tonë në Kosovë dhe vise tjera shqiptare 1.175.909 DM
Më 29.09.1991
për vetëmbrojteje 52.270 DM.
Më 14.02.1993
për bartjen e kufomave të Ruzhdi Kasumajt nga Juniku
dhe
Shaban Malokut nga Përlepnica e Gjilanit 5.225 DM.
Më 24
dhjetor 1993 në Shqipëri nga arka e Shoqatës për dëmet e reshjeve të jashtëzakonshe
për mes Balë Lecit, kemi dërguar ndihmë 1090 DM.
Më 26.10.1994
ndihmë shkollave shqipe në Kosovë 19.900 DM.
Më 11.04.1997
nga arka e Shoqatës janë dërguar Bashkimi Demokratik
i
Shqiptarëve / në Gjermani (DVAD).Në konto Sparkasse Bonn, 2000 DM.
Më 07.03.1998
Ndimë për Drenicën (UÇK-në) 58.050 DM.
Më 23.06.1998
për të përndjekurit e Deçanit në Shqipëri ndihmë për ushqim
(dërguam
atje Ismajl Bytyçi-n) 18.500 DM.
Më 17.10.1998
Gjithëçka për Pavarësinë e Kosovës 203.500 DM.
Më 15.04.2000
ndihmë familjeve të dëshmorëve dhe të robërve të luftës 7.200 DM.
Më 01.04.2001
ndihmë shqiptarëve të UÇPBM 1 0.080 DM.
Më 20.05.2001
ndihmë shqiptarëve në Maqedoni (UÇK) 8.470 DM.
Gusht 2010-2011
ndihmë disa familjeve të varfura në Kosovë 2.700 Euro.
Këto
ishin vetëm disa nga ndihmat e grumbulluara për popullin dhe vendin tonë.
Xhafer
Leci, iniciues dhe drejtues i shumë aktiviteteve bashkë me veprimtarin Qemajl
Morina, tashmë i ndjerë, dhe shumë veprimtarë të tjerë, si njohës të mirë të proceseve
të zhvilluara të situatës të atëherëshme, me përgjegjësi e themi se pa i pyetur
disa materialista-rrahagjokësa e përçarës, Mërgata shqiptare e kishte kuptuar
mirë situatën e vështirë të shqiptarëve dhe mbi 80% e tyre kanë derdhur mjete
matereriale në të dya fondet: të Republikës të Kosovës 3% shin dhe „Vendëlindja
thërret“, madje pa e pyetur askënd.
Për të gjitha
këto shifra e data që përmendëm dhe të tjera që nuk i thamë këtu, në arkivin
tonë posedojmë dokumentet orgjinale të nënshkruara.
SHKSH “Kadri
Zeka” ka bashkëpunuar me Bashësinë e Klubeve,Shoqatave e Shoqërive për Baden-Württemberg,
të cilën atëherë e drejtonte dr. Shefqet Canhasi dhe disa klube e shoqata tjera
si:“Nënë Tereza” në Göppingen, “Atdheu” në Schwäbisch Gmünd, „Bardhosh Gërvalla”
në Ludwigsburg, “Dardania” në Mannheim, “Drita” në Tübingen,”Isa Boletini” në Sidelfingen,
”Jusuf Gërvalla”në Heilbronn, “Iliria” në Rottweil, ”Nënë Tereza” në Stuttgart,
“ Fazli Graiçevci” në Sielmingen dhe, kohëve të fundit, me shoqatën ”Pavarësia”
dhe ”Qendra Kulturore Shqiptare” në Stuttgart.
Në tubimet
tona kanë marë pjesë personalitete politike, kulturore, shqiptare dhe gjermane.
Ndërsa në
manifestimet kombëtare si Pavarësia e Shqipërisë, e Kosovës, etj., sallat kanë qënë
të stërmbushura, ku kanë marë pjesë në mes 500 e 1000 bashkatdhetar.
Tre dëshmorëve
të lirisë, tash Heronj të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, për 20
vjet rresht u kemi bërë homazhe tek varrezat në Bad Canstatt-Stuttgart.
Për
periudhën 1990-2001 në gazetën lokale „Teck Bote“ të Kirchheim-Teck-ut janë shkruar
12 artikuj të ndryshëm, kushtuar situatës dhe gjendjes në trojet shqiptare.
Dhe, për
fund, falënderojmë popullin, qeverinë dhe shtetin e madh e të fuqishëm
demokratik gjerman, për mdihmat e mëdha që i ka dhënë popullit shqiptar në përgjithësi,
e në veçanti Kosovës, si në aspektin politik, humanitar dhe ushtarak.
Lavdi e përjetëshme
të gjithë të rënëve për lirinë e trojeve tona shqiptare.
Xhafer
Leci, kryetar nderi i Shoqatës "Kadri Zeka"
Kirchheim-Teck,
më 22.09.2012
Weingarten
– Gjermani.