Kulturë
Jeton Kelmendi botohet në Egjipt
E marte, 28.08.2012, 05:40 PM
Është botuar në
Kajro të Egjiptit libri me poezi i poetit të njohur Shqiptar Jeton
Kelmendi.  „Fevasil-lil-hadhf“ që do të
thotë “Pikat Eliptike”. Libri është botuar nga edicioni i botimeve  ,,??? ??????” (Dar
Sharqyat) dhe eshte botim ekskluziv.
Në parathënien e librit Dr. Sherif El-Xhejar, kritik dhe
studiues i lemerise bashkëkohore, shkruan se: Jeton Kelmendi në përmbledhjen e
tij poetike „Fevasil-lil-hadhf“ (????? ?????) ka paraqitur
përvojën  njerëzore me një vizion të botës ekzistenciale të ndarë në tri
boshte kryesore: koha, fjala dhe mendimi,- pastaj  atdheu, dashuria dhe
ëndrra , të  cilat i ka përfshirë në  adresimin e tij 
poetik  përmes poezive të   tij të njëpasnjëshme. Ai më tej
shkruan se, ajo që  të bie në sy dhe që konsiderohet interesante në
poezitë e Kelmendit është edhe  besimi i tij  për lirinë e shprehjes,
lirinë e mendimit dhe mos  kushtëzimit të  fjalës:
“ Le  të jetojë liria rrjedhshëm
Le fjalën dhe mendjen që të bisedojnë për çfarëdo,
që ato  dëshirojnë të flasin për të”
Kështu pra: fjala, mendimi, liria  vdesin kur ato goditën me heshtjen,
prandaj edhe nuk mund t`a   luajnë rolin e tyre për  vendosjen e
destinimit, dhe  këtu edhe shihet urtësia e poetit në thënien e tij. Dr.
Dherif El-Xhejar vlerëson se Kelmendi është një poet human, i preokupuar 
me hallet e njeriut bashkëkohor  kudo dhe  në çdo vend, e në veçanti
i preokupuar për lirinë e tij  në  kohën e  konfuzionit dhe
absurditetit.
Nga
ana tjetër poetja Heba Essam nga Kajro, pasi shpreh kënaqësinë që
lexuesi arab ta ketë një libër të tillë, ndërsa poetin Kelmendi ta bëjë të njohur
edhe për lexuesit egjiptian, ajo shprehet se, ky
është një poet,  i cili ndjek rrugën e  tij të veçantë, qoftë në
aspektin filozofik e qoftë në atë human, i cili me të vërtetë  të lëndon
me pikëllim të thellë dhe të pjekur, të argumentuar qoftë edhe me hollësi
të imta, të ngulitura dhe  të akumuluara në vet poezinë. Essam, më
tej vlerëson se: Kjo na çon në boshtin  
e shkrimeve të tij dhe tek lartësia e tij bazike fondamentale „ Fjala“,
e cila përsëritet në poezitë e tij  dhe  në formë të dukshme
reflekton fillimin dhe përfundimet e  saj.
Ndërkaq mediet arabe i kanë kushtuar një hapësirë të madhe
librit të Poetit Shqiptar Jeton Kelmendi, ndërkaq shkruhet dhe vlerësohet ky libër.
Mostafa Babawy një poet Marokien shkruan tek gazeta Lial-huls se edicioni i
botimeve Dar Sharqyat, ketë verë u ka bërë dhuratë të mirë lexuesve arab me
poezitë e Jeton Kelmendit. Babawy vlerëson poetin Kelmendi si njëri ndër poetët
më të mirë të ditëve tona dhe e cilëson një poet me përvojë dhe stil shumë
interesant.
Jeton Kelmendi është poeti më i përkthyer shqiptar, poezitë e tij janë përkthyer ne 25 gjuhë të botës.


 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










