Speciale » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Monumenti Tarketa në katedralen e Milanos
E premte, 20.07.2012, 07:36 PM
 Për ditën
e Shënjt ILIA-S
Për ditën
e Shënjt ILIA-S
MONUMENTI TARKETA NË KATEDRALEN E MILANOS.
NGA ILIA S. KARANXHA
Një farë
paqartësie vërehet  në literaturën
shqiptare në lidhje me personin e Aleks Tarketës nga Shqipëria dhe monumentin e
tij në Duomo të Milanos.
Së pari
duhet sqaruar se Aleks Shqiptari  nuk
ishte skluptor dhe asnjë monument nuk është ngritur për nder të tij në  katedralen e Milanos. Sipas vetë dëshmisë të Aleksit,
që na trasmetohet mbi lapidar, ai u adoptua qysh në fëmini prej Françesco
Sforcës (1401-1466), dukës të Milanos, në oborin e të cilit pati një karjerë të
shkëlqyer ushtarake e mbeti në shërbim të kësaj familje deri në momentet e
fundit të jetës së tij (23 prill 1490). Me 1478-1480 me shpenzimet e veta
Aleksi ngriti një altar(monumenti) në katedralen e madhe  të atij qyteti  të cilën ja dedikon devotshmërisë të madh të
tij kundrejt shën Mërisë por edhe mirënjohjes e respektit që kishte kundrejt
familjes dukale Sforca.
Pra një nga emigrantët shqiptarë në anën tjetër të Adriatikut që u rrit në oborin princor, tregoi aftësi të jashtëzakonëshme ushtarake, u bë komandant i oborit dukal në pallatin Arengo, më saktë komandant i truprojes të vetë dukës, dhe e mbylli jetën aty duke na lënë nga pas një monument marmor e një poezi me anë të të cilave na trasmeton botën e tij të brëndëshme shpirtërore, adhurimin e tij të madh për Shën Mërinë e respektin për familjen dukale. Në të njëjtën kohë nuk do që të harohet origjina e tij shqiptare të cilën e përmënd në të tre strofat me një farë krenarie e për më tepër në një nga moment më kulmore të historisë shqiptare.
Historiku i monumentit Tarketa
Problemi
i autorsisë të këtij monumenti 
fillimisht ka qënë objekt diskutimi nga studiues të ndryshëm dhe me një
farë rezerve tani pranohet si autor i veprës skluptori i famshëm  Xhiovani Antonio Amadeo (1447-1522).  Në lidhje me këtë artist është i dokumentuar
fakti që më 9.XI.1478 me kërkesën e Aleksit ai paraqet një vizatim, të themi
projekt, mbi kompleksin monumental por mungojnë të dhënat e më tejshme që të na
vërtetojnë plotësisht në se ai u bë edhe ekzekutuesi i projektit të vet.  Ndërkohë janë të dokumentuara një sërë
angazhimesh të tjera të këtij skluptori gjatë atyre viteve në Milano.
Në
shtator të vitit 1480, duka i këtij qyteti Gian Galeazzo Maria Sforza (Kont i
Pavisë e dukë i Milanos 1476-1494) i kërkon Manastirit të Pavias që të bënte
llogaritë në lidhje me 'punimet e ndryshme' që Xhiovani kishte bërë aty me që
nuk ishte paguar prej dy vjetësh. Në këtë kërkesë të dukës nuk cilësohen se
cilat kanë qënë këto 'punime të ndryshme' për të cilat ai ndjente
detyrimin t'i paguante. Ndoshta prej këtij dokumenti ka lindur edhe ideja e
gabuar se monumenti i Tarketës u pagua nga duka (tjetër gabim Francesco Sforza
- vdekur më 1466) dhe u ngriti për nder të Tarketës.
Në tre
pjesët e poezisë dedikuese del qartë me një farë theksi rritës impenjim i
Aleksit për realizimin e tij duke konkluduar se vendi që i ishte caktuar brenda
katedrales u zbukurua me 'shpenzimet e veta'.  Nga ky pohim munt të mendohet gjithashtu se
në momentin e inagurimit - 14 gusht 1480 – pagesa duhej të ishte kryer gjersa
fakti ishte gdhëndur edhe në pllakën lapidare prej mermeri. Ka të ngjarë, me që
ishte një nismë e dëshira personale e Tarketës, që pagesa të jetë bërë drejt
përsëdrejti tek artisti dhe jo nëpërmjet kanaleve të administratës së
katedrales ku do të kishin mbetur me siguri gjurmë të pagesave. Duke ju
referuar dokumentave realizimin i veprës duhet të ketë  filluar aty nga fundi i vitit 1478  pra mbas momentit kur u dorëzua projekti.
Sidoqoftë idetë filestare  dhe tratativat
për ngritjen e tij kuptohet se kenë nisur para kësaj date. Si konditë për
realizimin e saj e lëshimin e lejës kërkohej që 'ajo të ishte e denjë si për
lavdinë e Mbretëreshës së Qiellit (d.m.th. Shën Mërisë) po ashtu edhe
për bukuritë  madhështore të Katedrales  dhe Aleksi duke pranuar të gjitha kushtet që
impononte vendi dhe koha u impenjua vullnetarisht me të gjitha forcat e tija që
monumenti të plotësonte këto kërkesa.
Zgjedhje
e një skluptori të kalibrit të Xhiovani Amadeos ishte në të njëjtën kohë
garancia më e mirë për atë që do të realizohej. Cila ka qënë pamja e
përgjithëshme e këtij altari  fill pas
inagurimit nuk dihet mbasi   kanë humbur
dizenjot e projektit fillestar që na referohet në dokumente.
Pika më e
paqartë duket ka qënë bazamenti i saj dhe mënyra e paraqitjes të mbishkrimeve
të cilat  mbas vitit 1650 u reduktua
vetëm në dy strofa. Në një shkrim të botuar në gazeta milaneze L'Eco   (6.III. 1833) mësohet se vendimi për  restaurimin e këtij monumenti nuk kishte kaluar
pa  debate e kundërshtime të cilat më
vonë u qetësuan dhe të gjithë e quajtën si diçka të dobishme e të domozdoshme
ndërhyrjen mbi këtë monument.  Autori që duket person i afërt në ambientet e
katedrales  na përshkruan edhe aspektin
që kishte pasur monumenti   nga
ndërhyrjet e mëvonshme  për të cilat
duket se nuk gabon kur i vlerëson ato si të shek XVII.  Këto ndërhyrje konsitonin  në  një
altar prej druri të praruar  me përdredhje
sipas stilit të Francesco Borromini-t (1599-1677) të  cilat autori i quan me një gusto të keqe.
Brenda këtij alltari  prej druri ishte
hapur  një kamare  ku qëndronte një tjetër  statujë 
Shën Mërisë po prej druri  e cilia
kishte mbuluar dhe minimizuar vlerat e vërteta 
artistike të këtij monumenti marmor të shek. XV.  Heqja e kësaj strukture nxori në pah
hijeshinë e punimit të mermereve të cilat në atë kohë u  qojtën në stilin bramantesk..
Artikullshkruesi
i gazetës  nuk e përmënd emrin e Pompeo
Marchesi-t(1783-1852) të cilit i ishte  
besuar  restaurimi i këtij
monumenti në vitin 1832 punime të cilat do zgjateshin deri më 1840.   P.
Marchesi, një nga skluptorët  më në zë të
kohës, ishte angazhuar në  krijimin apo
restaurimin e  një sërë veprash  në katedralen e Milanos qysh prej vitit 1810.
Nga
përshkrimi i punimeve paraprake  mbi
monumentin e Tarketës nga gazeta milaneze e kohës   mësohet se qysh në fillim dolën në pah  dy mbishkrime 
mirëpo u vu re se mungonin kolonatat 
për mbajtjen e monumentit dhe dy kamerat anësore  ishin bosh 
e të lyera me ngjyrë të kaltër të thellë.    Në këtë pikë mund të thuhet se monumenti me
ndërhyrjen e  gjashtëqindëshit duhet të
ketë pasur edhe cungime. Fakti që strofa e tretë ishte kopjuar para vitit
1650  dhe gjatë restaurimit (1833-1840)u
gjetën vetëm dy mbishkrime flet në favor të kësaj ideje.
Këtë  strofe të trtetë në monumentin e Tarketës e
gjetëm të publikuar nga G. Ferraro të cilit ja kishte  komunikuar 
arkeologu erudist e miku i tij Giovanni Labus. Ky i fundit  e kishte traskriptuar nga një botim i hershëm
para datës së mësipërme. Me këtë rast G. Ferraro riboton të tre
mbishkrimet(strofat) në librin e vet duke bërë edhe komente e kërkime të tjera
për monumentin..
Një e
dhëmë me interes nga  gazeta Echo  është se 
pjesa e fundit  në prozë në
mbishkrim ishte  e ndarë nga një stemë
fisnikërorë e përbërë nga  katër pjesë
për të cilën  ai nuk di ta shpjegojë se
kujt mund t'i përkiste  dhe se çfarë
simbolizonte ajo. Në se do  kishte qënë
stema e familjes  dukale Sforca
artikullshkruesi  me gjithë paditurinë e
tij mbi arladikën e kohës,  si milanez
duhej ta kishte njohur atë  mirëpo
nuk  është shprehur aspak në favor të
kësaj ideje duke na e paraqitur atë si diçka të paparë.
Kompleksi
monumental që ka aritur deri në ditët tona përbëhet nga një pllakë e madhe
mermeri në qëndër mbi të ciën me një reliev të ngritur është gdhëndur Shën
Mëria që të  kujtonë tipin e Shën Mërisë
përkëdhelse në ikonat bizantine apo ato rilindase  veçse këtu ajo  paraqitet 
plot plasticitet në stilin e artit 
neogrek  që rikthehet në artin e
rilindas  italian. Edhe poezia e
Tarketës  është një homazh për Shën
Mërinë.
Anash Virgjërshës  qëndrojnë dy buste të shënjtorëve Jovan
Pagëzori dhe Jovan Ungjillori të cilat 
restaurusi Pompeo Marchesi për të kompletuar monumentin i fali nga fondi
i tij.  E gjitha mbështetet mbi një
bazament mermeri pjesa kryesore e të cilës u vendos pas restaurimit. Subjektet
janë të ndara nga shtylla dekorative e një strukturë  arqitektonike gjithmonë  prej mermeri me zbukurime dekorative e
cila  qëndron mbi gjith kompleksin
monumental.
Më 
Duke ju
referuar bazorelievit 'Aratisja  në
Egjypt' të veprës së Amadeos, që është me nënëshkrimin e autorit, tek portreti
qëndror i Shën Mërisë  takojmë  elementë të përafërt me Shën Mërinë e
'monumentit Tarketa'.
Ky
monument, që ndodhet akoma sot në krahun e majtë të katedrales (kishëza apo
altari i pestë nga hyrja), është e njohur me emrat : 'monumenti tek Tarketa',
'edikola Tarketa' apo 'kishëza e Ilirikut' ose Shën Mëria e shpëtimit (Madonna
del soccorso) mbasi besimtarët e kanë (apo e
kishin..) zakon të preknin pjesët e trupit që ju dhembnin në bazamanti i mermertë i statujës së Shën Mërisë e cila – siç mendohej - kishte 'veti shëruese'.
Poezia e parë nga një shqiptar.
Duke lexuar me kujdes informacionet e kohës në lidhje me këtë vjershë të hershme të një shqiptari ndoshta kemi mundësi të rindërtojmë edhe strukturën e saj fillestare si ka qënë ajo në momentin e inagurimit të monumentit. Artikullshkruesi i gazetës më 1833 na ka referuar dy strofa dhe pjesën në prozë. Djathtas në bazamentin e mermertë ai gjen të gdhendur 19 vargje dhe majtas, sipas autorit të gazetës, kemi 7 vargje plus stemën fisnikërore e një pjesë në prozë që tregon se monumentin e ngriti me shpenzimet e veta Aleks Tarketa e u inaguraua më 14 gusht 1480. Mirëpo plotësimi i saj me një strofë të tretë që gjithashtu ka 20 vargje, pra gati sa pllaka e djathë, del më llogjike të mendohet se dy strofat e gjata duhet të kenë qëndruar në pjesët anësore të bazamentit ndërsa në qëndër ishte strofa e shkurtër me stemën fisnikërore plus tekstin në prozë. Duke marë për bazë këtë strukturë japim në vazhdim një përkthim të kësaj poezie:
(Pllakata
qëndrore)
Virgjëreshë
e shënjtë burimplotë  mëshire
devotshmërisht
të gjithë të lutemi
se për të
pafundmen tënde mirësi
Për ne u
sakrifikove për atë që Adami
Sa
mëkatoi, Ai u shpërblye mbi kryq
Që ç'do
kush gjithmonë të jetë i mjerë
Fatkeqësisht bërtasin me zë të lartë.
---------- * * * ------------
'Këtë
vepër bëri që të ngrihej
Aleksi   i Tarketës të Shqipërisë
Kapiten i
oborit  të  Arengo-s
në vitin
e 1480-të  të ditës  14 të muajti të gushtit.
(Pllaka
e djathtë:)
Sa më
shumë mendoj në ato mirësira të mëdha
Që mua më
ke bërë o Virgjëreshë e shënjtë dhe e kulluar
Në
madhështi e ndere e gjithë ofiqet
Kaq shumë
tepër jam i detyruar në pamja jote
Se nga
Shqipëria erdha vocërak
Morra
këtë zotërinë tim tepër  të madhërishëm
Dukën
Françesko Sforca, unë i varfëri
Më rriti
në fillim dhe prej tij u lavdërova
Për
shërbimin tim të shquar në çdo drejtim
Dhe prej
andej e bijtë e tij gjithmonë i nderuar
Unë kam
qënë për të madhin fatin tim
Më shumë
se meritat e fuqitë e mija
Për të
cilat dhunti unë me kurajo besnike,
O Virgjëreshë
e bekuar,  akoma të lutem,
Kur do të
zgjohem me kalimin e kësaj jete,
Shpirti
im të mos  mohoet
Për të
cilin qëllim kam zbukurua këtë vend
Me
imazhin tuaj unë mbetem i pandarë
Aleksi gjithmonë debitor, veç mos qoftë pak
(Strofa mungesore që duhej të ishte në anën e majtë:)
Virgjëreshë
Shënjtore e Papërlyer dhe e Mirë
Që linde
Shpëtimtarin tonë
Ki
mëshirë mbi mua e Shënjta Mari
Aleksi
unë jam, Juaji i vërtetë shërbëtor
Në  Shqipëri i lindur , nga Zoti i Madh
Françesko
Sforcën pata me Nderime të Mëdhaja
Këte
fisnik, zotërinë tim, si Ulkonja e  Mirë
Më
stërviti në luftime të lavdishme
As unë
kurrë s'refuzova ndonjë martirizim.
Në
ngjarje të jashtëzakonshme e gjëra të rezikshme.
Më mbajti
pranë gjithmonë për shëndetin e tija.
Prandaj
Ai, akoma një dashuri më të madhe më tregoi.
Lutjet e
mia kurrë nuk mbetën të heshtura
Drejt
teje o Nënë Mëshirmadhe.
Me që
nderime të mëdhaja më ke ridhënë
Dhe vetëm
për tënden Mirësi
Kështu
unë për gjithë Begatinë tuaj
Me që kaq
shumë merita drejt meje u derdhën.
Virgjëreshë
e Kulluar, e pamasë Mëshirmadhe
Me shpenzimet e mia zbukurova këtë vënd.
Në një kohë kur në Milano gjuha latine apo greke ishin në lulëzim të plotë nga eruditët më të shquar të kohës këto vargje në italiashit të gdhëndura në një monument publik nga më të shquarit e kohës i bëjnë një farë përshtypje të veçantë edhe artikullshkruesit të gazetës milaneze L'Eco që e përmëndëm më lart. Për më tepër ai komenton vetëm dy mbishkrimet e para dhe nuk e njihte strofën e tretë ku gjejmë edhe një fjalë shqip (Lupe(e) Mire = Ulkonja e Mirë) të cilën Aleksi e ka gjetur si më të pështarshme për të rimuar në poezinë e tij.
Më
duket – shkruan autori i gazetës në fjalë  – që si vargje italisht të shkrojtura në  Milano 
më 1480 janë shumë të çmuara, aq më tepër po të mendojmë që në ato ditë
qyteti ynë nuk ishte gjë tjetër veçse plot me erudizion latin e grek të
spostuar drejt lulëzimit nga Merula e nga
ata Bizantinë të larguar nga turqit pas marjes të Kostandinopojës...
Ndjehet  në ato vargje një thjeshtësi e
admirueshme, për të mos besuar si vepër e ndonjë prej  letrarëve të atyre kohëve. Edhe ju,  lexues, kini shumë eksperiencë në elegancat e
zakonshme të letrarve, sepse kështu mund ta imagjinoni  që njëri prej tyre ka mundur të shkruajë ato
dy  vargje që bile shumë do t'ju
pëlqenin:  Kaq shumë tepër jam i
detyruar në pamja jote  /  Se nga Shqipëria erdha vocërak...etj
Mendoni pastaj sikur të kishin dalë nga pena e një  bashkëkohësi si Poliziano!
Entusiazmi
i autorit të  gazetës me krahasimet e tij
shkon pak si larg por pavarsisht nga ndonjë eksagjerim  vjershën e Tarketës mund ta konsiderojmë për
momentin  edhe si një  pikënisje 
të letërsisë së frymëzuar të  shqiptarve.
Bile artikullshkruesi mendon se Tarketa 
në se dinte të shkruante e të lexonte 
me dellin e tij poetik nuk ka se si të mos ketë kompozuar  edhe poezi të tjera.
Këtë
mendim gazetaresk nuk ka pse ta kundërshtojmë veçse është pa vend të mendohet
se Aleksi  në kualitetet e komandantit të
oborrit dukal, për më tepër një nga më të shquarit e kohës,  mund të ishte analfabet.
Po të
shikohet me kujdes vjershën  e Tarketës
atij nuk i mungon as kultura kishtare dhe as ajo umanistike. Në dy raste në
italiasht ka përdorur fjalën  mirësi 
për të treguar cilësi të Shën Mërisë. Në strofën qëndrore tek vargu i
tretë për të pafundmen tënde mirësi 
(per la vostra infinita bontade) dhe në strofën e fundit  vargu 
i 15:   Dhe vetëm për tënden
Mirësi  (solamente per la tua bontate). Po
në këtë strofë përdor në fillim të saj 
për cilësitë e Shën Mërisë një tjetër 
fjalë që ka përsëri kuptimin e mirë, shpirt mirë:  Virgjëreshë e shënjtë, e papërlyer e
mirë  (Vergine sacra , immacolata e
Pia)  pra edhe në një varg të vetëm
na jep një tipizim të plotë të shën Mërisë mirëpo më poshtë kur duhet të bëjë
një krahasim për F. Sforcën nuk përdor asnjë prej këtyre fjalëve në italisht  por zgjedh një fjal në shqip Lupë e Mirë.
mirësi 
për të treguar cilësi të Shën Mërisë. Në strofën qëndrore tek vargu i
tretë për të pafundmen tënde mirësi 
(per la vostra infinita bontade) dhe në strofën e fundit  vargu 
i 15:   Dhe vetëm për tënden
Mirësi  (solamente per la tua bontate). Po
në këtë strofë përdor në fillim të saj 
për cilësitë e Shën Mërisë një tjetër 
fjalë që ka përsëri kuptimin e mirë, shpirt mirë:  Virgjëreshë e shënjtë, e papërlyer e
mirë  (Vergine sacra , immacolata e
Pia)  pra edhe në një varg të vetëm
na jep një tipizim të plotë të shën Mërisë mirëpo më poshtë kur duhet të bëjë
një krahasim për F. Sforcën nuk përdor asnjë prej këtyre fjalëve në italisht  por zgjedh një fjal në shqip Lupë e Mirë.
Prezenca
e interpretimi  simbolik i  ulkonjës në rilindjen italiane ishte i lidhur
gjithmonë me  Ulkonjën romake që
ushqevi  Remo-n e Romolo-n.  Ja pra në këtë krahasim besoj se nuk gabojmë
po të themi se Aleksi ka parasysh legjendën romake duke e venë vehten në rolin
e Remo-s apo Romolo-s. Të jetë e frymëzuar 
kjo paralele edhe me  faktin
e  Albanëve të  parë 
që themeluan Romën?
Nuk mund
të bëjmë shumë hamëndësime  por  përderisa mer nisiativën të shkruajë
vargje  dhe ka guximin t'i  paraqesë atë në një vend si Duomo-ja e
Milanos do të thotë se kjo nuk është vjersha e parë e tij. Ai nuk kufizohet  të na referojë vetëm faktin që  po ngrinte një  monument me shpenzimet e veta por shkon edhe
më tej duke  kompozuar vargje me të cilat
na  trasmeton jo vetëm jetën  por edhe gjëndjen e vet shpirtërore. Për më
tepër ai e vinte vehten e vet nga pikpamja artistike përkrah  skluptorit të famshëm Amadeo  duke kompletuar kështu monumentin si
bashkëautor. Emocionet vizive që ngjallte 
bazorelievi i bukur i Shën Mërisë plotësoheshin në mënyrë shteruese nga
ndjenjat e sinqerta  që trasmetonin  vargjet poetike  të Aleksit.
Duke u gdhendur mbi mermer e duke u vendosur në një insititucion publik, pra në Duomo të Milanos, ndryshe nga dokumentat kancelareske e shkrimet e mbyllura arkivale, vjersha merte vlerat e një dokumenti zyrtar të publikuar.
Rëndësia historike-artistike e veprës të Tarketës për mjedisin shqiptar.
Përsa i
përket vlerave artistike të veprës është folur edhe më lart e këtu mbetet pak
për të thënë përderisa kritika e artit e ka vlerësuar gjithmonë pozitivisht e
mbetet gjithmonë në të njëjtën pozicion.
Në
literaturën shqiptare në lidhje me veprën e Tarketës vëmëndja më e madhe i
është kushtuar herë 
mbishkrimeve(poezive) e herë 
monumentit  pa i parë asnjëherë në
bashkësinë e tyre  e për më tepër të
cungura ose mjaft konfuze.   Diskutimi i
gjithë kësaj ngjarje e të elementëve përbërës të saj (Tarketa, monumenti,  mbishkrimi) të mara veç e veç,  janë parë e trajtuar më shumë si kuriozitete
artistike e letrare. Pak është menduar e argumentuar se ato në të njëjtën kohë
janë edhe pjesë e vetë historisë të popullit shqiptar, pjesë integrale e
kulturës së tij.   Prezenca e këtij
momumenti në harkun shekullor të ekzistencës së tij  në një mënyrë apo në një tjetër kanë ngacmuar
edhe ndërgjegjen  kombëtare.
Lindja e
ideve fillestare e punimet për ngritjen e monumentit  ndodhin në momentin kulmor e më të fundit të
rezistencës së shqiptarve në muret e Shkodrës(1478-1479). Në prill-maj të vitit
1479 mbrijnë në Venedik luftëtarët shqiptarë të cilët ishin ndeshur dhëmb për
dhëmb me ushtëritë e pafundme turke. Luftimet gjatë rrethimeve të Shkodrës
shënonin për trojet shqiptare aktin e fundit të një drame sa tragjike aq edhe
të madhërishme e legjendare ku para shtetit më të organizuar të kohës armët
shqiptare nuk u turpëruan asnjëherë. Këto ngjarje ndiqeshin nga oboret princore
të Italisë por edhe të Evropës me një ankth të madh.
Mbyllja e
luftimeve në truallin shqiptar desh të theshte hapja e frontit të ri në
gadishullin Apenin. Shkodra shikohej nga turqit si një nga kështjellat më të
forta të krishtërimit e  fill pas saj
rradha duhej t'i vinte Romës. Kjo ishte strategjija e vetë sulltanit Mehmetit
II e ushtarët  nxireshin të thërisnin
para mureve të saj : 'Roma! Roma! duke i bërë kështu akoma më shumë qefin
Fatihut që ishte i pranishëm në rrethim(maj 1478- prill 1479).
Gjthçka
ishte e ditur në Itali e ngjarjet e Shqipërisë ndikonin në ngritjen e tensionit
e të pasigurisë gjithmonë e më shumë. E paditur e befasishme dhe e
jashtëzakonshme  ishte fitorja (1474) apo
qëndresa (1478-9) e pabesuaeshme e heroike e shkodranve. Ngjarja u mendua e u
perceptua si një mrekulli e Shën Mërisë me që ajo ishte edhe shënjtorja që
adhurohej në mënyrë të veçantë nga shkodranët.
Brenda
mureve të kalasë luftonin në mbrojtjen e saj marinarë  italianë nga vise të ndryshme të cilët i
faleshin e i drejtonin lutjet e tyre Shën Nikollës apo venecianë që i faleshin
edhe ata Shën Markut që t'i ndihmonte në këtë ballafaqime  jashtë 
çdo  imagjinate umane. Të gjithë
luftonin trimërisht por mbi të gjithë u shquan djelmoshat e malësive të
Shkodrës që ishin të kudogjendur për të përballuar sulmet më të egra  të jeniçerve duke zgjidhur situatat gjithmonë
në favor të të rrethuarve. Ata i faleshin e i luteshin me gjithë shpirt Shën
Mërisë besonin plotësisht se ajo ishte gjithmonë pranë tyre prandaj edhe
fitoret e tyre të hatashme i konsideronin si një dhuratë apo mrekulli që ju
vinte nga Mëma e Zotit. Kjo situatë gjen vend e shtjellohet në veprën e
Merin  Barletit (Beçikemit).   Kjo situatë u perceptua nga bashkëluftëtarët e
tjerë brenda kalasë e kjo situatë u trasmetua dhe u peceptua edhe në Itali.
Mbi
bedenat e kalasë së Shkodrës në një dyluftim titanik për jetë a vdekje  mes dy botëve   lindi e u lartësua kulti tepër i veçantë i
Shën Mërisë adhuruese  prej shqiptarve e
mbrojtëse e Shqipërisë.
Lufta në
truallin ballkanik kishte brenda saj veç karakterit politik edhe frymën e
ndeshjes fetare në këto kushte dilte një nevojë urgjente e prezantimit  ikonografik të Shën Mërisë si simbol i
adhurimit të  luftëtarit shqiptar të
pamposhtur  e të pa hepur para
vështirësive më të pa imagjinueshme.   I
pari që shtyhet në këtë drejtim, kur në Shkodër oshëtinin akoma  bombardat e turqve e qielli ishte i mbuluar
nga shigjetat, është Aleks Tarketa që dispononte në  çast mjetet 
financiare, mburet se është shqiptar, lindur në Shqipëri, dalë edhe
ai  fitimtar në beteja të rezikshme dhe
si bashkëatdhetarët e tij ja  dedikon
gjithë sukseset luftarake të veta Mëshirmadhes Shën Mëri. Ai nuk e ndjen vehten
të ndryshëm nga luftëtarët e Shkodrës. Ka të njëjtat ndjenja e botë shpirtërore
me ta e nxitohet ta deklarojë sa më parë si qënjen shqiptar po ashtu edhe
adhurimin e pakufishëm për Shën Mërinë që siç e thamë mbetej mbrojtësja e
ndihmëtarja e të gjitha fitoreve të tij prandaj ai ngre edhe monumentin që ja
dedikon Asaj : Nënës së Zotit.
Fjalët e
para në poezi 'të gjithë' të adhurojmë' ridimensionohet nga delaratat e
qënjes shqiptar. Lind kështu në katedralen e Milanos i pari prezantim
ikonografik  i Shën Mërisë si mbrojtëse e
luftëtarve shqiptarë, si shpëtimtare e rigjeneruesja e tyre, si udhëheqsja e
këshilltarja në  fitore të lavdishme.
Trashëgimi i traditës antike tek besimtarët para këtij monumenti, që folëm më lart, në një mase të konsideruseshme trasmeton pikërisht këto atribute kur besimtarët prekin pjesët e dëmtuara të trupit të tyre tek mermeri i këtij monumenti. Në vazhdim ky adhurimi i pakufishëm drejt Shën Mërisë do të gjejë ekspresionin e vet në ciklin e jetës së Shën Mërisë në 6 tabllotë e Viktor Karpaçio-s në Shkollën e Shqiptarve në Venetik për t'u trasformuar e eksploduar më vonë me emrin Zonja e Këshillës së Mirë apo Zonja e Shkodrës e që do të merte një përhapje internacionale në dhjetra lloj interpretime të ndryshme nga piktorë po aq të ndryshëm por duke mbetur gjithmonë një Shën Mëri e dhimbsur e tipit përkdhelës e cila ju trasmeton besimtarve të zgjedhin rrugën më të drejtë. Nuk janë të rralla rastet kur ikonografinë e saj e gjejmë në dualizime me luftëtarë të cilët i ndihmon në frontin e betejës. Ja pra pse edikola Tarketa është një monumet kombëtar bile një nga të parët që tenton të dëshmojë në formën publike një nga cilësitë më tipike të shqiptarve luftëtarë: Qëndersën, guximin e pathyeshmërinë e tyre.

Shën Mëria e Aleks Tarchetës
 Kompleksi monumental- Duomo di Milano
Kompleksi monumental- Duomo di Milano
 Arratisja në Egjipt- Vepër e G. Amadeos.
Arratisja në Egjipt- Vepër e G. Amadeos.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










