Kulturë
Albert Vataj: Vetvetja, si qënje së brenshmi dhe së jashtmi
E marte, 03.07.2012, 06:59 PM
Persiatje filozofike
Vetvetja, si qënje së brenshmi dhe së jashtmi
Nga Albert Vataj
Vetja jonë
nuk është një koncept filozofik i sofistikuar. Ajo është një formë shprehje e
realitetit personal, vetvetor. Pika e thyerjes së këtij dimesioni qenësor është
pikërisht aty ku vetëdija joën ka rol bashkues për të dukshmen dhe të padukshmen.
Pikërisht aty ngjizet sfida. Jo tjetërkund ne përballemi me atë që jemi dhe
duhet. Është një trajtë e shumëformshme
së brendshmi, duke mbetur rreptësisht e pandryshuar së jashtmi. Si pa kuptuar
vetja jonë shumëfishohet. Ajo e bën këtë, duke ruajtur besnikërisht vetveten,
atë vetvete që shihet. Vetëm atë. Tjetërqysh ajo shpërfaq shprehje përgjatë rrugetimit
për të përmbushur misionin. Vendosmeria për të ruajtur të pandryshuar vetveten,
është një karakteristikë dalluese. Ndryshimet rrethanore, e bëjnë këtë së brenshmi
nesh. Aty është e pamundur të hyhet. Madje, edhe vetvetja e ka të disiplinuar këtë
mundësi. Shpesh, ose në të shumtën e rasteve, vetvetja është e painteresuar të shohë
mundësitë dhe të shfrytëzojë shanset për të penetruar në të, duke e konsideruar
mëse të mjaftueshme, sipërfaqen. Pranimi i të sipërfaqshmes është një ngasje që
na ysht gjithnjë e më shumë drejt thjeshtëzimit të pjesëmarrjes në vetvete, dhe
në realitetin rrethqarkues, nesh.
Na lipset
të jemi tjetërkush, dhe e bëjmë këtë vullnetarisht dhe me bindje se asgjë në veten
tonë të sipërfaqshme, nuk ka ndryshuar. Në vazhdë të së gjithes, vetja vihet,
ose jemi ne që e përballim me shumë rrethana, që e yshtin atë të ndryshojë dhe
duke u tjetërsuar, të përshtatet. Dashtazi, ajo masë fizike e ka dëshmuar se e
epërmja e gjanave, hyjnorja e tyne është duka, është pamja, është sipërfaqja. Thua
se ne nuk mund dhe ska pse duhet të jemi tjetërçka vetëmse një panoramë, një shkrepëtimë
blici, një negativ, apo një impresion estetik i derdhur në një katërcepësh
telajoje. Në këtë të tashmë, kur shumë gjana jepen kryekëput ndjesive të sipërfaqshme,
është ajo, duhet të jemi ne që s’duhet të ndryshojmë. Brenda nesh, një univers
i tërë lëviz. Vërshimi i të shkuares, të tashmes dhe mirazhet e së ardhmes, e
kanë transformuar atë në një shtjellë rrapëllitëse. Ngulmi drejt triumfit, përnga
zotërimi, motivimi dhe egoja, janë dhëmbëzimi i ingranazheve që duke u
kacafytun ndërvedi, bajnë që kjo makinë të lëviz, të ecën, të synojë. Anipse ne
si individ, spaku kemi pranu derimtash dy bote, atë të jashtmen dhe atë së brenshmi,
kjartazi kena pranu njiherash, se duke qenë dual, shfaqemi dhe jemi, kurrsesi
njisoj. Vullnetlirë ose jo, ne kena dakordësu këtë formësim, dialektikën e të qenit
kështu, alkiminë e vetvetes në të dy dimensionet. Bota përreth, gjithashtu,
dukshëm shfaq ngulmin për me na pranu të dyfishtë. Anda për me përngja brendisë
asht dhe metet një andërr e kakohëshme. E gjithmonshme munem me thanë, metet
kjo dëshirë. Qasjet për me i kundru si të njëjta, asht ngushtësisht nji udhë empirike,
që jo gjithnji gjehet e përjashtume si
mundësi.
E
kahershme është qëndresa për të vazhduar së qëndruari jashtë. Anipse jemi ne. Është
vetëdija jonë, janë kushtet rrethanore, nevoja për të ndryshuar, domosdoja për
tu përshtatur, gjithëkëto që na mbajnë jashtë fortesës së vetvetes. Dhe këtë e
bajnë duke na leju për me mbetun të shumfishum, si dëshmi e së vërtetës së kjartësuar
në njësinë që sheh gjithnji vetveten.