Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: O fëmijë të brezit të errët, o pemë të rënë nga drunjtë e gjymtuar!
E diele, 06.05.2012, 04:08 PM
O fëmijë të brezit të errët, o pemë të rënë nga drunjtë e gjymtuar!
Nga Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike)
Tirana dhe Prishtina reagojnë ndaj elementeve fetare islamike në protestat e shqiptarëve të FYROM-it.
Por, është Kryeministri Salih Berisha që e inkuadroi Shqipërinë laike, multifetare në Konferencën e Shteteve Islamike. Është Salih Berisha ai që para disa ditësh deklaroi kinse shqiptarët janë të një gjaku me turqit. Dhe, janë Hashim Thaçi, Ali Hahmeti, Menduh Thaçi dhe të tjerë “politikanë” të cilët për festat e Kurban Bajramit shtrojnë ahengje fetare në rrugët e qyteteve shqiptare – përkundër faktit se feja është vetëm problemi privat i çdo individi dhe nuk duhet t`i ngatërrojmë me politikën. Janë qeveritarët dhe “politikanët” shqiptarë të cilët lejojnë hoxhallarët të shkombëtarizojnë rininë dhe, t`jua qesin edhe më tej mendjen të moshuarve që i ka kapluar frika e pleqërisë dhe tmerri i vdekjes prandaj “besojnë” në budallaqet e hoxhallarëve antikombëtar - të atyre që në trojet arbërore punojnë për interesat e shteteve të huaja islamike. Të gjithë këta amatorë pas të cilëve janë lidhur shqiptarët, mbajnë përgjegjësinë për ata plehra biologjik që piskasin rrugëve, të pështjellur jo me simbole kombëtare shqiptare por me flamuj fetar aziatik e afrikan. Janë ata idiotë që lehin në rrugë duke mos marr parasysh se Evropa asnjëherë nuk do të lejoj themelimin e një kalifati islamik në zemrën e saj që do të sundonte e bazuar në Sherijatin e kohës së deveve dhe shpellave. Qeveria shqiptare do të bënte më mirë, dhe e ka obligim të nxjerrë Shqipërinë jashtë Konferencës Islamike, ndërsa ata të çmendur që demonstrojnë si kafshët e egra duhet rrahur deri në alivanosje për tradhti kombëtare. E dërgojnë ujin në mulli të kolonialistëve dhe okupatorëve liliput, krimbave nazist e fashist të vetëshpallur “maqedon”. O mblidhni mendjen nëse e keni o prisni shkatërrimin e juaj biologjik. Pasi që Evropa t`jua dorëzoje qeverisjen me ju sllavo-ortodoksëve, këta të fundit do të ndalojnë tërësisht fenë e juaj myslimane dhe ta dini se dushmani, kolonizatori i Karpateve, jo vetëm xhamitë por edhe varrezat do t`jua prishin, me pasojë që ju do të tjetërsoheni, por jo në arab, turq, pakistanez, do të shndërroheni në shkja, bile edhe më shkja se shkau.
Në trojet shqiptare do të mbrohen njerëzit e jo Perënditë. O fundamentalistë, o budallenj tragjikomik, shikoni veten e juaj, mos u kruhet shpina të bëheni kurban i shteteve dashakeqëse. Ju nuk jeni në mend o turp i Perëndisë. Ju e meritoni që shkau t`ju rrah çdo ditë. Turpërohem për ju. O fëmijë të brezit të errët, o pemë të rënë nga drunjtë e gjymtuar!