Kulturë
Këze (Kozeta) Zylo: Pranvera dhe Poetet
E shtune, 22.03.2008, 04:15 PM
Pranvera dhe Poetet
Nga Këze (Kozeta) Zylo
Në morsin e gjuhës
Më mjafton ëndërrimi tënd,
Ku të shfaqem si borëbardha,
Nëpër yje, fustan argjend,
Dukem, zhdukem në fijëza të kaltra.
E në morsin e gjuhës zjarrit,
Pëshpërrita s?di se si,
Afshi i puthjes më rrëmbeu,
Aty u djegshim ne të dy!
Poetët
Poetët bashkë me vargjet dremisin,
Ashtu si bebet që s?flenë pa qumështin,
E nëpër sy gjysmë hapur e gjysmë mbyllur,
Me prushin e dashurise,
Botën e mardhur ngrohin!
Poetët duket sikur kanë kode të veçanta,
Natën udhëtojnë në varkën e hënës së argjendtë,
Ditën notojnë me nimfat,
E që andej me stërkalat e ujit,
Shuajne etjen e buzeve per puthje!
E jona strehëz
Mos u dorëzo i dashur, pije dhe këtë gotë,
Ktheje me vrull dhe gllënjkën e fundit,
Derdhe shpirtin e qelqtë që ke në sy,
Se në mushtin e gotës më gjen mua aty!
Ja e mora mushtin mbledhur në fund gote,
Për të lyer buzët, si gonxhe e pranverës,
Ngjyra e saj e zjarrtë ndezi prush mollëzat,
Për t?i kafshuar pakëz, tek e jona strehëz!
Pimë nektar
Ku më erdhe pa kuptuar,
Zhveshur sot ne ëndrrën time,
Valë puthjesh aty i hodhe,
Nëpër buzë si strehë kujtimesh.
Si Marmidë rrëshqas në lot,
Derdhur sot nga sytë e tu,
Në preludin e një ëndrre,
Pimë nektar ne të dy!
Buzë agimeve të poezisë
Buzë agimeve të poezisë,
Pinë vesën, xhinde e shtojzovalle,
E nga gjiri i tyre si në gojëdhanë,
Pikon qumësht nëne e lëng gëlqere.
Nga qumështi i nënes rriten,
Nuse që kalërojnë me dhëndurë si azganë,
Ndërsa lëngu i gëlqeres djeg vello nusërie,
Që si Kasandra ha bijtë e vet,
Dhe me shira të gjaktë, mbulon dynjanë.
Kutia Magjike
Të kuptoj i shtrenjti im, të kuptoj,
Dhe kur nuk shkruan i ke thënë të gjitha,
Se kumtin sekret në vetminë tënde,
E ka tradhëtuar mjekrra, mbushur me thinja.
Nëse një ditë vargjet lotojnë,
Si syri i një shenjtoreje, kur lutesh përbri,
Janë mbarsur të virgjëra, me dashurinë hyjnore,
Si kristale mblidhi dhe futi në gji.
Kjo kuti magjike mbasae në muze do vihet,
Ku bebëzat e lodhura pikuan lotin,
Drithërimat e shpirtit aty u fshehën,
Kështu ka ndodhur qysh me qëmotin!
Pema besnike
Gjurmet e puthjes pema jone i ka ruajtur
Te fresketa, te pastra, fshehur nen rrenje
Thone se kjo peme ka shekuj qe ndodhet
Si dashuria jone, lisi i pangrene.
Te gjitha gjethet, si mendafsh feshferinin,
Marroseshin dhe ato nga dashuria jone
Bashkohej bilbili me zerin e tij
I dehur i teri nga puthja arome.
Cdo vit tek pema, nen zbehtesine e henes
Rreth trungut loznim syllambyzi perhere
Sekretet na i ruante me romancen tone
Si blerim dashurie, kthyer ne pranvere.
Nje furtune e madhe pemen e rrezoi
Rrezoi gjithcka?dru e shtepia
Po rrenjen me sekretin dot s?e shkuli
Priste puthjen tone, vite nga uria.
Keze (Kozeta) Zylo
Copyright ©1999-2008 kzylo@yahoo.com All Rights Reserved