Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: Naçertania e Garashaninit - kjo murtajë e zezë e Ballkanit
E shtune, 14.04.2012, 05:04 PM
NAÇERTANIA E GARASHANINIT – KJO MURTAJË E ZEZË E BALLKANIT
Nga Xhelal Zejneli
Në vitet ’40 të
shekullit XIX, ose më saktë pas vitit 1842, udhëheqësit serbë filluan t’i
shqyrtojnë planet e zgjerimit të Serbisë.
Ministri i Punëve
të Brendshme i Serbisë – Ilia Garashanin-i (1812-1874) figurë kryesore e regjimit konstitucional,
u bë strumbullar i pikëpamjeve të zgjerimit të Serbisë. Pothuajse është i saktë
edhe konstatimi se Garashanini i ka përcaktuar bazat e
politikës serbo-madhe të bashkimit. Konceptin e sipërthënë
të zgjerimit të Serbisë do ta mbështesin qarqet politike konservatore si dhe
individë të ndryshëm deri ne vitin 1941.
Këtë e pohon edhe historiani dhe akademiku serb Vasa Çubriloviq (1897-1990) në Istorija politi?ke misli
u Srbiji XIX veka,
Sikurse edhe shumë
bashkëkohës të tij, edhe Garashanini besonte se misioni i Serbisë është ta
përmbushë detyrën çlirimtare që e kishte filluar revolucioni serb i vitit 1804.
Kufijtë e Serbisë së re duhet të zgjerohen në të gjitha hapësirat ku jetojnë
serbët, e këta kufij, sipas filologut dhe linguistit serb Vuk S. Karaxhiq (1787-1864), janë kufijtë e gjuhës serbe.
Së këndejmi, përgjegjësia për “çlirimin dhe bashkimin” e të gjithë
serbëve në shtetin e madh dhe të bashkuar serb, gradualisht u bë parim kryesor
i politikës serbe.
Garashanini këtë
pikëpamje e paraqiti në mënyrë të sistematizuar në dokumentin sekret të cilin e
quajti Naçertanie (1844) që do të thotë Projekt, d.m.th. Plan.
Propozimin për këtë
ia dha pansllavisti çek Frantishek A. Zach (1807-1892), i lindur në
Programit të vet,
Garashanini ia dha konceptin kombëtar serbomadh. Për ta realizuar programin e
vet, Garashanini parashikoi organizimin e shërbimit informativ dhe të një sistemi të zhvilluar propagandistik (dërgimin e agjentëve, shkollimin e të rinjve të
atyre vendeve në Serbi,pranimin e tyre në shërbimin shtetëror serb për të
fituar përvojë të nevojshme, edukimin e tyre në frymën e politikës së
përcaktuar, botimin në Serbi të librave fetarë, historikë dhe të librave të
tjerë, mbështetjen e peshkopit të Malit të Zi, themelimin e gazetave në viset
matanë Savës etj.). Më
vonë ndërmori edhe organizimin e shoqërive sekrete në zonën turistike dhe të qendrave
propagandistike, si p. sh. në
Naçertanie u hartua në kohën kur pjesa më e madhe e personaliteteve të
shquara të Serbisë nuk kishte besim ndaj të huajve, madje edhe kur këta ishin
serbë të Monarkisë Habsburge. Një prej qëllimeve të planit të ri kombëtar të
Serbisë – sipas Zahut – ishte “shembja e murit
kinez me të cilin
Akoma më i
rëndësishëm është fakti se Garashanini, nga versioni i programit të vet i
kishte hequr dy fragmente të gjata në të cilat Zahu fliste për nevojën e
bashkëpunimit të Serbisë me lëvizjen ilire në Kroaci si dhe me çekët. Me këta të fundit, për
shkaqet praktike.
Zahu ishte i bindur
– e Garashini pajtohej me këtë – se Perandoria Otomane plotësisht do ta humb
pushtetin në Ballkan. Çështja e trashëgimisë së kësaj perandorie, sipas tyre,
do të mund të zgjidhej vetëm në dy mënyra:
- ose Habsburgët dhe Rusia do të mund të zgjeroheshin në llogari
të Turqisë, duke e ndarë Ballkanin ndër vete, gjë që do të ngjallte reagimin e
Britanisë dhe të Francës;
- ose, fuqia e re –
Zgjerimi i Serbisë
do të ngjallte armiqësinë e Habsburgëve. Shteti i madh serb do të paraqiste
rrezik për interesat e Austrisë, për arsye se sllavët e jugut – shtetas të saj
- do t’i dilnin nga dora. Por, Garashanini mendonte se
Ai këtë goditje e
shtyri për shkaqe praktike, kështu që synimet e Serbisë i orientoi drejt
trashëgimisë otomane, sidomos ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, ku shihte vetëm
popullsi serbe.
Edhe Zahu edhe
Garashanini frikoheshin nga pavarësia e mundshme e rajoneve të tjera të
sllavëve të jugut, posaçërisht nga pavarësia e Bosnjës. Boshnjakëve duhej bërë
me dije se – po qe se nuk do të pajtoheshin me shtetin e bashkuar në udhëheqjen
e Serbisë – “si rrjedhojë, do të
pasonte copëtimi i Bosnjës në principata të vogla të udhëhequra nga familjet
sunduese të cilat do të pranonin ndërhyrjen e huaj”.
Vetëm dinastia
monarkiste serbe do të mund t’i bashkonte serbët (sllavët e jugut), e kjo
nënkupton se në një moment të caktuar, në mënyrë të pashmangshme do të
rrezikonte dinastinë dhe pavarësinë e Malit të Zi.
Qëllimi i
ideologjisë të shprehur në Naçertanie ishte që
Ngritja e
nacionalizmit serb të bazuar në gjuhë,
me vulën e pakontestueshme të njëideologjie kombëtare integrale filloi t’i shqetësojë sidomos kroatët.
Platforma e Naçertanies, me synimet e saj pushtuese
në Ballkan, nënkuptonte edhe shtrirjen në territoret shqiptare.
Naçertania e Garashaninit nuk përfillte kurrfarë parimi të kombësisë. Në të
propagandohej kryesisht ideja e shtetit të madh serb dhe “e drejta shtetërore
historike”.
Ideologët serbë, që
nga Garashanini e këndej, popullin serë do ta quajnë popull hyjnor dhe popull
historik.
Sipas tyre:
- boshnjakët janë serbë të fesë islame, d.m.th.
serbë të myslimanizuar; gjuha që flasin ata është serbishtja;
- malazeztë janë serbë, si për nga gjuha, ashtu
edhe për nga feja;
- Maqedonia është Serbi Jugore;
- kroatët ndërkaq, janë serbë të fesë katolike
dhe gjuha që flasin ata është serbishtja.
Sipas Ilija
Garashaninit, Vuk Karaxhiqit, Jovan Cvijiqit (1865-1927),
Vladan Gjorgjeviqit(1844-1930), radiali Stojan Protiq (s1857-1923), (Slobodan Jovanoviqi (1869-1958), Vaso Çubriloviqit, Dobrica
Qosiqit:
– e kujt është gjuha, i atij është territori;
- e kujt është feja, i atij është territori.
Sipas ideologëve
serbë, boshnjakët (myslimanë), malazeztë, kroatët dhe popullata e “Serbisë
Jugore” (d.m.th.
sllavo-maqedonasit) nuk
janë veçse serbë.
Pas shembjes së
Perandorisë Osmane, pseudoshkenca serbe shqiptarët do t’i konsiderojë si mbetje turke në
Ballkan.
Krahas synimeve për
të bashkuar rreth shtetit serb territoret e banuara nga sllavët e jugut, Naçertania parashikonte edhe aneksimin e trojeve shqiptare të Vilajetit të
Kosovës si dhe të pjesëve
veriore dhe qendrore të Shqipërisë.
Naçertania u realizua në një pjesë të konsiderueshme gjatë Luftës së Parë
Ballkanike(1912) kur Serbia, në bazë të vendimeve të
Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-13) aneksoi Kosovën dhe viset e tjera
lindore të Shqipërisë, që sot ndodhen në pjesën veri-perëndimore të Maqedonisë,
duke vendosur në to një pushtet të egër dhune dhe duke ndjekur një politikë
shkombëtarizuese dhe gjenocidale.
Planin e Zahut dhe Naçertanien e Garashaninit për herë
të parë i botoi paralelisht Dragoslav Stranjakoviqi në vitin 1939.
Më 1852 Garashanini
u bë kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme. Gjatë kësaj kohe e vazhdoi
politikën pro Francës. Programi i Garashaninit ishte në themel të politikës së jashtme të Serbisë,
që nga vitit 1849 e deri në fund të Luftës së Parë Botërore. Por, autori i
elaboratit Iseljavanje Arnauta (Shpërngulja e
shqiptarëve, 1937) –Vasa
Çubriloviq thotë se “synimet e elitave politike dhe intelektuale serbe, të frymëzuara nga
Naçertania, nuk shtriheshin vetëm deri më 1918 por deri në vitin
Ideologët serbë,
Serbinë e shohin si Piemont që nga viti 1804 e deri në vitin 1914.
Në të vërtetë, kjo ide do të shtrihet përgjatë tërë shekullit XX, e sidomos në
vitin 1918 kur Nikola Pashiqi (1845-1926) e themeloi Jugosllavinë (Mbretërinë e
Serbëve, të Kroatëve dhe të Sllovenëve), më pas në kohën karagjorgjeviqëve (midis dy luftërave botërore).
Edhe pas Luftës së
Dytë Botërore, në kohën e Aleksandër Rankoviqit (1909-1983)dhe pas saj, qarqe të
caktuara nacionaliste serbe në krye me akademikun Dobrica Qosiq(1921-),
kurrë nuk hoqën dorë nga idetë garashaniniste.
Federalizimin e
Jugosllavisë, e sidomos Kushtetutën e vitit 1974, serbët e konsideronin si
politikë dhe si strategji antiserbe, ndaj në vitet ’80 të shekullit XX,
akademikët serbë hartuan një program kombëtar që njihet si Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave
dhe të Arteve (SANU), të
publikuar në janar të
vitit 1986, si një libër anonim.
Elita intelektuale,
elita politike, qarqet ushtarake si dhe qarqet klerikale – serbe, në fund të
viteve ’80 të shekullit XX dhe në fillim të viteve ’90 iu rrekën punës për ta
rimëkëmbur Jugosllavinë unitariste, centraliste dhe etatiste me dominimin serb. Zbatues i kësaj
ideologjie ishte zjarrvënësi i Ballkanit S.
Milosheviqi.
Duke qenë se
ideologjia e Naçertanies ishte retrograde dhe anakronike, në
fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, ajo ishte e papranueshme
për botën demokratike.
Si e tillë dështoi.
Mirëpo, Boris Tadiqi, pinjoll i një
familjeje akademikësh serbë, bashkë me një pjesë të elitës politike,
intelektuale dhe ushtarake duke përfshirë edhe tërë klerin ultranacionalist serb,
ende nuk kanë hequr dorë nga garashaninizmi.