Mendime
Arben Llalla: Pirro Dhima në SHBA për financimin e shkollës greke të Himarës “OMIROS”
E shtune, 24.03.2012, 05:02 PM
Pirro Dhima në SHBA për financimin e shkollës greke të Himarës “OMIROS”
Nga Arben LLALLA
Ashtu siç kemi shkruar në muajin shkurt se Pirro Dhima në mars-prill do të qëndrojë në SHBA për të mbledhur fonde për financimin e shkollës greke “OMIROS”, të Himarës u vërtetua edhe zyrtarisht. Federata Mbarë Epiriotase e SHBA bashke me Shoqëritë Epirotike të Masacuzets "Enosis Pindos" dhe Shoqëria Vorio Epirit "Epiri Verior i Bostonit të Madh" prezantojne aktivitet me 4 here kanë shpërndarë pankarta ku lajmërojnë takime me kampionin Olimbik të peshëngritjes shqiptarin e greqizuar Pirro Dhima. Sipas lajmërimit, më 20 Prill, në Boston, me muzikë dhe këngë Epiriotase do të jetë Dhima ku do kërkojë të holla për financimin e mësimit të gjuhës greke në shkollën e Himarës dhe të Universitetit të Janinës. Hyrja fillestare në takimin me Pirro Dhimën nën shoqërimin e këngëve dhe valleve tradicionale është deri në 25 dollar.
Mbrëmje bamirësie gjithashtu janë paraparë të mbahen në Çikago, Njujork,
Pirro Dhima kohëve të fundit po përballet personalisht me probleme financiare, ai në fillim të vitit dorëzojë targat e makinës xhip si pasojë për mos pagimin e tatim-taksat vjetore duke lënë në përdorim të familjes gjashtë anëtarëse vetëm një makinë të thjeshtë.
Disa ditë më parë u përfol se Pirro Dhima mund të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Greqisë me partinë Demokracia e Re që e drejton Andoni Samaras, por vetë Dhima i ka mohuar këto zëra.
Problemet ekonomike të shkollës “OMIROS” në Himarë
Shkolla greke në Himarë “OMIROS”-s ka borxhe të vjetra rreth 55.000 mijë euro, nga mos pagimi i rrogave të mësuesve, ngrohjen qendrore, autobusin etj. Mësuesit të ardhur nga Greqia janë paguar gjithnjë, ndërsa mësuesit
E vërteta është se krijimi i shumë shoqatave vllehe, të minoritetit grek me emrin vorio epirtiotas, dhe e disa klaneve pro greke duke depërtuar deri në sferat më të larta të shtetit shqiptar ka bërë që sot të kemi një gjendje të vështirë, një politik të brishtë të Shqipërisë në Ballkan dhe më gjerë.
Siç duket misionarët e testamentit të prifti Kozma Etoliani vazhdojnë punën e tyre për greqizmin e Shqipërisë dhe asimilin e shqiptarëve. Ëndrra e shovinistëve dhe nacionalistëve ekstremistë grek për shkëputjen e Jugut të Shqipërisë nuk është shuar, ata vazhdojnë të çirren për diçka që nuk është e tyre dhe nuk u ka takuar asnjëherë.
Programi i Pirro Dhimës në SHBA për të mbledhur të holla për shkollat greke
Pankarta e shpërndarë nga Federata greke në SHBA për takim me Pirro Dhimën