E premte, 25.07.2025, 09:31 PM (GMT+1)

Kerko: a

Hilmi Saraçi: Krimimelët serbë vrasin dhe masakrojnë Selatin Gërxhaliun me tërë familjen

E marte, 21.02.2012, 09:05 PM


Përkujtim i hidhur

 

Krimimelët serbë vrasin dhe masakrojnë

Selatin Gërxhaliun me tërë familjen

 

Ishte skenë trishtuese. Dhoma ishte e thyer dhe e shkatërruar. Fëmijët kishin mbetur njëri mbi tjetrin. Gjaku e kishte mbuluar trupin e tyre të njomë. Muberaja dhe Safeti kishin mbetur nën jargon të  vrarë. Ishin përpjekur ta mëshehin trupin e tyre të vogël. Ndërsa në qoshën e dhomës, afër derës ishin të masakruar Muharremi dhe Mexhidi. Dera e thyer dhe muri i dhomës, i shtëpisë ishin stërpikur me gjakë. Lodrat dhe çanta me libra të fëmijëve, shkollarëve të vegjël ishin coptuar, ishin ngjyrosur me gjakun tyre. Nën krahërorin e nënës, Sabahudini i  vogël ishte afruar, kishte kërkuar ndihmë, mbështetje, e kishte shtrënguar, me duar të vogla nënën…Ishte tmerr i paparë. Familja e tërë e Selatinit ishte vrarë dhe masakruar nga kriminelët serbë…

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Terrori serb nuk ka të ndalur. Në çdo vend, në çdo skutë përpiqet të përthekojë hapësirën dhe  të maltretojë, të shkatërrojë dhe të vrasë shqiptarët. Policia serbe ende nuk dijnë të ngopen, nuk ndalin veprën e tyre barbare dhe kriminele. Kështu me datën 31.V. 1999 kriminelët serbë, një grup i tyre në mëngjesin e  hershëm të kësaj dite të kobshme kishin filluar të  lëshohen, të qarkullojnë rreth familjeve në Studime të Poshtme të cilat pas masakrës së madhe të 2 majit 1999  kishin shpëtuar, ishin kthyer në shtëpitë e tyre. Kishin qëndruar disa ditë, disa javë me frikë e pasiguri sepse policia serbe vendqendrimin e tyre e kishin  te magazina e  “Qyqavicës” në Studime të Poshtme, të Gërxhalitë duke qarkulluar kohë pas kohe në këtë hapsirë. Ky grup policësh dhe paramilitarësh serbë kishin mësyer përsëri në familjet Gërxhaliu. Pasi shtëpitë e tyre nuk ishin në një rrugë të njëjtë të hyrjes, policët serbë kishin shkuar në rrugën që shpie për në shtëpinë e Selatin Gërxhaliut të cilin kaherë e kërkonin. Selatini ishte në oborr duke  lëvizur dhe menduar si të tejkalohet kjo gjendje e vështirë e luftës. Policia padiktueshëm hyjnë në oborrin ku gjendej Selatini, me vrazhdësi e marrin dhe drejtohen për në shtëpinë ku flinin antarët e familjes, fëmijtë në dhomën e tyre…

Një polic deri sa ishte në oborr, sheh afër shtëpisë, përballë Xhemail Gërxhaliun që  lidhte lopën, kujdesej për te. Polici e kishte thirrë që të vijë. Mirëpo Xhemaili sikur nuk e kishte dëgjua dhe nuk kishte shkuar menjëherë…Djali i Xhemailit dhe  vëllezërit e tjerë që ishin në shtëpitë e tyre, kur i hetojnë policinë serbe dhe paramilitarët çetnikë duke lëvizur dhe duke kontrolluar shtëpinë e Selatinit, nëpërmes rrugës anësore që ishte e mëshehur, në drejtim të përroit, e padukshme prej policisë serbe kishin ikur dhe kishin shpëtuar-tregon Dr. Shukri Gërxhaliu që edhe ai ishte i pranishëm në këto momente të liga, por fal gjeturisë në këto momente ai memzi kishte shpëtuar nga kthetrat e paramilitarve serbë…

Mirëpo Xhemailin pas një kohe e kishin marrë dhe e kishin bashkuar me Selatinin në shtëpinë e tij. Policët serbë kishin hyrë brenda, në dhomën e fëmijëve – të fëmijët dhe në prezencën e tyre i kishin vrarë dhe masakruar të gjithë…(Djalin e Selatinit Shahinin e kishin vrarë më herët, me 28.III.1999, në ditën e Festës së Bajramit duke u kthyer për në shtëpi me gruan e mixhës, Sofinë të “Ura e Hekurit”, të Dallkajt që në qytet kishin blerë diçka për Festën e Bajramit. Policia e kishte thirrë Shahinin  i cili e kishte  çantën me libra në krah. Posa afrohet, policët e qëllojnë më breshëri plumbash dhe e plagosin për vdekje. Jeton një orë e tridhjetë minuta, pas dhënjës së ndihmës në shtëpinë e Ganimete Mulit e cila ishte motër medicinale, vdes…)

Selatin Gërxhaliu  ishte një puntor i mirë,  një  aktivist i shquar dhe një luftëtar i njohur për çlirimin e Kosovës  nga pushtuesi serb. Herët kishte filluar të hyjë në radhet e UÇK-së, të lufttojë dhe të punojë me zell dhe dashuri deri në  çastet e fundit të jetës. Selatini në kohën më të vështirë me kalin dhe qerrën e tij qarkullonte në hapsirën ku zhvillohej lufta dhe me një guxim të rrallë depërtonte në zonat ku luftonin luftetarët e lirisë dhe kështu bënte furnizimin e tyre me ushqim, barna armatim dhe ndihmonte të plagosurit duke i bartur në vëndsherimet e veçanta. Kontributi i tij në këtë drejtim ishte i madh…

Kriminelët serbë herët e kishin përcjellë veprimtarinë e tij, prandaj me datën 31 maj 1999 kriminelët serbë e vrasin dhe e masakrrojnë më tërë familjën… Nëna e Gëzimes me renë e Xhemailit, Nexhminë dhe me Salih Gërxhalin, shkojnë në ora 8,30 në shtëpinë e Selatinit dhe kuptojnë vrasjen  dhe masakrën e bërë në familjen e tij.

Ishte skenë trishtuese – tregojnë Gëzimja, Nexhmija dhe Sali Gërxhaliu. Dhoma ishte e thyer dhe e shkatërruar. Fëmijët kishin mbetur njëri mbi tjetrin. Gjaku e kishte mbuluar trupin e tyre të njomë. Muberaja dhe Safeti kishin mbetur nën jargon të  vrarë. Ishin përpjekur ta mëshehin trupin e tyre të vogël. Ndërsa në qoshën e dhomës, afër derës ishin të masakruar Muharremi dhe Mexhidi. Dera e thyer dhe muri i dhomës, i shtëpisë ishin stërpikur me gjakë. Lodrat dhe çanta me libra të fëmijëve, shkollarëve të vegjël ishin coptuar, ishin ngjyrosur me gjakun tyre. Nën krahërorin e nënës, Sabahudini i  vogël ishte afruar, kishte kërkuar ndihmë, mbështetje, e kishte shtrënguar, me duar të vogla nënën…Ishte tmerr i paparë. Familja e tërë e Selatinit ishte vrarë dhe masakruar…

 

Kishin ardhur  për ta “zbuluar” krimin e bërë

 

Pas  5 ditëve nga krimi i bërë  kishte ardhur policia dhe disa oficerë të ushtrisë serbe duke u përpjekur që të “zbulojnë” se si është vrarë Selatin Gërxhaliu  me të gjithë antarët e familjes. Në këtë rast  i marrin: Hyrën , Fatbardhën dhe Selvinë që të tregojnë vendin  ku janë vrarë Xhemaili, Selatini dhe Shabani, pasi këta i vrasin jasht shtëpisë të “Hambari i Gumnishtës”. I kishin mar këto fëmra si  mburojë pasi kishin frikë se do të sulmohen nga UÇK-ja që gjendej në këto momente në këtë hapsirë… Me pizgauer dhe me një blind nisen për në vëndin të “Hamari i Gumnishtës”. Rrugës megjithatë i kishte diktuar UÇK-ja që gjendej aty pari në pozicionet e tyre. Menjëherë e gjuajnë pizgauerin duke e dëmtuar dhe shpuar gomat e tij, por pasi kishin diktuar se në mesin e kriminelëve gjenden disa femra kishin pasur kujdes gjatë sulmit. Policët duke parë çka po ndodhë zbresin prej pizgauerit dhe prej blindit dhe mundohen për të ikur…Mirëpo gjatë shkëmbimit të zjarrit mëgjithatë plagosen dhe vriten  disa prej tyre …

Në pizgauer, siq tregon Gëzime Gërxhaliu kishin qenë 7 veta që u printe  Petroviqi, një epror i policisë serbe në Vushtrri… Pizgauerin më vonë e kishte marrë UÇK-ja. Gratë që kishin qenë në pizgauer me policinë serbe si mburojë kishin shpëtuar. Kufomat e Xhemailit, Selatinit dhe të  Shabanit pastaj i kishin bartur (marrë) me kali: Salih Gërxhaliu, Hyra dhe Fixheria dhe kështu ishin varrosur në ora 18 të mbrëmjes.  Në ketë ditë të kobshme (31 maj 1999) ishin vrarë dhe  masakruar:

1.         Xhemail Gerxhaliu (63)  -  Studime e  Poshtme

2.         Selatin Gerxhaliu (50)  -  Studime e Poshtme

3.         Sala Gerxhaliu (85)  -  Studime  e Posht

4.         Fexherije Gerxhaliu (40) - Studime e poshtme

5.         Sofie Gërxhaliu  (30)  -  Studime e Poshtme

6.         Shaban  S. Gërxhaliu  (16) -   Studime e Poshtme

7.         Shahin Gërxhaliu   (15) -   Studime e Poshtme

8.         Muharrem  Gerxhaliu  (13)  -  Studime e Poshtme

9.         Mexhid Gerxhaliu   (12)  - Studime e Poshtme

10.       Avdurrahman Gerxhaliu (9) -   Studime e Poshtme

11.        Sabahudin Gerxhaliu (5)  - Studime e Poshtme

12.       Mubera Gerxhaliu (6) -  Studime e Poshtme

13.       Safet Gerxhaliu (6)  - Studime e Poshtme

Sa e  vështirë ishte pjesëmarrja, përgatitja, përcjellja dhe varrimi i tyre.

Të gjithë të pranishmit me lotë në sy dhe dhembje të madhe u ndanë prej tyre. Ishte moment që njeriu nuk di si  ta përshkruaj…



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx