Speciale » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Ikonografia e Pirros së Epirit në Rilindjen Evropiane
E marte, 10.01.2012, 09:05 PM
IKONOGRAFIA E PIRROS SË EPIRIT NË RILINDJEN EVROPIANE
Pikësime nga një studim
Nga Ilia S. Karanxha
Ikonografia e Pirros të Epirit në rilindjen evropiane edhe pse e pasur dhe e larmishme mbart në vetvehte mentalitet e kohrave në lidhje me vlerësimin e kësaj figure të shquar të antikitetit. Legjendat apo historiografia që u trashëguan nga mesjeta dhe ato që u përhapën në fillimet e rilindjes evropiane (Plutarku: Jetët paralele) u perceptuan e u interpretuan në përgjithësi në dy kënd vështrime të ndryshme gjë e cila reflektovi mjaft qartë edhe në artet figurative.
Mentaliteti kryesor që pati edhe jeohnën më të madhe, për pasojë edhe ikonografinë më të bollshme, ishte ajo që e konceptonte Pirron si një nga strategët më të shquar të antikitetit, pra lartësohej sa më shumë figura e tij, për të treguar në vazhdim supermacinë e Romës që mundi të mposhte një strateg të tillë. Në të njëjtën kohë gjendeshin të gjitha mjetet për të justifikuar legjitimitetin e ekspansionit romak drejt jugut të Italisë. Përkashi Pirros qëndron figura e Fabricios që ngrihej në piedestalin më të lartë si modeli i konsullit romak të drejtë e të pakoruptueshëm. I verbëri Appio Calaudi (350 para K. – 271 para K) është babai i kombit që kundërshtoi para senatit romak paqen e propozuar nga Pirroja. Luftrat shikohen e pasqyrohen nga këndvështrimi roman gati gjithmonë triumfante e figura e Manio Curio Dentatos(330 p. K. - 270 p. K) sot në Hermitage (Shën Petërburg) na është paraqitur nga piktori i shquar italian Giovanni Battista Tiepolo (1696 -1770) si një superhero në dalldisje ekzaltuese edhe pse beteja e fundit e Pirros në Itali (Benevento 275 para K.) pati më shumë karakterin e një tërheqje strategjike se sa një humbje katastrafoke.
Linja e dytë në ikonografi ve më shumë në fokus jetën e Pirros sa dramatike po aq edhe të madhërishme tek i cili shikohet e vlerësohet pozicioni i tij në mbrojtjen e fiseve dhe të kulturës helene-mesapike në Magna Grecia përballë ekspasionit romak apo atij kartagjenas. Në këto pozicione shkovi i pari poeti, dramaturgu dhe shkrimtar romak me origjinë mesapike Kuinto Enio (Quinto Ennio Rudiae 239 p. K. – 169 p. K) i cili ndryshon nga historianët analistë të periudhës republikane në veprën e tij Annales (Vjetarët) e paraqiti Pirron dhe luftrat e tij në Itali me ngjyra shumë pozitive duke influencuar në vazhdim mjaft literaturën latine.
Paraqitjen më të hershme ikonografike mbi Pirron e Epirit për momentin i hasim në kodet me minaturë të veprës Historia antike deri tek Qezari (Histoire ancienne jusqu' à César)e cila u përpilua në Lille në vitet 1209-1214 dhe u bë më tej shumë popullore në Francë. Në vazhdim vepra pati edhe ripunime të tjera dhe deri nga fundi i shek. XV u realizuan 68 kode dorëshkrim pjesa më e madhe e të cilave ruhen në bibliotekën kombëtre të Parizit. Në njërin prej këtyre kodeve që i përket fundit të shek. XIII (kodi: 295(2893)) për ilustrimin e veprës mes të tjerave në miniaturë është paraqitur një betejë e Pirros që sulmon ushtëritë romake me elefantët e tij.
Një përmëndje të hershme mbi shpirtmadhësinë e Pirros kundrejt shërbëtorve të vet e gjejmë në veprën e Konrad von Ammenhausen (rreth 1280- 1350) mbi lodrën e shahut (Schachzabelbuch – 1337) e para e këtij lloji në Evropë e hatuar në 19.336 vargje. E shkrojtur në gjermanisht me pikësynime edukativ në formë alegorike tregon të drejtat dhe detyrat e kastave të ndryshme. Vepra pati një popullaritet shumë të madh e sot njihen rreth 20 kode dorëshkrime të saj ndërsa në fund të shekullit të XV dhe gjatë shek. XVI vepra u përkthye dhe u botua në një sërë gjuhësh duke e bërë kështu librin më të lexuar në Evropë pas bibliës.
Përsa i përket episodit në lidhje me Pirron (Die Grossmut des König Pirus gegenüber seinen Dienern) e gjejmë në një variant pak të ndryshuar edhe tek Plutarku që na flet jo për shërbëtorë por për një grup djelmoshash të pirë që ofendonin prestigjin e dinjitetin Mbretit kundrejt të cilëve Pirroja me shpirtmadhësinë e tij i fali pa morë asnjë masë ndëshkimore kundrejt tyre. Në një prej kodeve dorëshkrim të Konrad von Ammenhausen që ruhet në bibliotekën (Württembergische Landesbibliothek) e
Qysh nga mesjeta ishte trashëguar në Evropë edhe përmbledhjet (epitome) nga vepra e Trogus Pompeus nëpërmjet një të qojtuiri Iustinius prej të cilit veç emrit nuk dihet gjë tjetër. Në kodin dorëshkrim të kësaj vepre që ruhet në Oxford Bodleian Library fleta 80r është ndriçuar me
me katër miniatura ku dy të fundit paraqesin njëra një betejë të Antigonit kundra Pirros tjetra sulmin dhe vrasjen tragjike të Pirros në Argo.
Ja pra disa paraqitje të hershme ikonografike mbi Pirron e Epirit të cilat qëndrojnë në tranzicionin evropian nga mesjeta tek Rilindja.