Kulturë
Neki Lulaj: Viti i Ri?
E enjte, 05.01.2012, 08:58 PM
Neki Lulaj
VITI I RI
Atë natë qiellit
Ia shpuan
Çarçafin e zi
Të ngjyrave
Të ndryshme
Të Ylberit.
Gjëmime, bubullima
E krisma
Shpërthyen urimet
Afshi e dëshirat
Shfaqën dashuritë
Përgëzimet e bekimet
At natë
Brez pas brezi.
Në heshtje arratiset
Mjekërrbardhi
I thinjur e i plakur
Me fllad acari në shpirt
I trazuar
I kërrusur me trastën
E mëkateve mbi supe
Ik duke çaluar
Pa mallkuar kend.
Në portat e zemrave
Njerëzit shprehin miqësitë
Dëshirat dashuritë
Trokasin të rinjtë
Me karrocë urimesh
E përgëzimesh
Dhuratë
Për Vitin e Ri.
BRUM TOKE
Galaktika e gjithësisë
Si simfoni sillet vërdallë
Unë me grushtat e ndryshkur
Shtrërngoj brumin e Atdheut tim
E zemra ime zjarr
Vullkan e valë.
Sa aromë të mirë ka
Brumi i lumturisë sime
Oazë e përjetësisë sime
Tokë e dashurisë sime
E rritës
Dhe vdekjes sime
E pandasisë sime.
Brum
I kujtimeve të përkëdhelura
Që zbrazin veten
Shkallëve
Të zanorëve të mia
U bejnë dritë në horizont
Endërra e stërgjyshërve Pellazgë
Zbrazëtira kurrë s’i vyshki.
Këtu heshtja nuk shurdhëron
Muret e vetmisë
Se heshtje kurrë nuk ka
Vetmia nuk bëlbëzon
Djepat i përkundin
Zanat shqiptare
Zëri i foshnjeve
Gëzim e dridhje shpirti
Kur rriten zogjtë me ninulla
Digë e jetës se re
Behën brezat
E ardhshëm
Të burrësisë.