Editorial
Baki Ymeri: Shqiptarizmi dhe atdheu i hajdutëve
E marte, 29.11.2011, 10:30 PM
Shqiptarizmi dhe atdheu i hajdutëve
Nga Baki Ymeri
Gjatë këtij viti doli në pah një e vërtetë e trishtë se shqiptarët më shumë ia urojnë njëri-tjetrit Bajramin, sesa Ditën e Flamurit. Jo për të gjithë e kemi fjalën, por për ata që e kanë zëvendësuar patriotizmin me një strategji marketingu të megalomanisë aziatike, ku zotëron etja për vota politike, dembelizmi ballkanik dhe fanatizmi fetar. Kjo është një e keqe për ata që s’e shtypin pedalen e patriotizmit kur vjen 28 Nëntori i çrobërimit të Shqipërisë nga pushtimi osman, një ditë e bekuar kur u lind Shqipëria historike, e copëtuar disa muaj më vonë nga fanatizmi diplomatik i Konferencës së Londrës (1913).
Për fat të keq, kjo ngjet edhe me palën rumune, një vend i mrekullueshëm ku vijnë të huajt për bukuri natyrore, vasha të bukura dhe para, edhe pse një kategori banorësh të këtij vendi e shikojnë me dyshim sintagmën “Jam krenar pse jam rumun”, si pasojë e komunistëve që e drejtojnë këtë vend, duke e kultivuar varfërimin e popullit dhe majmërinë e vetvetes. Thonë se një atmosferë identike e krizës e ka kapluar edhe Shqipërinë e brendshme dhe atë të jashtme. Shqipëria historike dhe
Në këtë kontekst padrejtësia lë plagë të rënda që nuk shërohen. Rumunët dhe shqiptarët praktikisht shteti i mban nën okupim, ndaj disa kanë krijuar urrejtje për vendin e vet, madje edhe për qeveritarët e Kosovës që ende nuk i kanë identifikuar dhe ndëshkuar korbat e kombit që kanë përgjakur duart duke likuiduar shqiptarë për motive politike dhe karrieriste. Kështu justifikohet vallë rezultati i zgjedhjeve? Kur do ta dënojë Tirana zyrtare komunizmin dhe kur do ta kremtojnë faltoret shqiptare shërbesën e shenjtë për Gjergj Kastriotin? Bibla e Shenjtë thekson se i dërguari i Zotit ka thënë: “Fryti del nga farat e kalbura në dhe.” Ky mësin vlen për njerëzit dhe bimët. Ardhmënia e një kombi mugullon nga kufomat e stërgjyshërve, ka thënë dijetari i famshëm rumun, Bogdan Petriceicu Hasdeu, një dashamir i madh i kombit shqiptar.
Kurrë Shqipëria historike nuk do të nxjerrë nga dheu i saj lule e bimë dhe pemë, nëse nuk e thith së pari palcën e fuqisë dhe virtytit, lëngun e dashurisë e të sakrificës, avullin e gjakut të derdhur për atdhe, nga varret e atyre që janë bërë për ne pluhur për të na e lënë neve shpirtin. Bërthamat e tretura në dhe të kombit shqiptar janë eshtrat e qindra mijë martirëve të kombit. Vetëm përmes ndershmërisë dhe përkujtimit të mençurisë dhe burrërisë së tyre stërgjyshore, mund të lulëzojë një Shqipëri e ardhshme, e shtrirë në katër vilajetet e saj, duke krijuar kështu një ide të përbashkët kombëtare dhe një shkëndijë të padegdisur për një jetë të pastër shqiptare. Kanë kaluar pesë shekuj nga vdekja e Skënderbeut dhe ende nuk e kemi krijuar një çerdhe të përbashkët shqiptare, me gjithë djersën dhe gjakun e derdhur për liri. Majmunët me kravatë i bëjnë shërbim vetvetes, e jo atdheut. Edhe më i miri ndër ta, edhe më i votuari ndër ta, e ka një pikë zë zezë në biografi, të cilën nuk di ta mënjanojë duke e ngritur standardin e kombit përmes fshikullimit të varfërisë.
Me vitin 1912 filloi historia e re e Shqipërisë, një periudhë e re që e flaku në errësirë periudhën e zezë të sundimit osman, edhe pse osmanizmin ende nuk e kemi flakur nga onomastika shqiptare. Në vitin 1912 u zgjua nga gjumi gjaku kastriotik dhe letargjia kombëtare e një kombi të lindur për punë, për këngë, për liri, për trimëri dhe besnikëri. Nuk tentoj të shes fraza patriotike me këtë rast, por nga thellësia e shpirtit dua të ëndërroj një valle të përbashkët të krejt kombit shqiptar, duke i flakur nga vallja ata që e pengojnë idenë e shqiptarizmit, ngase gjuha dhe atdheu u krijuan së pari përmes krijimit të Arbërisë nën hijen e lavdishme të flamurit të Gjergj Kastriotit, Atlet i Krishtërimit dhe Mbret i Shqipërisë. Me gjithë idiotizmat e Haxhi Qamilit, Esad pashë Toptanit, Olsi Jasexhiut dhe garniturës islamiste të Naim Tërnavës, Shefqet Krasniqit dhe kungujve të tjerë, ndjenja shqiptare nuk shuhet kurrë. Therrat e majmunëve me kravatë dhe hoxhallarëve të shitur është e paktë dhe e parëndësishme në krahasim me fijet e panumërta të kullosës që e përbëjnë kombin shqiptar. Therrat shpojnë, dëmtojnë dhe thahen, por nuk mund ta zhdukin rrënjën dhe kjo rrënjë e shëndetshme është shqiptarizmi. Rrofshin shqiptarët! Rroftë shqiptarimzi dhe kujtesa ndaj Gjergj Kastriotit të pavdekshëm!