Shtesë » Lajme
Selatin Kaçaniku: Mafioziteti dhe basketbolli?!
E premte, 07.10.2011, 06:24 PM
MAFIOZITETI DHE BASKETBOLLI ?!
Nga Selatin Kaçaniku
Deklarimi juridik i falimentimit, i mbylljes ose i pushimit të
aktiviteteve të një subjekti ( edhe ) sportiv është valid nëse
përmbyllen të gjitha fazat e procedurave të përmbylljes, mes të cilave
bën pjesë edhe ftesa publike drejtuar pretendentëve për borxhet
eventuale ndaj të cilëve mund t i ketë ky subjekt ( qoftë edhe )
sportiv ?!
Klubi i Basketbollit SIGAL PRISHTINA u mbyll mu për arsye ( të
dyshimit ) të shmangëjes nga borxhet të cilat ia kishte
basketbollistëve – borxhe këto të cilat nuk dëshironte t i zbatonte ?!
Bossat ( ndoshta )mafioz të KB SIGAL PRISHTINA me këtë rast harruan se
i kanë hyrë në hak e borxh edhe:
- Konsumuesve të vlerave sportive – tifozëve, anuesve, adhuruesve e
shijuesve të vlerave të sportit të basketbollit për të cilët ata
ekzistuan dhe mbi krahët, brohoritjet e duartrokitjet e të cilëve u
ngritën dhe u afirmuan ?!
- Sportit dhe dokumenteve që e rregullojnë sportin, basketbollin në
këtë rast, e që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës dhe vlerat e luftës.
Pra, vendimi i shuarjes ( ndoshta )mafioze të KB SIGAL PRISHTINA nuk
është çështje private e askujt. Por, edhe nëse do të ishte çështje
private e kujdoqoftë brënda klubit do të duheshte zbatuar normat
ligjore, duke vazhduar kështu t i shërbehet si shëmbull i mire
Konsumuesve të vlerave sportive – tifozëve, në rastin konkret PLISAVE,
por jo vetëm atyre?!
- Institucioneve dhe asociacioneve të sportit, veçmas të atyre të
basketbollit, por edhe klubeve tjera me të cilat ka ndarë dhe duhet t
i ndajë të gjitha të drejtat dhe obligimet që dalin nga dokumentet që
e rregullojnë këtë lëmë. Çdo sjellje ndryshe na jep të drejtë të
dyshojmë ne qëllime të këqija e të liga, në veprime mafioze dhe të
dënueshme ?!
- Federatës së Basketbollit me zhvatje e detyrim për t i mbyllur sytë
para një akti që i gjason një akti kriminal – si të ishte federate
pronë private e ndokujt ?! Bile-bile, po të ishte prone private e
ndokujt do të ishin më të kujdesëshëm. Megjithat, është përgjegjësi
dhe e metë e madhe e FBK-se që ka lejuar t i nënshtrohet presioneve.Me
asgje nuk mund të arsyetohet inkuadrimi i një Klubi të posaformuar në
garat e elites kombëtare të basketbollit – veq nëse nuk është dallaver
?!
- Sponzorit e donatorit, të klubit dhe të Ligës, SIGAL. Me këtë emër
do të duheshte të ishin poashtu të kujdesëshëm sepse në SIGAL janë
bërë investime shumëfish më të shtrenjta seq ishte borxhi i KB SIGAL
PRISHTINA, dhe nëse SIGAL-i do të pretendonte kompensimet për emrin e
njollosur atëherë borxhi KB SIGAL PRISHTINA ndaj donatorit dhe
sponzorit do t i merrte përmasat marramendëse ?!
U bë mire që MKRS u deklarua dhe e mori rastin në shqyrtim; Që anëtari
i FBK, z. Ismet Beqiri u distancua dhe dha dorëheqje që është një akt
moral tejet fisnik. Duhet lavdëruar edhe reagimin e dy anëtarëve të
kryesisë së KB SIGAL PRISHTINA të cilët dëshmuan se në konfirmimin e
vendimit me nënshkrimet e tyre doli se kishte edhe nënshkrime falso
(?!); Që mediumet e informimit e përcollën nga afër këtë akt primitiv
dhe u përpoqën sa më hollësisht ta informojnë Konsumuesin e vlerave
sportive – tifozin pra…më pëlqeu shumë deklarimi kundërshtues i
PLISAVE, lojtarit të 6-të dhe të pazëvendueshëm pa të cilët surrogati
PRISHTINA BC nuk do t i prekë yjet, ashtu siq bëri SIGAL PRISHTINA.
Por MKRS duhet të jetë më e vendosur dhe t i përshpejtojë hapat rreth
vlerësimit definitiv. Përndryshe do të mund të presionohet nga
cajtnoti kohor i cili mund të ndikojë në formën dhe cilësinë e
vendimit; Anëtarët tjerë të Kryesisë së Klubit duhet poashtu të
dëshmojnë për rastin për ta shpetuar nga humnera jo vetëm KB SIGAL
PRISHTINA por edhe sportin Kosovar në tërësi i cili ka tepër nevojë
për ndershmëri, kulture, edukate, mirësjellje…e pse mos ta themi: Ka
nevojë edhe për patriotizëm të vërtetë e jo për matrapaz e shpekullant
?!
Me klubet dhe prapa klubeve është e natyrshme të “ ordinojnë “ edhe
partitë politike, zyrtarët e tyre dhe të institucioneve të Shtetit të
Kosovës, por edhe biznesmenë të bizneseve të njohura të cilët akoma
nuk e kanë thënë mendimin e tyre. Nuk do të ishte mirë që Konsumuesi i
vlerave sportive – tifozi pra, i cili në një moment të caktuar është
edhe elektorat edhe konsumues i ofertave biznesore, t i thërrasë të
gjithë një nga një e me emra për t u deklaruar e për të pare se nga
aspekti i etikës sportive “ për kend anojnë “ ?!
Institucionet e drejtësissë, në veçanti prokuroritë, shpresoj ta kenë
përcjellë rastin nëpërmes mediumeve duke parë tabllotë e turpit të
cilat na largojnë nga organizmat ndërkombëtar të sportit por edhe nga
integrimet euro-atlantike të të gjitha formave.
Këtë turp kombëtar duhet të na e heqin qafe ata të cilët na e
shkaktuan dhe mos të na ngarkojnë neve të turpërohemi e të
ballafaqohemi me të. Në këtë drejtim të gjithë jemi të thirrur dhe të
obliguar të bashkpunojmë e matrapazëve t jua themi publikisht se nuk
duam sporte dallaveresh ?!
Mendojmë se:
- Duhet të shqyrtohet përgjegjësia individuale dhe kolektive e
kryesisë së KB SIGAL PRISHTINA, tani PRISHTINA BC;
- Duhet të shqyrtohet përgjegjësia individuale dhe kolektive e FBK e
cila lejoi që i njëjti ekip, por edhe le të ketë qenë ekip i ri, “
automatikisht “ të inkuadrohet në rangun më të lartë të garave në
basketboll.
- Ekipet anëtare të SuperLigës së Basketbollit të Kosovës do të
duheshte të shqyrtojnë pjesëmarrjen në garat e kësaj Lige për shkak se
ajo humbi tiparet e rregullaritetit. Në veçanti, nëse KB SIGAL
PRISHTINA, tani PRISHTINA BC;
dhe FBK-ja nuk do t i ndryshojnë vendimet, të shqyrtojnë arsyeshmërinë
e zhvillimit të takimeve me KB SIGAL PRISHTINA, tani PRISHTINA BC ?!
- Komuna e Prishtinës duhet ta rishqyrtojë vendimin për pranimin e
shuarjes së klubit dhe nuk duhet të mjaftohet me trofetë e KB SIGAL
PRISHTINA. Përkundrazi, Komuna Prishtinës duhet të kërkojë shpjegime e
përgjegjësi për aq sa qytetarët e saj janë edhe Konsumues të vlerave
sportive – tifoza pra, të drejtat, intereset dhe dinjiitetin e të
cilëve duhet t i mbrojë.
- Kompania e sigurimeve SIGAL, klientë të së cilës jemi edhe ne
Konsumuesit e vlerave sportive – tifozat ( edhe PLISAT, edhe TORCIDAT,
edhe SHQIPONJAT, edhe FORCA-t, edhe ARPAXHIKAT, edhe…), duhet ti
kërkojë marifetbërësve nga KB SIGAL PRISHTINA, tani PRISHTINA BC si
dhe nga ata në FBK, satisfaksion të plotë moral e material që ne të
jemi të sigurtë se SIGAL nuk qëndron prapa këtyre malverzimeve dhe që
ne mos të detyrohemi të mendohemi se a do të vazhdojmë kontratat dhe
partneritetin tone edhe në të ardhmen ?!
- Sponzori aktual i SuperLigës së basketbollit, BKT-ja, do të ishte
mire që, në këto rrethana të reja, për të cilat mbajnë përgjegjësi KB
SIGAL PRISHTINA, tani PRISHTINA BC dhe FBK të mendojnë mire se a kanë
llogari e interes t i sponzorizojnë aktivitetet e dyshuara për
dallavere, a kanë llogari të identifikohen me të dyshuar për matrapazë
e shpekullantë të basketbollit.
02.10.2011.
Selatin Kaçaniku, dhe
KONSUMATORI – TIFOZI, Prishtinë, Kosovë,
ok.kosova@gmail.com,
044/200-458