Shtesë » Lajme
AGPK dënon kërcënimin ndaj gazetarit Visar Prebreza
E hene, 03.10.2011, 06:06 PM
Prishtinë, 3 tetor - Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin se gazetari i të përditshmes “Koha Ditore”, Visar Prebreza është kërcënuar nga pronari i firmës “Standard Benz”, Agon Rotkoceri.
Kërcënimi ka ndodhur në ditën kur është botuar shkrimi i autorit Visar Prebreza, që njoftonte për bastisjen e tri pikave të karburantit të “Standard Benzit” nga ana e Task Forcës Antikorrupsion e mbështetur edhe nga njësia speciale ROSU, mbi bazën e dyshimit për shmangie të tatimit dhe pastrim parash..
“Rreth orës
“Të kam thënë që ke me pas problem me mua, edhe ki me pas.
AGPK kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit që të marrin seriozisht kërcënimin ndaj gazetarit Prebreza dhe të gjitha rastet e tjera ku gazetarët pengohen në punën e tyre.
E drejta e gazetarit Prebreza për të raportuar për këtë rast është e pakontestueshme.
AGPK dënon fuqishëm aktin e z.Rotkoceri dhe çdo lloj kërcënimi që i`u bëhet gazetarëve për shkak të kryerjes së punës së tyre.
AGPK konsideron se kërcënimi i gazetarëve paraqet shkelje të lirisë së shprehjes dhe lirisë së informacionit, të drejta këto shumë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë.
AGPK inkurajon gazetarët që të vazhdojnë punën e tyre profesionale.