Shtesë » Lajme
Jemen, vritet terroristi Al-Awlaki
E premte, 30.09.2011, 07:54 PM
Presidenti amerikan, Barak Obama e cilësoi vrasjen e Anwar Awlakit, një prej udhëheqësve të Al Kaedës, klerikut jemenit të lindur në Shtetet e Bashkuara, si goditjen më të rëndë për organizatën terroriste.
Një avion i telekomanduar i ushtrisë amerikane e
"Vrasja e Awlakit shënon një tjetër gurëthemeli në përpjekjet për të mposhtur Al Kaedën dhe degët e saj. Ky sukses i dedikohet shërbimeve të inteligjencës, përpjekjeve të Jemenit dhe forcave të tij të sigurisë, që punuan ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara përgjatë disa vitesh. Ideologjia e tij e urryer dhe vënia në shënjestër e civileve të thjeshtë është kundërshtuar nga shumica e muslimanëve dhe njerëzve të të gjithë besimeve”, tha presidenti Obama.
Mediat raportojnë se presidenti amerikan kishte urdhëruar personalisht vrasjen e Awlakit në vitin 2010, por ai kishte mbijetuar.
Ministria e Mbrojtjes përmes një deklaratë shpjegoi së Awlaki vdiq në provincën Kashef Xhauf, rreth
Krerë të fiseve jemenite i thanë agjensisë së lajmeve AFP se Awlaki, javët e fundit po zhvendosej nga njëra zonë në tjetrën, brenda Jemenit, në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit.
Prej kohësh ishte në fokusin e shërbimeve sekrete amerikane, të cilat prisnin t’i largohej civilëve, për ta goditur. Awlaki është cilësuar nga zyrtarët amerikanë si shefi i operacioneve të jashtme të Al Kaedës në Gadishullin Arabik.
Kur ishte imam i xhamisë së San Diegos në vitet 1990, në predikimet e tij kishin marrë pjesë edhe dy prej kamikazëve që rrëmbyen avionët, më 11 Shtator; Kalid Al Midar dhe Nauaf Al Hazmi.
Ai jetoi në Britaninë e Madhe nga vitet 2002 në 2004, ku për disa muaj u dha mësim të rinjve muslimanë. Awlaki ishte implikuar në vrasjet, në bazën ushtarake të Fort Hood-it në Teksas në vitin 2009, në tentativën e shpërthimit të një bombe në avionin me destinacion Detroitin në po këtë vit, si dhe në planin e dështuar për të vendosur bomba në Times Square në vitin 2010.
Awlaki ishtë raportuar i vdekur pas dy sulmeve amerikane në jug të Jemenit në dhjetor 2009 dhe Nëntor 2010.