E enjte, 14.11.2024, 09:45 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel

E merkure, 21.09.2011, 05:42 PM


 

 

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të shpallur gati nje vit më parë nga gjyqtari Agim Bendo, i cili penalizoi Top Channel me gjobën 400 mijë euro pas transmetimit të videos së skandalit seksual të ministrit të asaj kohe të Kultures, Ylli Pango.

 

Ky vendim u dha nga treshja gjykuese me relatore te ceshtjes gjyqtaren Flutura Skenderi dhe anetare te trupit gjyqesor, Ilir Toska dhe Astrit Kalaja. Relatorja e procesit deklaroi se vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare rrezohet dhe rikthehet per gjykim ne Shkallen e Pare, tashme me nje tjeter gjykates. Ky vendim i Gjykates se Apelit do te thote se ne procesin qe do te rinise serish ne Gjykaten Civile do te kryhet hetim i plote gjyqesor dhe jo sikurse u zhvillua procesi nga gjyqtari i Shkalles se Pare Agim Bendo, ku procesi, sipas argumentimit ishte i paplote.

 

Duke radhitur argumentat e mbrojtjes avokati i Top Channel Sokol Nako i parashtroi Gjykates se Apelit te gjitha shkeljet proceduriale qe ishin bere ne procesin e Shkalles se Pare kryesorja e te cilave vete vendimi i zotit Bendo.

 

Ky vendim i gjyqtarit Bendo tha avokati ishte i ndikuar nga nje vendim i prokurorise per procesin penal te hapur ndaj Pangos. Avokati theksoi se dy procese njeri civil dhe tjeteri penal, nuk mund te ndikohen nga njera tjetra.  Argumentimet me thelbesore ishin rastet e referuara nga Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut per ceshtje te ngjashme, ne te cilat theksohet toleranca e funksionareve shteterore ndaj lirise se medias dhe te shprehjes se lire atehere kur ceshtja eshte me interes publik.  Dhe ne fund avokati Nako theksoi se vlera  400 mije euro  e dhene ndaj Top Channel nga Gjykata e Shkalles se Pare konvertohet me 30 vjet burg,- cka tregon- tha avokati se gjoba eshte teper absurde per realitetin shqiptar. 

 

Në mars të vitit 2009 emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi faktin se si nje anetar i Keshillit te Ministrave, asokohe ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango abuzoi me detyren e tij.

 

Permes kamerave te fshehta, “Fiks Fare” tregoi  se si ministri tentoi te perfitoje seksualisht nga nje vajze e re qe kerkonte te fillonte pune ne MTKRS.Gjate takimit ne shtepine e anetarit te qeverise, ku e reja duhet te dorezonte dokumentat, ministri Pango tentoi te abuzoje me te.

 

“Kur femra eshte e guximshme, te gjitha rregullohen. Varet sa guxim ka. Ti mund te hysh tek panairet e turizmit dhe mund te dalesh me roba banjoje. Per kete une kam qejf te shoh ekspozene tende”, deklaroi Pango.

 

Madje, ministri ka tentuar t’i heqe vajzes edhe kemishen qe kishte veshur, pavaresisht kundershtimeve te saj. “Ti do ta heqesh per te tjere, si te mos e heqesh per mua? Po nuk u mesove me mua i bie qe...”, ishin disa nga fjalet e tjera te Pangos.Ne kembim te favoreve seksuale, ministri i ka premtuar vendin e punes vajzes. “Ti do te jesh prane meje ne panaire dhe do te kesh rroge te mire”, eshte shprehur Pango.

 

Menjehere pas transmetimit te skandalit, kryeministri shkarkoi Pangon nga detyra dhe po ashtu vendimi u dekretua shume shpejt nga presidenti. Lidhur me kete ngjarje reaguan politikane te majte e te djathte, gazetare, perfaqesues te shoqerise civile, madje jehona u percoll edhe ne mediat e huaja. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora