Shtesë » Lajme
Selatin Kaçaniku: Padi (vetëm) për ''Feronikelin''?!
E diele, 18.09.2011, 03:17 PM
PADI ( VETËM ) PËR “ FERONIKELIN “ ?!
Dyshimet dhe paditë mund ( dhe duhet ) të ngriten njësoj si për të
bërat keq poashtu edhe për të mos bërat për t i penguar veprimet e
këqija, të liga, dëmtuese, abuzuese, krimogjene…
Është e vërtetë dhe nuk mund të kontestohet se “ FERONIKELI “ me vite
të tëra ka ndotur mjedisin; Ka helmuar e dëmtuar shëndetin e
popullates / të konsumuesit të të mirave e të dhuntive mjedisore; Ka
lozur lojra të pandershme duke i mbajtur për një kohë të gjatë në depo
impiantet e filtrimit dhe duke mos i montuar / duke mos i aktivizuar
ato ( anise Ligji…e obligonte, anise kontrata e obligonte, anise kodi
etik, moral e i mirësjelljes afariste e humane e obligonin njësoj ); I
ka shkatuar dëme enorme popullates dhe Komunës Drenas por edhe Shtetit
të Kosovës me ndotjen e mjedisit duke i shkaktuar dëme të
pariparueshme ( dëmet më të mëdha i shkaktoi me dëmtimin e shëndetit
te popullata / te konsumuesit e të mirave e dhuntive mjedisore ),
dëme këto që nuk i janë kompensuar as pacientëve, as komunës, as
Shtetit të Kosovës – Buxhetin e të cilit e gjenerojnë po këta
konsumues – taksapagues ?!
Është e vërtetë se i gjithë ky “ skenar “ është zhvilluar i pa penguar
nga askush, as nga institucionet e Komunës, as nga institucionet e
Shtetiti, as…nga askush ?!
Kamë përshtypjen se përveç shoqërisë civile dhe mediumeve të
informimit Shteti Ynë nuk pati krah tjetër për të marrë në mbrojtje
popullatën e Drenasit, përderisa kjo popullatë nuk u detyrua të
vendosë vet, të protestojë - t i bllokojë portat e “ FERONIKELI-t “
Është mire që MAPH, më në fund, mori vendim për të ngritur PADI NDAJ
“ FERONIKELI-t “, por nuk është mire që kësaj padie nuk iu
bashkangjitën edhe obliguesit tjerë ?!
Cili është “ interesi “ nëse kosto e dëmeve dhe e pësimeve është më e
lartë se përfitimet, se çmimi i privatizimit, se…?!
Pse nuk është detyruar me kohë dhe menjëherë “ FERONIKELI “ të zbatojë
Ligjin…dhe obligimet kontraktuale përgjegjëse janë institucionet e
obliguara me Kushtetutë e me ligje për ta aplikuar drejtësinë... Janë
përgjegjëse edhe institucionet dhe organet e drejtësisë, ato të
mbikqyrjes si dhe inspeksionet që nuk kanë ndërmarrë asgjë ( ose pak
gjë ) as pas reagimit të parë të shoqërisë civile, të mediumeve të
informimit e të popullates…as pas reagimeve tjera të shumta. Fitohej
përshtypja se ky “ krematorium ”, se ky ” teknocid “, se ky
diskriminim i rëndë, po ndodhte e po ndodhë në ndonjë planet tjetër ?!
Pra, nuk duhet ngritrur Padi vetëm kundër “ FERONIKELI-t “ por edhe
kundër të gjitha institucioneve – për mosreagimin me kohë ( përkundër
obligimit, ligjor, zyrtar, etik e moral ) dhe për mosmarrjen me kohë
të masave të duhura, të masave të parapara me ligj ?
PADI ( VETËM ) PËR “ FERONIKELIN “ ?!
Kosovën e ndotin edhe disa ndotës tjerë, mes tyre ka edhe të tillë që
marrin çmime për FILANTROPINË KORPORATIVE - e nuk reagon askush ?!
Ndokush prej nesh nuk e kupton ç është ndotja, cilat janë rreziqet e
dëmet dhe ç është bëmirësia, por as cila është ajo që këto dy nuk i
bën dot bashk ?!
Nuk kanë faj pse nuk dine – por pse nuk na tregojnë se nuk dine e na
mbajnë peng ?!
Duhet ngritur PADI NDAJ TË GJITHË “ FERONIKLAVE “ të Kosovës sepse
asnjë nga to nuk ka të drejtë të na ndotë mjedisin dhe të na atakojë
shëndetin e jetën, e…na u kanë bërë shumë “ FERONIKLA “ në vetëm
11.000 km2 ?!
Duhet ngritur PADI NDAJ TË GJITHË “ FERONIKLAVE “ të Kosovës…edhe për
arsye se ndokush tjetër që nuk di do t i ndajë edhe ndonjë çmim të
filantropisë “ PËR NDOTJE TË MJEDISIT ” ?!
Duhet ngritur PADI NDAJ TË GJITHË “ FERONIKLAVE “ të Kosovës dhe të
kërkohet kompensim ligjor, kompensim të drejtë e kompensim human për
të gjitha dëmet e shkaktuara gjatë gjithë kohës së shkaktimit të
dëmeve dhe ndaj të gjithë të dëmtuarve, si dhe kompensimin e të gjitha
shpenzimeve të provokuara / të nxitura me mosrrespektimin e ligjit !
As tani shoqëria civile e mediumet e informimit nuk duhet të heshtin,
duhet t i përgadisin dëshmitë për gjykim, për veprim retroaktiv dhe
për zgjërimin e lëndës ?!
Kosova dhe mjedisi i saj, popullata e saj, konsumuesit e mjedisit / të
dhuntive mjedisore kanë nevojë për përkrahjen, për kujdesin dhe për
(vet)mbrojtjen tone.
12.09.2011. Selatin Kaçaniku, dhe
KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
ok.kosova@gmail.com
044/200-458