Shtesë » Lajme
Nisi “Java e Biznesit Kosovar 2011"
E shtune, 01.10.2011, 11:52 AM
Ia nisi edhe “Java e Biznesit Kosovar 2011", një javë shumë e
nevojshme sot kur po flasim e po merremi me reciprocitetin si dhe me
pasojat tjera të embargos së Sërbisë.
Një javë shumë e nevojshme, për t u:
- Njohur me prodhimet dhe me prodhuesit vendor,
- Informuar se sa paketues e ambalazhues ia dolën të bëhen prodhues të
mirëfilltë vendorë,
- Njohur me të arriturat rreth cilësisë, rreth kultivimit të
produkteve origjinale vendore ( me emër, ide, licencë,
origjinë…autoktone ).
- Dalluar me një organizim, për një prezantim dhe për një pretendim ndryshe.
Një javë shumë e nevojshme, për:
- Të pare mos vallë zëvendësuam ndonjë produkt importi ose e krijuam
ndonjë MARKË / BRAND vendor…të paktën me karakter lokal.
- Ta bërë konsumatorin e Kosovës të mburret me prodhimet vendore.
- T u takuar dhe që, edhe në këtë aspekt, të ndjehemi të barabartë me Botën.
Urime, na qoftë për hajr, ju lumtë për organizimin…ja që “Java e
Biznesit Kosovar 2011" u bë tradicionale.
E vetmja pikë referuese për kauzën e konsumatorit të Kosovës,
KONSUMATORI pra, si zot shtëpie mbeti jasht “ Javës…” derisa Brenda
shtëpisë së konsumatorit, që quhet treg e ku banojnë edhe bizneset,
ato, bizneset pra, po e udhëheqin një valle jo edhe aq institucionale,
ku po ia prezantojnë mallin konsumatorit pa të zotin e shtëpise të
cilin nuk e duan brënda ?!
Ky panair shëtitës është kryekëput në interesin e bizneseve të Kosovës
të rreshtuara në kuadrin e AKB-së, ku për fat të mire bën pjese edhe
KONSUMATORI-i, i cili, kohë më parë, nënshkroi edhe MEMORANDUMIN E
BASHKPUNIMIT me AKB-në. Duke përshëndetur këtë manifestim biznesor po
përpiqemi t i gjejmë pikat e interesit të përbashkët në ekzistimin e
të cilave nuk dyshojmë. Ani se KONSUMATORI kësaj rradhe këtë “
investigim “ do ta bëj nga distanca shpresojmë se konsumatorët nga
terreni do të na pajisin me informata.të bollshme. Dëshirojmë që
mbledhja e informacioneve, përshtypjeve, vlerësimeve, evaluimeve…të
merret me dashamirësi e jo si punë “ pas shpine “.
Shpresojmë se në “Java e Biznesit Kosovar 2011" do të ketë përmirësime
e ngritje të cilësisë në organizim, në produkte e në trajtim të
konsumatorit – çështje këto të interesit të përbashkët që kurr,
asnjëherë dhe as rastësisht nuk u trajtuan me konsumatorin as nga
institucionet e Kosovës, as nga asociacionet e bizneseve, as nga
bizneset, as nga askush ?! Për këto fakte nuk do ta vëmë në dyshim
qëllimin e mire të organizimit të “Java e Biznesit Kosovar 2011"
Mos vallë gabuam kur pamë nga afër dhe ishim kritik ndaj organizimit
të njërit nga “ Javët…” e kaluara ? Kritika është vlerësim e
konsumatori paguan dhe është taksapagues – ndaj ka të drejtë dhe
obligim t i evaluojë të gjithat ato që i ofrohen, të gjithat që
organizohen për hir të tij…çdo gjë që thirret në emrin e Tij.
Për ta avansuar pozitën dhe rolin e konsumatorit të Kosovës, më:
- 2004 Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit;
- 2010 Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Hashim Thaqi themeluan edhe
Këshillin
për mbrojtjen e konsumatorit, nën patronatrin e të cilit sivjet
mbahet “ Java…”( Pranë
MTI-së, me 5 përfaqësues të asociacioneve të bizneseve dhe me një
përfaqësues nga
KONSUMATORI );
- 2010 Qeveria e Kosovës miratoi Programin 2010 – 2014 për mbrojtjen e
Konsumatorit, i hartuar po nga ky Këshill, që është doracak
udhërrëfyes për të gjithë,
edhe për AKB-në që poashtu e ka përfaqësuesin në Këshill;
- ( Në ndërkohë ) janë miratuar një mori ligjesh që i rregullojnë
çështjet e kulturës, të
mirësjelljes në tregun e produkteve, mallrave e shërbimeve;
- ( Vitin e kaluar dhe këtë vit ) KONSUMATORI e shpalli për VIT TË PATRIOTIZMIT
EKONOMIK – gjë të cilën ( pas embargos e reciprocitetit )
prodhuesit vendor po e
kërkojnë me shumë nevojë dhe me emergjencë ( ndërsa asnjë
institucion i Shtetit të
Kosovës, asnjë asociacion i biznesit dhe asnjë biznes nuk i është
përgjigjur VITIT TË
PATRIOTIZMIT EKONOMIK të shpallur, të thirrur e të deklaruar nga
KONSUMATORI ?!
- Çdo biznes, me rastin e themelimit, është zotuar të paktën
deklarativisht se do t i
respektojë të drejtat dhe intereset e konsumatorit si dhe ta
trajtojë ate denjësisht duke i
aplikuar me përkushtim maksimal ligjet dhe standardet, duke
dëshmuar kulture e
edukatë maksimale dhe duke mos harruar se edhe pronarët edhe
bizneset janë njësoj
konsumatorë ?!
…
Ndoshta është përshtypje e gabuar, na duket sikur konsumatori na
qenkësh i mirë, i nevojshëm dhe me vlerë vetëm kur duhet marrë para
nga ai, se konsumatori na “ duhet “ vetëm në distance dhe pa të “
drejtë vote “ ?!
Pse, a bëmë faj nëse e vërejtëm ( në njërën nga “ Javët…” e kaluara ),
e gjetëm dhe e emruam se deklarimi i zbritjes së çmimeve deri në 30 %
nuk respektoheshte nga të gjithë? E gjetëm se “ ulja “ e çmimeve “
kompensohej “ në peshë ose në vellim e ndoshta edhe ndryshe ?!
Dhe çfarë po ndodhe ?
parapërgaditje, me organizim e disiplinë më të mire por edhe me
obligimin e bizneseve pjesëmarrëse për ngritjen e cilësisë së
produkteve por edhe të cilësisë ( kulturës ) së shërbimeve AKB-ja e
sheh të panevojshëm KONSUMATORIN dhe pretendon se ka më shumë të
drejta seq i takojnë ?!
Jo, jo ne nuk e detyrojmë askend. Por, kultura, mirësjellja,
protokolli afarist njëherësh është reklamë në vete, është pjesë e
marketingut dhe prezanton me bukur çdo biznes e produkt që zgjedhë
këtë formë të përafrimit e prezantimit para konsumatorit. Edhe
privatisht, edhe personalisht ne kontaktojmë e negociojmë me
titullarët e kauzës. E ne e kemi thënë dhe po e përsërisim: Titullar i
kauzës së konsumatorit në Kosovë është KONSUMATORI.
Shumë here patëm rastin të dëgjojmë, dhe po dëgjojmë, që zyrtarët e
institucioneve të Shtetit, por edhe ata të asociacioneve biznesore
merren me kauzën e konsumatorit. Se ndokush është duke u interesuar
për të drejtat e konsumatorit ( siccc ?! ) u tha edhe me rastin e
hapjes së “ Javës…”. Nuk ka asgjë të keqe po të ishte ky kujdes
faktik, permanent dhe subastancial si dhe po mos të “ dukeshte nga
aeroplani “ se e gjitha ishte për show medial. Ja disa shëmbuj: Asnjë
institucion i Shtetit të Kosovës nuk e trajton konsumatorin konform
Ligjit…dhe Programit 2010 – 2014 e aq më pak e njeh biznesin si
konsumator; As asociacioni i biznesit nuk e njeh biznesin si
konsumator ( përderisa biznesi konsumon për nevoja vetanake e jo për
shitje ose rishitje ) ndërsa konsumatorin fizik e respekton më shumë
deklarativisht se sa faktikisht;:Biznesi ( disa ) nuk e njeh
konsumatorin në suaza të standardeve ligjore dhe të standardeve të
produkteve, mallrave e shërbimeve dhe bën show medial “ duke u marrë
me zgjedhjen e problemeve jetike të bizneseve “ të cilat realisht janë
detyra, punë dhe obligime ditore të rregullta me të cilat ato nuk
merren kurrë si e sa duhet ?! E gjithë kjo po mos të ishte tragjike
do të ishte komke ?
Kur vitin 2010 dhe 2011 e shpallëm për VIT TË PATRIOTIZMIT EKONOMIK e
thamë se konsumatori i Kosovës është i gatshëm që t i mbështes
prodhimet vendore me kusht të çmimit dhe të cilësisë konkurruese.
Ndoshta edhe ky përkufizim i pengoi ndokujt, ndoshta për ndokend ishte
diç e paarritshme e ndoshta edhe ketu kërkuan “ diçka me t njofshëm “
?!
Pushtimin e tregut, daljen në tregjet Rajonale, Europiane e Botërore
askush nuk e ka arritur pa konsumatorin; Askush nuk e ka arritur pa i
përmbushur standardet dhe askush nuk e ka arritur pa krijuar klimë të
volitshme për të gjithë pjesëmarrësit në treg: Për prodhuesit, për
tregtarët, për shërbyesit dhe për konsumatorët. Le t më lejohet ta
theksoj se, këta të fundit, konsumatorët pra, janë kryesorët sepse,
me paranë që e kanë ( e pas së cilës ngarendin të gjithë prodhuesit,
tregtarët dhe shërbyesit ), e vënë gjithë tregun në lëvizje.
Poashtu, le ta përsërisim se në rrugën për Integrime Europiane “ na
zë pritën një kusht ose standard “ që quhet TË DREJTAT, INTERESET DHE
DINJITETI I KONSUMATORIT. Këtë kusht nuk mund ta përmbushim me
improvizime të cilat në disa segmente të jetës, të politikës dhe të
ekonomisë veq sa po na largojnë nga Europa ?!
Dhe për fund: Kultura e protokolli na prezantojnë, na bëjnë më pak
ose më shumë të vlershëm. Duke e respektuar tjetrin e kemi respektuar
vehten. Sa here që në hapje u thirr konsumatori ( në mungesë ) aq here
është vërejtur mungesa e (pa)arsyeshme e KONSUMATORI-t nga shtëpia e
tij. Sa here që iu drejtuan konsumatorit me emrin “ qytetar “ u
dëshmua mosnjohja dhe mosrespektimi i konsumatorit ?!
“Java e Biznesit Kosovar 2011" ia nisi. Urojmë e lutemi t ia ketë
nisur dhe të vijojë mbarë.
27.09.2011. OJQ KONSUMATORI,
Prishtinë, Kosovë,
Selatin Kaçaniku, kryetar,
044/200-458