Shtesë » Lajme
Masakra komuniste, gjenden në Pukë eshtrat e dy të pushkatuarve nga diktatura
E premte, 07.10.2011, 05:59 PM
Pas 4 vite kërkimesh intensive mbrëmjen e kaluar familjarët kanë arritur të gjenin në malin e Tërbunit në Pukë, eshtra që dyshohet të jenë të Mëhill Franit dhe dhe Mark Tomë Rozhanit. Eshtrat e të pushkatuarve nga regjimi komunist, sic deklaruan familjarët eshtat janë gjetur pranë njëra-tjetrës, ndërsa në saktësimin e identitetit pritet të ndihmojnë edhe rrobat e këpucët që ishin ende të padëmtuara. Për gjetjen e vendit ku ishin varrosur dy prej viktimave të ish-regjimit, të afërmit kishin bashkëpunuar me njerëz që kishin dijeni për ekzekutimin e tyre. Mëhill Frani dhe Mark Tomë Rozhani ishin pushkatuar nga regjimi komunist në thellësitë e Tërbunit nën akuzën sabotim ekonomik dhe agjitacion e propagandë. Eshtrat e gjetura pritet t’i nënshtrohen sot një ekspertize të specializuara. Në malet e Tërbunit dyshohet të ketë edhe shumë varre të tjera, që iu përkasin viktimave të ish-regjimit komunist.