E diele, 28.04.2024, 08:05 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Dëshmi e një ngjarje historike

E marte, 19.02.2008, 05:57 PM


DËSHMI E NJË NGJARJE HISTORIKE

PSE DO TË HYNË 17 SHKURTI NË HISTORINË KOMBËTARE?

ME 17 SHKURT 1982 U KRIJUA LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE TË KOSOVËS (LPK). SOT AJO E ARRITI TË E REALIZOI NJË PJESË TË PROGRAMIT TË SAJ! LPK U KRIJUA SI REZULTAT I BASHKIMIT TË ORGANIZATAVE ILEGALE, TË KRIJUARA NGA MESI I VITEVE TË SHTATDHJETA DHE AJO PO E VAZHDON KONTIUNITETIN E VEPRIMTI TË VETË ME OBJEKTIV QË TË E REALZON PROGRAMIN KOMBËTAR TË LIDHEJES SË PRIZIRENIT TE 1878!

Nga Abdullah Prapashtica

Skena politike në Kosovë para viteve të tetëdhjeta përbëhej nga tri rryma politike: 1. Rryma Autonomiste Titiste që merrte pjesë në pushtet; 2. Rryma për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe 3. Rryma për Republikën Shqiptare të Kosovës me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje ku do të bashkoheshin të gjitha viset shqiptare në ish RSFJ!

Pas valës së fundit të burgosjeve masive të shqiptarëve nga regjimi titosit ne mesin e viteve të shtatëdhjeta kur u burgosën Adem Demaqi (për herë të tretë) me grupin i cili në shumicë përbëhej nga organizatorët e demonstratave të vitit 1968, kur u burgos grupi i Adem Rukiqit dhe grupi i Kadri Osmanit, regjimi në Prishtinë dhe në Beograd filluan të krekosen se “ia thyem kurrizin irridentës...”!

Por, nuk kaloi shumë nga këto burgosje dhe Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës filloi të ringjallej. Grupe të vogla ilegale po fillonin të merrnin hovë dhe për shkak të mungesës së përvojës ato zbuloheshin dhe goditeshin. Mirëpo gjeneratat e patriotëve po nxjerrin mësime nga këto ballafaqime me regjimin dhe kjo ndikoi në ndryshimin e kualiteti të tyre organizativ dhe konspirativ.

Si rezultat i punës së tyre si paralelisht vjen deri te krijimi i tri organizatave ilegale më masive të cilat do ia arrijnë edhe përpjekjet për bashkimin e tyre dhe për krijimin e Lëvizjes për Republikë. Përpjekjet për bashkimin organizatave e ilegale fillon menjëherë dhe intensivohet sidomos pas organizimit të demonstratave të vitit 1981 dhe ajo realizohet me arritjen e bashkimit të PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ me 17 Shkurt 1982.

Demonstratat e vitit 1981 me kërkesën për Republikën e Kosovës, fillimisht shpërthyen si rezultat i pakënaqësisë së studentëve me kushtet ne Qendrën e Studentëve dhe ky rast i volitshëm u shfrytëzua nga PKMLSHJ e cila atyre ju dha edhe kursin politikë me kërkesën për Republikën e Kosovës, platformën e së cilës PKMLSHJ kishte filluar të e zbatonte që nga themelimi i bërthamës së par të vet organizative në vitin 1975, që u krijua fillimisht nga studentët e Fakultetit Juridik në Prishtinë pas gjykimit të Adem Demaqit!

Vlen të theksohet fakti se PKMLSHJ ju kishte drejtuar edhe LK të Kosovës edhe Grupeve për bashkimin e Kosovës me Shqipëri me thirrje për bisedime. Ato thirrje me shkrim ju kanë drejtuar edhe Mahmut Bakallit edhe Ismail Dumoshit që konsideroheshin si lider aktual të tyre në atë kohë. Përgjigjja e tyre nuk ka ardhur brenda kohë së afatizuar dhe këto përpjekje kanë vazhduar në drejtime tjera.

Regjimi titistë e nuhati rrezikun e shndërrimit të kërkesës për Republikën e Kosovës në Lëvizje dhe reagimet e tyre ndien menjëherë. Vet Fadil Hoxha deklaron në objektin e Garnizonit të APJ në Prishtinë se: (citat) “... duhet ndërmarr të gjitha masat që kërkesa për Republikën e Kosovës të mos shndërrohet në lëvizje...”!

Kështu Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës në fazën e vet përfundimtare, u krijua me iniciativën e PKMLSHJ e cila ju bëri thirrje për bisedime për bashkim LNÇKVSHJ dhe OMLK. Këto thirrje për bisedime me shkrim ju drejtuan Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës që gjendshin në Evropë, përmes të Sabri Novoselës që në atë kohë gjendej në Adapazar të Turqisë. Thirrjet për Bisedime nga ana e PKMLSHJ i nënshkruan anëtarët e Komisionit të PKMLSHJ për Bashkim në përbërje të Abdullah Prapashtica, Osman Osmani dhe Faton Topalli.

Deri me 17 Shkurt 1982 LNÇKVSHJ dhe OMLK vepronin në nga Platforma e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Andaj atyre ju bë thirrje që të bashkohen në Platformën e PKMLSHJ për krijimin e Republikës së Kosovës si një program i një lufte të përshkallëzuar në drejtim të realizimit të bashkimit kombëtar!

Në këtë thirrje u përgjigj së pari Jusif Gërvalla me një letër ku ai shprehje pozitivisht për këtë iniciativë dhe me këtë fillon procesi i bisedimeve.

Si pas të gjitha gjasave fillimi i këtyre bisedimeve për bashkim nuhatet nga regjimi titosit dhe për te e penguar realizimin e bashkimit ton, Beogradi zyrtar jep urdhër UDB për vrasjen e Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës ne Gjermani.

Ky veprim i udhëheqjes titiste ne Beograd dhe në Prishtinë prodhoi efekte të kundërta. Sepse ne i përshpejtuam veprimet tona drejtë bashkimit dhe akti i këti bashkimi u rritë me 17 Shkurt 1982 në Ankara, ku ishte vendqëndrimin i përkohshëm i anëtarëve të Komisionit të PKMLSHJ për bashkim. Kështu, bashkimi mes PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ në Lëvizjen për Republikë u arrit me 17 Shkurt 1982 dhe në mes Lëvizjes për Republikë dhe OMLK me 15 Maj 1982.

Vlen të theksohet se PKMLSHJ për orjentim të saj i kishte liderët e veteranëve të ilegales si ishin Adem Demaqin dhe Osman Dumoshin nga i cilit i kishin marr mësimet e veta dhe kursin e platformës së tyre të demonstratave të vitit 1968, kur u shtrua për herë të parë kërkesa për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës ku do të bashkoheshin gjitha viset shqiptare ne RSFJ me një program të qartë të orientimit të majtë. LNÇKVSHJ ishte një lëvizje me orientim të qendrës dhe e cila nuk ç´faqete interesim për orientimet e majta apo të djathta. Ndërsa OMLK kishte për orjentim e kishin sistemin në fuqi në Republikën e Shqipërisë dhe prisni e madh të PPSH.

Për shkak se pikëpamjet ideologjike dhe politike të këtyre tri organizatave mund të bëheshin pengesë e bashkimit u murr qëndrim që bashkimi të bëhet në vi kombëtare dhe kjo u rritë duke u orientuar në kërkesën për Republikën e Kosovës e cila u përkrah edhe nga Tirana zyrtare! Në rrjedha të bisedimeve ka qenë rregullisht e kyçur edhe diplomacia shqiptare përmes Dr. Bujar Hoxha, për kontributin e të cilit ne i jemi mirënjohës, edhe ati personalisht edhe Shtetit Shqiptar i cili i përkrahu këto përpjekje deri në realizimin e bashkimit!

Për shkak të këtyre orientimeve ideologjike pak a shumë të ndryshme u murr vendim që se cila palë të e ngrinë aktivitetin e vet ideologjik dhe që të marrim vetëm orientimin e përbashkët kombëtar.

Gjatë atyre bisedimeve me 17 Shkurt 1981 me propozimin e Osman Osmanit bashkimi u emërtua Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi që ndonjëherë përdorej edhe pa atë “S” dhe që më vonë ju ndryshua edhe emri në LPK! Vlen të theksohet se Osman Osmani para bashkimit ishte Sekretar Organizativ i PKMLSHJ i cili me 10 Dhjetor 1980 nga Byroja Politike e PKMLSHJ u ngarkua me detyrën e Shefit të Shtabit për Organizimin e Demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës të cilën punë ai e filloi menjëherë.

Osman Osmani, që në atë kohë edhe vet ishte student i Fakultetit Juridik, me një ekip të këti shtabi të PKMLSHJ, me 26 Mars 1981, e shfrytëzon rastin e paraqitur dhe hyn në mesin e studentëve që protestonin kundër burgosjeve të pjesëmarrësve të protestës së 11 Marsit 1981, i jep kaheje protestës në drejtim të kërkesës për Republikën e Kosovës! Osman Osmani edhe para e dhe pas këtyre demonstratave morri pjesë aktive në përpjekjet për bashkimin e organizatave ilegale dhe ky propozim i ti ne bisedimet e 17 Shkurtit 1982 u aprovua.

Bashkimi në LRSSHJ nuk kishte kuptim të bashkimit fizik por të bashkimit programor. Sepse lufta zhvillohej në kushte të ilegalitetit e konspiracionit të plot dhe strukturat mbetën po ato që ishin si më par në formacione të veçanta. Për mirëvajtjen e punës u murr vendim që nga tre përfaqësues të Udhëheqjeve të tri organizatave të krijohet Komiteti Drejtues i LRSSHJ i cili do të e drejton Lëvizjen . U murr vendim të krijohet një organ i përbashkët me emrin “ZERI I KOSOVES” dhe të krijohet një Fond i përbashkët.

Nga atëherë Lëvizja kaloi nëpër të gjitha fazat e zhvillimit të vetë duke u ndryshuar edhe strukturat udhëheqëse nga gjenerata në gjeneratë e deri te krijimi i UÇK që është shprehja më e lartë e saj. Pavarësisht se në cilën kohë vepruan she si u emëruan formacionet e Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës që nga NDSH e deri te Lëvizja Vetëvendosje, ato të gjitha kishin një mision para vetës – atë të pavarësisë!

Lëvizja kaloi edhe nëpër peripeci të shumta që vinin ndonjëherë edhe nga veglat e instaluara me detyra konkrete që të nxisin përçarje apo nga injorantet meskin qe i mbështjellshi lëvizjes neper këmbë me do ambicie personale. Sidomos u provua të organizohen injorime, komplote e bllokada ndaj PKMLSHJ ne qasje edhe te veprimit në KD të LRSSHJ edhe në Organin e Fondin e LRSSHJ. Por ato dështuan dhe ato ajo gjithnjë i mbijetoi me sukses.

Nuk ka rëndësi për një lëvizje se a ka rënje apo ngritje por a është ajo në gjendje të e ruan kontiunitetin e vet drejtë qëllimit final të krijimit të shtetit unik si pas Programit Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit të 1878. Edhe pse koha tregoi se Lëvizja nëpër etapat e zhvillimit përcjellët me dobësi të caktuara ajo ia arriti që vazhdimisht ti zëvendësoi gjeneratat e lodhura kur ato ndalen dhe vendnumrojn, me gjenerata të reja që asaj i japin shtytje drejt realizimit të këti qëllimi madhor.

Në këtë rrugë u shquan shumë emra të madhej në mesin e të cilëve ka edhe shumë dëshmor të cilët i dhanë vulën e vet personale historisë kombëtare drejtë lirisë. Ata do të jen frymëzim i pashtershëm për brezat e ri që të mësojnë se si duhet ti dilet zot atdheut dhe se si duhet quar në vend amanetin e Adem Jasharit!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora