Mendime
Gëzim Ajgeraj: Në vendë të urimeve për miqtë e mi
E hene, 18.02.2008, 07:09 PM
MBIJETESA E JONË
Gëzim Ajgeraj
Na i shtrydhën
Dhe damarët e gjakut
Të na shterroj fara
Me furtunë karpatesh
Na i frynë harrimit
Që filizat e përtëritjes
Të mos na gjethojnë
Na e vranë dhe dritën e diellit
Me terrin e mesjetës
Që të na e shuajnë rritën
Me kokat tona
E ngritën kalanë e lavdisë
Së rrejshme
Deri në Kalamegdan
Me shpata
Me zjarrë
Me hekur
Ruajtën natën tonë shekullore
*
U ngritëm
Nga rrënjë e mbijetesës
Ringjalljes tonë
Kushtrimin e nënlokes
E nxorrëm nga gjiri i dheut
E e bëmë jehonë malesh
Me gjokset e lisave të atdheut
I bëmë ballë furtunës
Kullat, bjeshkët kënduan këngën
E ardhjeve të bardha
Mbi plis shkëlqeu
Dielli i lirisë
17 shkurt 2008
Komentoni
Artikuj te tjere
Muharrem Sfarqa: Urime pavarësia Kosovë
Simsia, Kelmendi, Llemadeo, Zholi: Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!
Agim Gashi: Dita e Pavarësisë
Lidhja Shqiptare në Botë: Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!
Ilir Dardani: Shqiperise i kthehet nje pjese e madhe e zemres!
Sabir Krasniqi: Gëzuar pavarësinë Kosovë martire
Selim Hasanaj: Urime ditelindja e dardanise
Gjekë Marinaj: Kryeministrit të Kosovës z. Hashim THAÇI
Mitrush Kuteli: Poem Kosovar
Edhe pak orë na ndaj deri tek Pavarësia e Kosovës
Gjergj Fishta: Kosova është e jona
Blendi Fevziu: Hashim Thaci, ose njeriu i shenjuar nga fati!
Ilir Dardani: Faqja e zeze e Shqiperise (II)
Gjergj Golemi: Më thoni; çfarë na ndan, tu them; çfarë na bashkon!
Enver Bytyçi: Lamtumirë, Serbi! Lamtumirë, Lindje!
Gëzim Tushi: Pavarësia e Kosovës, fund i nacionalizmit serb…
Ramazan Sula: Dhimbje
Esat Stavileci: Berja e shtetit te Kosoves
Jonel Kristo: Pertej krizes se cmimeve
Xhelal Ferizi: Ta gëzoni pamvarsinë