Kulturë
Blerim Halili: Vepër me vlerë të veçantë për historinë dhe trashëgiminë
E shtune, 10.09.2011, 02:59 PM
Vepër me vlerë të veçantë për historinë dhe trashëgiminë
Hilmi Saraçi: “Shpalime nga historia dhe trashëgimia”, botoi “Rilindja”-Prishtinë
Nga Blerim Halili
Mjeshtria dhe stili specifik
Hilmi Saraçi në letrat shqipe është dëshmuar kaherë me veprimtarinë e tij të shumëllojshme , në veçanti në ate publicistike , historiografike dhe letrare. Ai si gazetar dhe krijues, në këtë fushë deri më tani ka të botuara 12 vepra të zhanrëve të ndryshme. Vepra “Shpalime nga historia dhe trashëgimia” është një vepër me vlerë të veçantë për historinë dhe trshëgiminë , interesante dhe tërheqëse për lexuesin. Në fillim shihet qartë se autori i ka hyrë hartimit të këtij libri me njohuri dhe përkushtim, duke përdor literaturën e veçantë dhe shumë dëshmi të tjera argumentuese për disa tema të historisë dhe të trashëgimisë tonë dhe kështu ka shpalosur disa ngjarje për të cilat nuk është shkruar sa duhet në literaturën tonë historike dhe publicistike deri me sot. Këto tema (ngjarje) të prekura në librin e tij mjeshtërisht , me një stil specifik autori i ka paraqitur dhe ka arritur t’i ndriçojë dhe t’i parashtrojë para lexuesit me një angazhim dhe punë të veçantë profesionale.
Prezentimi i figurave të shquara kombëtare
Autori i librit, Hilmi Saraçi nuk ka hyrë si zakonisht në përshkrimin e luftrave të popullit tonë kundër armikut me periudha kohore në mënyrë të zgjeruar, por ai ka zgjedhur, në pjesën e parë të librit- nga historija disa figura të shquara kombëtare dhe përpjekja për respektimin e tyre në historinë tonë kombëtare si luftëtarë të mëdhenj kundër armikut, angazhimin dhe përkushtimin për gjetjen dhe zbulimin e eshtrave të tyre që armiku pa shënjë dhe pa dokë i kishte mbuluar. Për këto iniciativa këmbëngulëse autori është përpjekur t’i parashtrojë kronologjikisht, në mënyrë artistike, duke mënduar kështu se kjo formë e paraqitjes se ngjarjeve do ta tërheq (njohtojë) lexuesin më mirë për të kaluarën e hidhur të popullit tonë nën robërinë shekullore sipas kësaj ecurie (forme) të hartimit të këtyre temave (ngjarjeve).
Pushkatimi i 21 shqiptqrëve të pafajshëm në Druar të Vushtrrisë nga forcat partizane- komuniste serbe ne vitin 1944 , vështirësitë dhe ndjekjet që ishin bërë në këtë kohë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, luftëtarëve të resistencës kombëtare- më së miri tregojnë se edhe në këtë periudhë të “çlirimit nacianal” nga okupatori fashist populli shqiptarë përjetoi ngjarje rrënqethëse nga pushtuesi komunist serbo çetnik. Autori me kujdes të veçantë përshkruan ngjarjet në vijim kur nga aradhat partizane eliminohen personalitete udhëheqëse të njohura shqiptare vetëm se kishin reaguar ashpër kundër padrejtësive dhe masakrave që bëheshin nga këto forca partizane komuniste serbosllave ndaj popullit shqiptar,..
Në vitin 1947 gjatë luftës me armikun në Zogaj të Vushtrrisë dhe në Vllahi të Mitrovicës ishin vrarë shumë luftëtarë të rezisytencës kombëtare të cilët armiku i kishte varrosur në mshehtësin më të madhe në një varrezë masive në oborrin e Ekonomisë së Pyjeve në Vushtrri, për tu zbuluar eshtrat e tyre pas 64 viteve. Për këtë ngjarje tragjike Saraçi ka paraqitur me kujdes dhe realisht të gjitha këto ngjarje të hidhura.
Pushkatimi i Qamil Hoxhës , Zeqir Gubetinit dhe shqiptarëve të tjerë nga aradhat partizane komuniste
Në këtë fushë të zhvillimit të ngjarjeve më se miri ilustron pushkatimi i Qamil Hoxhës ,komisar i brigadës partizane ( i cili kishte mbajtur një fjalim ku kishte mbrojtur shqiptarët e pastaj kishtë dashur ta vrasë komandantin serb që kishte urdhëruar vrasjen dhe masakrat ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë kësaj periudhe ) dhe të Zeqir Gubetinit të cilin me institimin e disa serbëve vëndas të tij nga Nadakovci i Vushtrrisë e kishin pushkatuar. Këto masa repressive dhe tragjike për shqiptarët që ishin në radhët e brigadave partizane serbosllave kishin vazhduar deri në fund të luftës , veçanërisht ndaj atyre që nuk ishin pajtuar dhe kishin kundërshtuar padrejtësitë dhe vrasjet që bëheshin ndaj shqiptarëve. Kjo shihet më se miri edhe në Vërshac të Sremit, ku për shkak se kishin organizuar këthimin në Kosovë, ishin pushkatuar 10-11 shqiptarë të cilët kishin dëgjuar se në Kosovë kishte filluar ndjekja dhe vrasjet ndaj shqiptarëve . Autori me mbrehtësi dhe pedantëri i ka përshkruar të gjitha këto ngjarje, prej fillimit deri në mbarim të librit…
Përpjekja për zbardhjen shkencore të trashëgimisë
Në pjesën e dytë të librit Saraçi kapet rreth trashëgimisë kulturore , historike , etnografike, arkeologjike e të tjera të kësaj lamije në teritorin e Vushtrrisë , për të hyrë në mënyrë të kujdesshme për disa fusha të studimit rreth lashtësisë, se qytetit të Vushtrrisë, me monomrntet historike, kulturore , fetare , arkeologjike e të tjera . Saraçi në mënyrë shkëncore dhe argumentuese është përpjekur të paraqes lashtësinë e qytetit të Vushtrrisë me të gjitha elementet dhe veçoritë që e karakterizojnë fushën e trashigimisë . Në këtë drejtim ai etimologjinë e qytetit të Vushtrrisë e nxjerr me faktologji të begatshme shkëncore, duke polimizuar me studius të tjerë që për Vushtrrinë, trashigimin e saj kanë shkruar dhe kanë paraqitur teza të gabuara. Saraçi me të dhëna argumentuese dhe me ndërhyrje shkencore të gjitha këto teza të gabuare nga studiusit serb i ka hedhur poshtë. Ai pastaj kritikon pakujdesin ndaj trashigimisë, dëmtimet dhe shkatrrimet që janë bërë ndaj tyre duke porositur instucionët përgjegjëse, faktorin njeri për një angazhim më të madh për ruajtjen e trashigimisë në përgjuthësi…