E diele, 28.04.2024, 02:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Rrugëtim nëpër kujtime

E shtune, 10.09.2011, 02:16 PM


 

RRUGËTIM NËPËR KUJTIME

 

N’ fund të Gushtit, për kujtim –

Mora rrugë me djalin tim.

Duke  udhëtua , duke  kujtua –

Rininë time , ku e kam kalua !

Refreni:

Kujtoj vendet pëllëmbë për pëllëmbë –

Kah kam ecë këtë tokë me këmbë ;

Herë në dasma për argëtime ,

Herë në shkolla për mësime ...

 

Kujtoj Llap edhe Gollak ,

Kujtoj krushqit me bajrak ,

Kujtoj odat e burrërisë ,

Kujtoj këngët e trimërisë ...

Refreni:

Kujtoj vendet pëllëmbë për pëllëmbë...etj.

 

Kujtoj shokët me mallëngjime –

Ku i kem dhënë këngës rrugëtime !...

Kujtoj  shokët  pikë për pikë –

Kah kem bë s’ bashku muzikë !

Refreni:

Kujtoj vendet pëllëmbë për pëllëmbë...etj.

 

Kujtoj kohërat kur s’ kishte dritë –

Këngës sonë , ku i kem dhënë shpirt !

Kujtoj rrugët thikë përpjetë –

Këngës sonë , ku i kem dhënë  jetë !...

Refreni:

Kujtoj vendet pëllëmbë për pëllëmbë...etj.

 

Nga mallëngjimet – më djeg flaka ,

Kur po e shoh se unë u plaka !

Djali im , vozitë në heshtje –

Dëgjon kujtimet me kureshtje !...

Refreni:

Kujtoj vendet pëllëmbë për pëllëmbë...etj.

 

Prishtinë – Gjilan ,

E Mërkurë, më 31. Gusht 2011.     Demir KRASNIQI                                     



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora