E enjte, 14.11.2024, 06:30 PM (GMT)

Kulturë

Eliza Dushku, një kukull vrasëse

E hene, 11.02.2008, 11:21 PM


Eliza Dushku
Shpesh e quajnë kukull. Pamja e ëmbël, gropëzat që formohen në faqe teksa qesh... Madje ka edhe kukulla të krijuara sipas imazhit të saj. Por parë rolet që luan, Eliza Dushku është një kukull "gjakatare". Filma me vampirë, me vrasje misterioze, lojëra të rrezikshme.. Thuajse asnjëherë rolin e vajzës së brishtë, koketës së veshur bukur, sipas modës, rrugëve-pasarela të Beverly Hillit. Momentalisht Eliza Dushku, aktorja me origjinë shqiptare, që ka pushtuar Hollywoodin, po përjeton kohërat e saj të arta, më prodhimtare, Tri filma të rinj priten të dalin këtë vit, ndërsa njëri sapo ka nisur të shfaqet për publikun. Njëri prej filmave është horror, ndërsa dy të tjerët dramatikë, me histori vrasjesh. Njëri prej filmave që pritet të shfaqë premierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është "Open graves" ("Varret e hapura një film horror me regji të Álvaro de Armián, me skenar të Bruce A. Taylor dhe Roderick Taylor. Dushku luan rolin e Erikës. Gjithçka nis si lojë, për të përfunduar me tragjedi. Interpretojnë Mike Vogel, Ethan rains, Alex O'Dogherty, etj, "The Thacker Case" ("Rasti Thacker"), një triller me nota të larta tensioni, pritet gjithashtu të shfaqet këtë vit. Historia vërtitet rreth një vdekjeje të mistershme dhe zbulimin e trupit të viktimës. Me regji të Brian Jun, skenar të Robert Dean Klein, bazuar në historinë e Stuart M. Pep- per.

Në krah të Dushkut në rolin e Monica Wright, interpretojnë Michelle Horn, John Savage, Mark Pellegrino, etj. "The alphabet killer" ("Alfabeti vrasës") është filmi i radhës. Një film dramatik me regji të Rob Schmidt dhe skenar të Tom Malloy. Bazohet në një histori të vërtetë mbi një vrasje të dyfishtë në Rochester të Neë Yorkut. Dushku interpreton rolin e Megan Paige. Dhe pas kësaj doze të lartë adrenaline, pak argëtim për Dushkun. Një film i animuar, ku ajo dhuron zërin për një nga personazhet e filmit, në krahë të emrave të mëdhenj të kinematografisë botërore. Bëhet fjalë për vizatimorin "Noah's Ark: The New Beginning" ("Arka e Noes: Fillimi i ri"), ku Dushku është një nga zërat bashkë me Michael Keaton, Jason Lee, Jason Meëes, Rob Schneider, Ben Kingsley, etj. Edhe ky film pritet të dalë po këtë vit. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë Dushku promovoi filmin e saj më të ri me titull "Bottle Shock", (Shokimi i shishes) me regji të aktorit dhe regjisorit të njohur Rundall Miller. Premiera e tij u shfaq në ditën e dytë të festivalit të filmit, "Sundance" dhe është pritur mjaft mirë nga kritika. "Entertainment Weekly", në një shkrim të gjatë për filmin dhe aktoren shqiptare shkruan: "Aktorë të krisur! Të parët të vlerësuar nga audienca!

Ky zakon ende po na bën me dhimbje koke! E kudogjendura Eliza Dushku, ish-vrasësja amatore e vampirëve, ndodhet në qytet për të promovuar filmin e saj të ri me bazë verën, "Bottle Shock", i cili ende po lëkund anëtarët e stafit të "Entertaimen Weekly". Në një konferencë për shtyp dhënë gjatë ditëve të festivalit mësohet që Dushku të jetë shprehur tepër e kënaqur me rezultatin e filmit dhe me pritjen e bërë nga publiku. Sipas saj, ky është një nga ata filma që ajo e shikon gjithmonë me kënaqësi. Në artikull shkruhet se u njoftua në fund të vitit se Dushku dhe Whedon do të bënin pjesë në një staf me një serial për një vajzë të quajtur Echo (Dushku), e cila "është e stampuar"me personalitete dhe aftësi të ndryshme. Pas kësaj, ajo merr përsipër disa detyra dhe mendja e saj fshin nga memorja gjithçka që ajo ka bërë më parë. Përmes rolit në këtë film Dushku ka zbuluar edhe të tjera dhunti të saja, si ajo transformimit. Ndërsa të tjera pritet t'i shfaqë gjatë premierave të këtij viti. Eliza Dushku, vetëm 28 vjeç, numëron në karrierën e saj mbi 20 filma artistikë dhe 10 serialë televizivë. E konsideruar si një ambasadore e kulturës shqiptare në botë, Dushku erdhi në Shqipëri për herë të parë, dy vjet më pare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora