E shtune, 09.11.2024, 03:35 AM (GMT)

Kulturë

Piktura murale, pengu i Guri Madhit

E diele, 10.02.2008, 01:10 AM


20 vjet nga humbja e piktorit të shquar Guri Madhi

Në qershor të vitit 2008 bëhen 20 vite nga vdekja e piktorit të shquar Guri Madhi. Unë intervistova të birin Pandin, për të zbuluar disa gjera që ndoshta nuk janë thënë apo që mund të jenë harruar për këtë pikor, sa modern( përkohën ku jetonte) aq edhe patriot. Në studion e Guri Madhit gjenden piktura nga tema e Kosovës, porterete vajzash, nudo, peisazhe, natyra të gjeta, por gjithashtu në këtë studio gjendet edhe një kolltuk i vogël, një radio dhe një kitarë. Guri Madhi nuk ishte vetëm një piktor i madh por edhe aktor, madje edhe këngëtar (këndonte shumë bukur serenatat korçare). Guri Madhi ëmdërronte gjithmonë që të ishte I lirë në pikturat që realizonte, këtë liri që aq shumë e dëshiroi e trashëguan piktorët e tjerë, pasi ai u nda nga jeta në kulmin e krijimtarisë së tij . Guri Madhi u lind ne Korçe. Shkollën e mesme e filloi në Korçë, më pas e ndërpreu se u mbyll shkolla. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Korçë, shkoi në Shën Petërburg, në Akademinë e Arteve, ku mori mësime nga piktorët e mëdhenj rus.Guri Madhi edhe pse me origjinë nga Korça, një pjesë të krijimtarisë së tij ja kushtoi temës së Kosovës. Kryesisht pjesës së historisë që lidhet me Kosovën.

- Z.Pandi cilat ishin veprat e para që realizoi Guri Madhi në lidhje ne Kosovën?

- Veprën e parë e ka realizuar që në temën e diplomës, ku ka pikturuar “Bajram Curri në shpellën e Dragobisë”, me të cilën është vlerësuar shumë. Fatmirësisht e kemi në shtëpi origjinalin e kësaj vepre. Kur u kthye në Shqipëri ai vazhdoi të pikturoj për këtë temë, ka shkuar edhe në Tropojë, ka parë zonën andej afër Kosovës, se kufij atëherë ishin mbyllur. Ka shumë portrete kosovarësh, me veshje nga vetë zona. Me temën e historisë është marrë gjerësisht, lidhja e tij me Kosovën u forcua ku në vitin 1978, shkoi dy javë në Kosovë. Ai pikturoi edhe në Kosovë, botoi shumë grafika në organet e shtypit që ishin atëherë. Ka pikturuar shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, direkt nga natyra. Guri Madhi bashkë me Kujtim Buzën hapën një ekspzitë në vitin 1979, që e quajtën “Nëpër vendet historike të Kosovës”. Në vitin 1981 hapën përsëri një ekspozitë të përbashkët në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren. Gazetat në atë kohë shkruajnë se në hapjen e ekspozitës në Prishtinë pati katër mijë njerëz, një pritje e jashtëzakonshme,u forcua miqësia me artistët e Kosovës. Punoi intensivisht atje dhe ka lënën shumë punime në galeritë e Kosovës. Disa nga veprat që ja kushton Kosovës, janë: Kur lufton Idriz Seferi, Isa Buletini, Kalorësi Rugovar, ka një sërë portetesh rrugovarësh, përpara se të ndërronte jetë ai ka bërë një malësor kosovar, në këmbë, është figurë e madhe, ai qëndron përmbi malet, e Kosovës pra, zot i vendit tij. Guri Madhi e parashikoi se shumë shpejt në Kosovë do kishte lëvizje të mëdha. Sa kaluan ca orë ndodhën lëvizjet e 11 marsit të vitit 1981.
- Nga i erdhi frymëzimi për pikturën e diplomës “Bajram Curri në shpellën e Dragobisë”?
- Frymëzimi i erdhi nga poezia e Fan Nolit “Div Drago, i Dragobisë… ”Elegjia për Bajram Currin, ai iu përkushtua, edhe pse gjatë kohës që bënte këtë pikturë ai pësoi një tragjedi, humbi të atin.

- Përveç temës së historisë, çfarë temash të tjera e intrigonin Gurin?

- Ai pikturonte edhe tema intime, që nga lodrat e mia kur isha i vogël, deri tek portrete vajzash të reja, nudo, portrete piktorësh, natyra të qeta, etj..

- Meqë prof. Guri ishte nga Korça, ka qenë i lidhur me serenatën?

- Miqtë më të mirë të tij ishin pjestarët e grupit të Korçs . E vetmja ditëlindje që ka festuar Guri Madhi është 60-vjetori i tij dhe për të respektuar shokun e tyre kanë ardhur të gjithë anëtarët e grupit, dhanë koncert vetëm për të. Ai këndonte edhe vetë, na e futi edhe neve në gjak, të kënduarin.

- Si ka qenë për ju të kishit një baba piktor?

- Në atë periudhë të qenit artist ka qenë edhe një përgjegjësi e madhe. Ju i dini mirë kufizimet që kishin artistët. Guri Madhi gjatë gjithë kohës u përpoq, t’i shmangej rregullave, provë për këtë janë veprat e tij. Vitet e fundit ai e harroi realizmin dhe kaloi në pikturën ekspesioniste, inpresioniste deri tek piktura abstraksioniste. Ai vdiq në qershor të viti 1988, bëhen 20 vjet nga ndarja me të. Të kesh një baba artist është edhe kënaqësi, kam pas rastin të shkoj në shfaqje teatri apo të operës, aktorët kishin marrësdhënie të mira me të, e respektonin shumë. Edhe vetë Guri Madhi ka qenë aktor, ka punuar tre vjet aktor i teatrit të Korçës. Ka luajtur role të para. E filloi me role të treta, ku regjizor ka qenë Sokrat Mio, skenograf ka qenë Vangjush Mio. Rol kryesor ai ka luajtur në dramën “Mbi gështenjat e Pragës” pjesës ruse, “Kopraci” i Molierit, e të tjera, e të tjera.

- Ju personalisht kë preferoni më tepër nga pikturat e tij?

- Unë të gjitha pikturat e babait i kam për zemër, i kam si fëmijët e mi, nuk mund të ndaj asnjërën. Por edhe vetë Guri Madhi bënte dallim midis pikturave të tija. Kishte piktura që i bënte me porosi, që ishte i detyruar t’i bënte, siç ishte “Mbledhja e Moskës”, edhe aty ai ka dhënë shembuj të ikjes nga realizmi socialist, ata që e kanë analizuar veprën kanë arritur në përfundimin se ka devijuar nga realizmi, ka shtembëruar planet, planin e dytë e ka nxjerr më të madh se plani i parë. Pikturat që ai i kishte më për zemër janë: Turqit dorëzojnë armët, portreti i nënës, portreti i Aidës, Bajram Curri në shpellën e Dragobisë. Kishte edhe shumë punime të tjera që nuk ishin të mëdha por ai shprehte drejtpërdrejt atë çka ndiente për pikturën, janë një seri me natyre të qetë, siç është liqeninë dimër, natyrë e qetë me peshkun Koran që është në GKA.

- Kë nga stinët pikturonte më shpesh babai juaj?

- Ai punonte drejtpërdrejtë, ai edhe një muaj para se të vdiste ka qenë në Pogradec dhe ka bërë një peisazh nga Voloreka, ai vizatonte, merrte shënime gjërat dhe pastaj punonte në studio, me një shpejtësi të admirushme. Njëzet vitet e fundit ai punonte shumë shpejt, krijimtari ishte shumë e pasur, kompozime pafund, por 7-8 vitet e fundit ai bëri pikturë për veten. Punoi jashtë kërkesave të kohës, punoi peisazhe, natyra të qetë, piktura simbolike, ekspresioniste. Ai parandjeu ndryshimit që do ndodhte në Shqipëri që nuk kaluan as tre vjet dhe e gëzuan artistët e tjerë. Guri Madhi vuajti gjithë jetës për të punuar në një mënyrë të lehtë, ai pëlqente shumë surealizmin, siç pëlqente shumë Pikason, Matisin, apo edhe piktorët meksikan.

- Kishte ndonjë peng Guri Madhi?

- Pengu i tij është të kishte mundësi të bëntë një pikturë murale, ku të pasqyronte gjithë jetën e tij. Ky është pengu i tij, të tjera mund të ketë pasur po nuk na i tha. Ai e dinte ca ishte sistemi ku jetonte, kur u kthye nga Kosova shprehu vuajtjen e artistëve për kufizimet në lirinë e të shprehurit dhe kufizimet në materiale, në bojra, në kanavace që kanë qenë me një shtërngesë të jashtëzakonshme.

- Mund të na përmendni disa nga veprat e fundit që realizoi z. Madhi?

- Veprat e fundit kaluan në një abstraksionizëm, siç është një kompozim me dy fshatare ku dominojnë ngjyrat ekspresioniste, një kolorit i pasur, ai devijoi nga metodat, dekorativisht. Ai edhe pse ishte 60 e ca vjeç ndihej i ri, fatkeqësisht vdiq në kulmin e krijimtarisë së tij, ishte në një fazë që mund të provonte gjithë llojet e artit sepse njihte shumë mirë edhe artin botëror. Për njohuritë e tij meritë ka edhe i vëllai që e funizonte me literaturë të huaj, me revista franceze dhe ruse. Ai ishte koherent me ndryshimet e artit në botë.

- Si e përballuat vdekjen e tij?

- Kanë qenë momentet më të vështira, pabesia më e madhe që na ka ndodhur, ai vdiq në Budapest, në rrethana shumë të dyshimta. Ne nuk e dimë akoma se si ka vdekur, dimë vetëm që është gjetur i vdekur, nuk e dimë si ka ndodhur. Ai atë kohë iku për t’u operuar nga tiroidet, nuk u shoqërua nga asnjë pjestar i familjes se atëherë nuk u lejonte. Vdiq Guri Madhi që u lejuan të sëmurët të shkonin jashtë me ndonjë pjestar të familjes. Guri Madhi ishte i vetmi artist shqiptar që ishte përjashtuar nga Partia në vitin 1967 dhe u bë Artist i Popullit në vitin 1976, rasti unikal.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora